Articles in Category: Tradita

Made in Albania: Rezidenca Jazoj, Radhimë - Vlora që nuk njihni

Written by Flora Xhemani Baba on Tuesday, 13 February 2018. Posted in Tradita

Një udhëtim përmes shijeve të panjohura të kuzhinës vlonjate

Made in Albania: Rezidenca Jazoj, Radhimë - Vlora që nuk njihni
Saga e udhëtimeve gastronomike këtë herë na çoi në Vlorë. Ju do të thoni: pse nuk ju doli gjithë vera për të vajtur në Vlorë? Jo, nuk na doli. Sepse me siguri që edhe ju që po lexoni këtë rrëfim tani, mendoni atë që mendojnë shumica, se kur themi Vlorë, jemi mësuar të vrapojmë drejt detit, sa më pranë tij, mundësisht buzë tij, të na lagë këmbët teksa shijojmë peshkun e freskët apo frutat e detit.

E BEGATA SHQIPËRI E MESME - The prosperous Central Albania

on Monday, 12 February 2018. Posted in Tradita

Një udhëtim gastronomik përmes projektit "Rruga e verës"

E BEGATA  SHQIPËRI  E MESME - The prosperous  Central Albania
Shqip - English
Rezarta Delisula
Kur Lufta e Dytë Botërore shkatërroi çdo gjë, vreshtarët francezë, të dëshpëruar në maksimum, rrëmonin në tokat e përcëlluara për të gjetur një fidan rrushi që mund të kishte shpëtuar pa djegur. Kjo skenë dashurie e nevojë për vreshtin, m’u kujtua teksa nisa rrugëtimin tim në prodhuesit e liçensuar të verës në Shqipërinë e Mesme. Agjencia e Zhvillimit Rajonal 2, drejtoi guidën e rrugës së verës, një eksperiencë e veçantë që s’duhet lënë pa e provuar. Ndalesa e parë nga Tirana ishte në Marikaj, në një kodër të butë e cila ishte harmonizuar pafund nga vreshtat me rrush shqiptar, shesh i bardhë, kabërnet, merlot e mavrut. 

Uka Farm, agroturizmi qe lindi nga shkenca

on Saturday, 22 July 2017. Posted in Tradita

Historia e një profesori që u bë fermer, nga dashuria për bimësinë

Uka Farm, agroturizmi qe lindi  nga shkenca
FERMA “UKA”
Është krijuar në vitin 1996, rreth 8 km pranë Tiranës, në fshatin Laknas, nga Prof. Assoc. Dr. Rexhep Uka. Ferma është ndërtuar tërësisht mbi parimet e Prodhimit të Integruar (PI) dhe mbështetet në Praktikat e Mira Bujqësore (PMB). Aty ndërthuren, gjithashtu, prodhimi organik, biodiversiteti i lartë, permakultura, biodinamika, si edhe zbatime të kontrollit biologjik të dëmtuesve. Qëllimi dhe filozofia, që në zanafillë, është krijimi i një ferme pilot, shumëfunksionale, eksperimentale, agroturistike, por edhe qendër didaktike e kërkimore- shkencore për praktikat profesionale të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Synohet që brenda pak vitesh të ndërtohet edhe një kopësht botanik dhe mjekësor.

Mirëse vini në Gjinar, tek Shtëpia e Traditës, e mikpritjes dhe e vlerave

Written by Flora Xhemani Baba on Saturday, 22 July 2017. Posted in Tradita

Rritet turizmi i bujtinave edhe në malësitë e Elbasanit

Mirëse vini në Gjinar,  tek Shtëpia e Traditës,  e mikpritjes dhe e vlerave
Kur në vitin 2011 botuam në revistën Travel artikullin e parë për Gjinarin, në një bashkëpunim të ngushtë me Ardjan Bërdufin, një djalë i talentuar e i përkushtuar ndaj promovimit të vlerave të vendit të tij, shumica e atyre që e lexuan artikullin, nuk kishin dëgjuar asnjëherë për Gjinarin. Gjurmët e pikës së bukur turistike të dikurshme ishin tretur nëpër kohëra e ata që dikur mund të kishin qenë atje në ndonjë ekskursion me kolektivin e punës apo të shkollës, sigurisht që nuk ishin aq të shumtë sa të  kalonin emrin e Gjinarit gojë më gojë deri në ditët e sotme.

Ferma Ekosociale “Ana e Malit”, risia e agroturizmit Shqiptar

Written by Kastriot Faci on Saturday, 22 July 2017. Posted in Tradita

Turizmi që po lulëzon pa u ndier por me një treg të sigurt

Ferma Ekosociale  “Ana e Malit”,  risia e agroturizmit Shqiptar
Ferma Eco-Sociale Ana e Malit është një sipërmarrje sociale, e cila synon të ketë ndikim të dyfishtë, ndikim në mjedis dhe social. Ajo afron më afër njerëzit me natyrën, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve social-kulturore në natyrë dhe punësimin e personava me aftësi të ulëta kontraktimi. Eshtë një nga tre projektet fituese në konkursin Ideve të Gjelbërta, konkurs i përvitshëm i organizuar nga Partnerët Shqipëri. Falë angazhimit së organizatës The Door dhe të partnerëve të saj, unë nuk jam i vetëm në këtë projekt. Për më shumë ju ftoj të lexoni dhe të njiheni me ketë fermë, e cila është e para në llojin e saj në vendin tonë.