Articles in Category: Info

Itineraret më të bukura shqiptare – Albanian Great Escapes 2017 on Travel Magazine

on Monday, 06 March 2017. Posted in Info

Zbuloni vendet më të bukura e të panjohura të Shqipërisë me turet e vitit në revistën Travel

Itineraret më  të bukura shqiptare – Albanian Great Escapes 2017 on Travel Magazine
Dear readers!
The best destinations the Travel Magazine aims to suggest each year in close cooperation with its partners and lovers of travel, are without any hesitation, the most special trips you may have experienced in your life, an experience you will enjoy it in all the senses, from the unparalleled diversity of countries suggested, to ways to reach them, things that you can do there and enjoying food that during these trips in local areas where these routes are stretching. Even if for different reasons you could not touch these countries, only reading the description made in the "2017 Best Itineraries" section, it will create the sensation of indescribable emotions!

Travel Magazine nr 22 - Zbuloni Shqipërinë përmes Itinerareve më të bukura 2017

on Monday, 06 March 2017. Posted in Info

Numri i ri i revistës Travel, 108 faqe informacion i pasur turistik dhe destinacionet e vitit 2017

Travel Magazine nr 22 - Zbuloni Shqipërinë përmes Itinerareve më të bukura 2017
Të dashur lexues!
Destinacionet më të mira që revista Travel jua sugjeron çdo fillim viti në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj dhe dashamirësit e udhëtimeve janë pa asnjë hezitim përvojat më të veçanta që mund të keni përjetuar në jetën tuaj, një përvojë që do ta shijoni me të gjitha shqisat, prej larmisë së pashoqe të vendeve të sugjeruara, mënyrave për t`i arritur ato, gjërave që mund të bëni atje dhe ushqimeve që mund të shijoni gjatë këtyre udhëtimeve në zonat lokale ku këto itinerare shtrihen. Edhe nëse për arsye të ndryshme ju nuk do të mund t`i prekni dot nga afër këto vende, vetëm leximi I tyre në përshkrimin e bërë në rubrikën e gjatë “Itineraret më të mira 2017”, do t`ju krijojë ndjesi të papërshkruara! Por a është kjo gjithça që ju kemi ofruar në këtë numër të ri? Absolutisht jo! Shfletojeni këtë numër dhe do na jepni të drejtë.
 
Kështu pra në këtë numër do të lexoni:

Best Things to see 2016 - ja cilat ishin 10 spotet më të bukura për 2016-ën, ofruar nga Revista Travel

on Thursday, 20 October 2016. Posted in Info

Dhjetë më të spikaturat ishin vende të panjohura nga trashëgimia kulturore shqiptare

Best Things to see 2016 - ja cilat ishin 10 spotet më të bukura për 2016-ën, ofruar nga Revista Travel

Tashmë është bërë traditë prej disa vjetësh që revista Travel ju ofron listën e saj të vendeve të bukura për t`i vizituar në Shqipëri,  duke ju rekomanduar zona të panjohura, bukuri natyrore, itinerare interesante, zbulime të reja, vende që vlejnë të shihen së paku një herë në jetë apo edhe objekte me vlera të larta kulturore e historike. Kështu edhe në fillim të vitit 2016, sugjerimet e Travel magazine ishin dhjetë, duke bërë një përzgjedhje të objekteve më të bukura të trashëgimisë kulturore shqiptare, itinerareve të saj më interesante dhe përvojave më të veçanta.

Ja se cilat ishin Destinacionet më të mira të 2016-ës në revistën Travel, të cilat më shumë se "places to go" mund të quhen "things to see".  

Travel Magazine nr 18 - Destinacionet më të mira të 2016-ës janë kulturore

on Wednesday, 10 February 2016. Posted in Info

"Best Things to See 2016" - dhjetë perla të trashëgimisë kulturore shqiptare

Travel Magazine nr 18 - Destinacionet më të mira të 2016-ës janë kulturore

Numri i parë i vitit i revistës Travel, është edhe numri ku ne ju propozojmë listën e "Best 2016". Këtë vit ju kemi propozuar "Best Things to See". Dy kanë qenë kriteret e përzgjedhjes këtë herë. Një listë tërësisht nga trashëgimia kulturore dhe objekte kryesisht të panjohura, krejt të reja ose të pavizitura. 
Një varg perlash të trashëgimisë tonë kulturore të nxjerra nga pluhuri i harresës, site të njohura por të pavizitura e objekte të restauruara, ide dhe projekte për shtigje të reja, gati për t`u përshkuar.

Në treg, numri i ri i revistës Travel - Destinacionet më të bukura Shqiptare 2015

on Thursday, 19 March 2015. Posted in Info

Ky numër i parë i vitit i kushtohet plotësisht natyrës

Në treg, numri i ri i revistës Travel - Destinacionet më të bukura Shqiptare 2015
I përulemi Natyrës
Jo më kot revista Travel këtë vit ka vendosur që destinacionet  më të mira shqiptare t’i ofrojë të gjitha nga natyra. Male, dete, pyje, lumenj, laguna, shtigje, natyrë, zogj, kafshë, gjithçka që natyra shqiptare ofron, në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç i kemi, pa zbukurime e teprime por duke mos i lënë në hije. Bota (rreth nesh) ka shumë më pak dhe bërtet (marketon) shumë më shumë.
Mënyra se si e kemi ofruar Shqipërinë natyrore të 2015-ës, është edhe një qasje drejt turizmit aktiv, të cilin qysh vitin e shkuar jemi përpjekur ta nxjerrim sa më në pah. Dhe këtë e kemi bërë duke ua lënë fjalën atyre që e takojnë më shpesh natyrën. Grupime, organizma e federata, që po i japin gjithnjë e më shumë hov këtij turizmi këmbësor, duke prekur vetë çdo shteg e çdo gjethe, ashtu siç në fund të fundit shijohet natyra. Dhe, me vendosjen e moratoriumit për gjuetinë, më në fund natyra shqiptare ka se ç’të tregojë. Shijojeni dhe gëzuar sezonin turistik të këtij viti!