Numri i i ri i Travel Magazine: Vlora top destinacioni i Verës 2019

Numri i i ri i Travel Magazine: Vlora top destinacioni i Verës 2019

on Monday, 08 July 2019. Posted in Lajme

Shijoni pushime shqiptare, nga Veriu në Jug të Atdheut!

Numri i i ri i Travel Magazine: Vlora top destinacioni i Verës 2019

Vera e vitit 2019 ka ardhur e nxehtë! Por revista Travel jo! Ajo është një buqetë  destinacionesh, që prej Veriut e deri në Jug, do t`ju freskojnë ndjeshëm e do t`ju bëjnë të shijoni një verë të paharrueshme!
Ndonëse kemi ofruar një listë të gjatë e plot shije, e themi pa ngurrim se zgjedhja jonë dhe mbretëresha e kësaj vere, është Vlora! Dhe ka plot arsye të jetë, arsye të cilat jua kemi listuar në brendësi të këtij numri, me një guidë të gjatë e të detajuar, ofruar në formën e një turi shtatëditor ku do t`i shijoni të gjitha.

Por jo më pak tërheqëse është edhe pjesa tjetër e listës tonë të sugjerimeve të kësaj vere, që fillon lart në Veriun e bukur në qoshet e fshehura të Malësisë së madhe, Liqenit të Shkodrës, Reçit, Pukës, në misteret e magjishme të ishullit të Sardës, në vlerat e harruara që thërrasin që tej nga kohët e lavdishme të Macukullit...
Por nuk mund të ketë verë pa Sarandë e pa Ksamil, ndaj dhe ju kemi ofruar pak nga të dyja por edhe pak nga gjithçka ndodhet rreth e qark Sarandës, për t`jua bërë pushimet më interesante.
Mos harroni edhe produktet dhe sipërmarrjet Made in Albania. Ato janë thelbi i ofertës së turizmit shqiptar, që aq shumë na i vlerësojnë miqtë e huaj. Vlerësojini edhe ju! Shkoni një natë në një bujtinë, përjetoni aty traditën dhe shijen e vërtetë të Shqipërisë, bëni një shëtitje në mal se vera nuk është vetëm det!
E nëse do merrni në duar numrin e ri të Revistës Travel, do shijoni një verë vërtet spektakolare!
Ja se ç`do të gjeni në këtë numër:

INTERVISTA - Interview
Alla Simacheva - rusja që na tregon një Shqipëri romantike
The Russian photographer who shows to us a romantic Albania
 
TRAVEL TRENDS
Lulëzon turizmi i kroçerave - Porti i Durrësit destinacioni i preferuar i Mesdheut
The bloom of Cruises tourism - the port of Durres becomes a favorite destination in the Mediterranean.
 
TOURISM & SPA
Queen Teuta Thalasso Wellness & SPA
një tempull luksi që ju flet me simbolet e trashëgimisë tonë
the unique luxury temple of wellness in Durres inside a luxury beachfront resort
 
7 ditë turist në Vlorë - 7 days tourist in Vlora
Guida e plotë shtatëdotore në qytetin e Jugut për Verën 2019
The complete guide to Vlora for the summer of 2019
 
DESTINACIONE - Summer Escapes
Manastiri i Zvërnecit  dhe historitë rreth tij
The Monastery of Zvërnec and its stories
 
Nga Saranda në: Delvinë, Konispol, Borsh
From Saranda to: Delvina, Konispol, Borsh
 
Ana e fshehtë e Ksamilit - Çfarë nuk dini për destinacionin e bukur veror
The hidden side of Ksamil - Do you think you know all?
 
Macukulli, magjia që i mungon kurorës së 100 fshatrave turistikë
Macukulli, the magic that is missing from the crown  of 100 touristic villages
 
REPORTAZH
Shurdhahu, Kur thërret natyra dhe historia
SHURDHAHU, the call of  nature & history
 
MADE IN ALBANIA
Guri i Zi n`Fest - Turizmi në lulëzim
Guri i ZI celebrates - reinvention of tourism
 
Agro-Tourism "Rruga e Mullirit" 
Agro-Tourism "Devin" 
Agro-Tourism "Lajthiza e Vogël"

VIS Albania activities
Dita e Turizmit malor - The Mountain Tourism Day
Konferenca e IV e turizmit - IVth Tourism Conference
TURIZMI DHE BIODIVERSITETI: Tourism & Biodiversity
Festa e Peshkut - Fish Day

Artistike Zadrima - Udhëtimi i Terezë Gegës përmes tezgjahut
The Journey of Theresë Gega through the loom

Shkodra Toursit Brand, suveniret autentike që më në fund Shkodra i ka!
The authenthic souvenirs finally in your hands! 
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

140

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.