Numri i ri i revistës Travel është plot me Vjeshtë dhe thesare....

on Sunday, 05 November 2017. Posted in Lajme

Shijoni përmes titujve një përmbajtje të pasur në plot 112 faqe!

Numri i ri i revistës Travel është plot me Vjeshtë dhe thesare....
Të dashur lexues!
E keni vënë re që sa herë vjen vjeshta, shtohet dëshira për udhëtime në natyrë? Si të thuash, duke qenë se përgjithësisht e mbyllim historinë me detin, mendja të shkon tek lojrat e mrekullueshme që vjeshta bën me natyrën dhe tek bukuritë e pafundme që kemi nëpër të gjithë Shqipërinë. Dhe në fakt në këtë periudhë kemi udhëtuar vërtet shumë, për t`ju sjellë më të mirën e vjeshtës që ofron Shqipëria, kemi qenë nëpër bujtinat zemërbardha të Veriut, ku mikpritja të përlot, kemi shijuar zahiretë dhe atmosferën magjike të Juglindjes, kemi shijuar Vlorën ndryshe, ju kemi ofruar një Sarandë vjeshtore, një Berat 2400 karatësh, kemi sjellë përvojat e jashtëzakonshme të bashkëpunëtorëve tanë që si asnjëherë tjetër, kanë qenë pjesë aktivitetesh kombëtare e ndërkombëtare vërtet të rralla. E siç mund të kuptohet, duke qenë se vjeshta është edhe stina e begatë e ushqimit të mirë, ju kemi ofruar si rrallëherë një buqetë përvojash gastronomike të parezistueshme. Nuk e teprojmë po të themi se ky numër i Travel Magazine është vërtet i begatë, mos ngurroni t`ia shijoni frytet!

Albania - the hidden treasure, discovered from the trails of Global Limits

on Thursday, 21 September 2017. Posted in Lajme

Albania Adventure dhe Global Limits përshkojnë shtigjet e panohura të Shqipërisë

Albania - the hidden treasure, discovered from the trails of Global Limits

Nga data 10-15 Shtator nën organizimin e Global Limits & Albania Adventure, 60 vrapues profesionistë nga 27 vende të botës, u mblodhën në Shqipëri për të marrë pjesë në Ultra Maratonen e quajtur "Global Limits Albania – The Hidden Treasure".
Duke u nisur nga qyteti i Beratit me një itinerar 220 km, i ndarë në 6 etapa, gara përshkroi zona të panjohura dhe magjepsëse të natyrës shqiptare, përfundoi në teatrin antik të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Gjysma e mrekullueshme e 14 kilometrave drejt Kalasë së Drishtit

Written by Irhan Jubica on Sunday, 17 September 2017. Posted in Itinerare

Shkodër, vjeshta me biçikletë

Gjysma e mrekullueshme e 14 kilometrave drejt Kalasë së Drishtit
Në fund të nëntorit dielli luan me kodrat duke ua zhvendosur, e herë-herë duke ua zhdukur hijet, ndërsa ajri i paradites mbështjell të fundit fruta të egra: shegët e paturpshme, të zhveshura e të gjakosura nga nata e mbrëmshme. E kotë edhe përpjekja e gjetheve për t’ua mbuluar lakuriqësinë e kuqe; të zverdhura nga lodhja, gjysma e tyre janë shtrirë përdhe me kujtimet e një vere dashurie me lulet.

Tri ditë fshatare rreth Liqenit të Dritës

Written by Irhan Jubica on Sunday, 17 September 2017. Posted in Reportazh

Nga Tushemishti në Voskopojë e Moravë e nga Republika e Vevçanit në Elshanin e gomarëve

Tri ditë fshatare rreth Liqenit të Dritës
Në Voskopojën e Shenjtë
Mëngjesi i 18 Shkurtit na gjeti buzë liqenit më të vjetër të Europës, e ndonëse dita ishte e kthjellët, reflektimi i diellit në dëborën e maleve përreth nuk arrinte të kthehej në ngrohtësi, por vetëm në dritë, në shumë dritë.
Ishte një nga 300 ditët me diell të Liqenit të Dritës.
Tymi i druve të zjarrit nga oxhaqet e shumtë thoshte se qyteti qe zgjuar herët, por vetëm 4-5 veta dukeshin në bulevardin buzë shtatoreve të Lasgushit e Mitrushit, ku gjuhët e dallgëve ende zgjateshin përtej bregut ranor. Është vetëm gjysma e një grupi gazetarësh që Partners Albania ka ftuar për të vëzhguar nga afër potencialin e turizmit alternativ në juglindje të Shqipërisë dhe në jugperëndim të Maqedonisë. Pjesa tjetër e ka marrë me nge kafenë e mikpritjes pogradecare.

“Di një vend” në Shqipërinë e bukur, është Kepi i Rodonit

Written by Flora Xhemani Baba on Thursday, 31 August 2017. Posted in Lajme

Dy ditë festë nëpër bukuritë e natyrës dhe trashëgimisë në Rodon

“Di një vend” në Shqipërinë e bukur, është Kepi i Rodonit
Nën moton e veçantë “Di një vend”, e cila lindi jo aq rastësisht por si një shkëndijë mes qindra udhëtimeve e fotove të bukura nëpër Shqipëri, Klubi “Discover Albania”, shpalli një aktivitet dy-ditor, për të vizituar një prej vendeve më të bukura e më interesante në Shqipëri, Kepin e Rodonit. Ishte një aktivitet i konceptuar si një festë e madhe në natyrë, që zgjati dy ditë e një natë, pikërisht në datat 25 dhe 26 Gusht, ku organizatorët ftuan edhe kompani të tjera që ushtrojnë aktivitetin e tyre me sporte në natyrë, që festa të bëhej sa më e larmishme dhe interesante.