Articles in Category: Lajme

Global Travel sjell Indinë, destinacionin shpirtëror të 2018-ës

Written by Flora Xhemani Baba on Saturday, 12 May 2018. Posted in Lajme

Çelja e sezonit turistik prezanton destinacionin e ri

Global Travel sjell Indinë, destinacionin shpirtëror të 2018-ës

Shumë kompani dhe individë të lidhur me turizmin por edhe personazhe të jetës publike, morën këtë javë në duar një pasaportë dhe një biletë për një udhëtim misterioz. Në pasaportë shkruhej Global Travel 15 vjet, kurse në biletë shkruhej: Vendi i Nisjes: Pallati i Brigadave. Destinacioni: Indi. Kodi i veshjes: Preferohet shumëngjyrësh, i stilit Bollyëood. Natyrisht që kureshtja ishte e madhe dhe gjithkush mezi priti që të vinte dita e enjte, data 10 Maj.

Travel Magazine nr 25 sjell: Albanian Food Tours 2018 - Turet më të mira kulinare. Uta Ibrahimi drejt 14 Majave Himalaja

on Thursday, 01 March 2018. Posted in Lajme

Tryeza e pasur e kulinarisë shqiptare nën listën e tureve të 2018-ës në Revistën Travel

Travel Magazine nr 25 sjell:  Albanian Food Tours 2018 - Turet më të mira kulinare. Uta Ibrahimi drejt 14 Majave Himalaja
Mes luleve të pranverës e flokëve të dëborës, vjen tek ju numri i ri i Travel Magazine. Një numër që i kushtohet i gjithi tureve të 2018-ës, që për këtë vit janë tërësisht kulinare. Ju kemi sjellë Shqipërinë tradicionale nën një ballinë revolucionare, krejt ndryshe nga çdo ballinë tjetër ku kemi ofruar "The Best Tours". Tryeza e pasur e kulinarisë shqiptare nën listën e tureve të 2018-ës në revistën Travel është më shumë se kulinari; është një ansambël shijesh , aromash e ngjyrash, përmes të cilas kalon historia dhe tradita e Shqipërisë.
Ju kemi sjellë gjithashtu një prej intervistave më të sinqerta dhe interesante që kemi realizuar deri më sot, ku rrëfehet Uta Ibrahimi, një vajzë e dashuruar me malet. Ajo është vajza e parë shqiptare që ngjiti Everestin e tani ka vendosur të rikthehet në Himalaja për të “pushtuar “ jo një por plot 14 maja, përmes një projekti disavjeçar që e ka pagëzuar “Utalaya Himalaya”.

Shtohen shërbimet turistike për turistët e Vlorës - lind zyra e parë turistike private

on Friday, 16 February 2018. Posted in Lajme

Intours Vlora, një bashkëpunim i Intours Albania dhe Regina Group

Shtohen shërbimet turistike për turistët e Vlorës - lind zyra e parë turistike private
Sa herë që në turizëm lindin bashkëpunime të reja, terreni ku zhvillojnë aktivitetin këto kompani bashkëpunimi, merr një hov të ri zhvillimi. Por bashkëpunimet lindin edhe sepse piqen kushtet dhe rriten kërkesat. Kështu, zhvillimi i vazhdueshëm në tregun e Vlorës i Regina Group, me hotelet Regina Radhimë dhe Regina City, prodhoi nevoja të tjera si për shembull argëtimi i turistëve me aktivitete mes të cilave edhe ekskursionet turistike, shërbimet e informacionit dhe organizimi në përgjithësi i kohës së lirë. Nga përvojat e mëparshme dhe shëtitjet në det me anijen turistike Regina Blu, një shërbim i ofruar jo vetëm për klientët e hoteleve Regina por edhe për turistët e tjerë që vizitonin Vlorën, lindi nevoja e zgjerimit të këtyre shërbimeve, sidomos duke pasur parasysh edhe rritjen e standarteve përmes hotelit Regina City. 

"New York Times Travel Show", Shqipëria për herë të parë në një panair turizmi në Amerikë

on Saturday, 27 January 2018. Posted in Lajme

Tur operatori shqiptar Adriatik Tours LLC, nisma për koridore të reja turistësh në Shqipëri

Për herë të parë flamuri shqiptar shkëlqen në një panair turizmi në Amerikë. Ka nisur dje New York Travel Show, panairi më i madh i turizmit në USA, në vitin e tij të 15-të. Shqipëria është bërë pjesë e tij me anë të stendës së Adriatik Tours LLC, një tur operator shqipar i instaluar tashmë në Konektikat, Nju Jork, në përpjekjen për të hapur një koridor të ri me Amerikës dhe Shqipërisë, kësaj here jo thjesht për shkëmbime aktivitetesh diaspore por për të sjellë turistë në Shqipëri. Të pyetur nga Travel Magazine, drejtuesit e Adriatrik Tours pohojnë se megjithëse duket larg dhe një mision i pamundur, ka shumë kërkesë për të vizituar Shqipërinë. Ndaj dhe nisma e parë serioze dhe jo pak e kushtueshme e ketij operatori turistik guximtar ishte pjesëmarrja në Panairin e Nju Jorkut, si vendi më i përshtatshëm për të lidhur marrëveshjet e para të partneritetit. Suksese Adriatik Tours dhe shpresojmë që këtë verë të presim në Shqipëri turistët e parë të organizuar.

Projekti 100 fshatrat - më në fund, sytë tek turizmi rural dhe agroturizmi

on Monday, 15 January 2018. Posted in Lajme

Kryeministri tek "Mrizi i Zanave", shpall projektin më të ri për zhvillimin e agroturizmit

Projekti 100 fshatrat - më në fund, sytë tek turizmi rural dhe agroturizmi

Lajme të mira për turizmin në Shqipëri por sidomos lajme të mira për zonat rurale, që janë aktualisht edhe pjesa më e pazhvilluar e vendit, megjithëse mbartin një potencial të fuqishëm për zhvillimin e agroturizmit. Më në fund qeveria shqiptare po i kthen  sytë nga fshatrat, jo duke i parë thjesht si zona që duhen zhvilluar për të rritur mirëqenien por si qendra të ardhshme agroturistike.

Kryeministri Edi Rama ftoi në një takim fermerë dhe biznese agroturistike nga e gjithë Shqipëria, për t`i njohur me projektin “100 fshatrat”. Emra të njohur të biznesit turistik si Farma Sotira në Leskovik, Diella dhe Noshi në Vain, Nano Resort Dhe Uka Farm në Tiranë, Rapsodia në Shëngjin, Kantina “Kallmeti” në Zadrimë etj., ishin të pranishëm, mes të ftuarve të tjerë dhe ekipeve të ministrive.

Jo pa qëllim ky projekt i rëndësishëm u shpall pikërisht në Fishtë, tek Mrizi i Zanave, aty ka lindur dhe është zhvilluar modeli më i suksesshëm i agroturizmit në Shqipëri.

Kryeministri Rama e ka përgëzuar personalisht Altin Prengën, si një pionier të zhvillimit të kesaj dege të veçantë e shumë të rëndësishme të ekonomisë për Shqipërinë, një vend me natyrë zhvillimi që anon krejtësisht nga bujqësia, duke e quajtur “Mrizin” ekselencën e agroturizmit shqiptar.