South Outdoor Festival 2017, mënyra më e mirë se si mund të zhvillohet turizmi në Shqipëri

Written by Flora Xhemani Baba on Wednesday, 03 May 2017. Posted in Lajme

Tri ditë aventurash turistike në Pilur, organizuar nga Bashkëpunimi Teknik Gjerman GIZ

South Outdoor Festival 2017, mënyra më e mirë se si mund të zhvillohet turizmi në Shqipëri
Që Shqipëria është e mbushur nga Veriu e deri në Jug me bukuri të pashoqe, në daç natyrore, në daç kulturore, në daç historike, këtë tashmë nuk ka njeri që nuk e di. Që jo vetëm nga krahina në krahinë por edhe nga qyteti në qytet e nga fshati në fshat, traditat, zakonet e ushqimet janë aq të larmishme  sa të lenë pa fjalë, edhe këtë bësoj se e dinë të gjithë ata që pëlqejnë të udhëtojnë e të përjetojnë përvoja të reja. Por që t`i ofrosh të gjitha këto në një festival të vetëm, si një ansambël ngjyrash, formash, ndjesish, përvojash, aventurash, ngjarjesh, aktivitetesh, festash e shijesh, kjo ndodhi vetëm me South Outdoor Festival “Pilur 2017”, Një festë e stërmadhe turistike për të cilën Bashkëpunimi Teknik Gjerman Giz punoi  më tepër se gjashtë muaj.

Përfundon me sukses projekti "Si të bëhemi një udhërrëfyes i mirë turistik"

on Wednesday, 05 April 2017. Posted in Lajme

Shoqata Kulturore "Gruaja" organizoi një Trajnim 2-ditor për turizmin dhe udhërrëfyesit turistikë

Përfundon me sukses projekti
Departamenti i Studentëve pranë Shoqatës Kulturore “Gruaja” organizoi për të parën herë një trajnim mbi turizmin dhe angazhimin e rinisë në këtë sektor të ve­çantë të ekonomisë shqiptare.
Në datat 3 dhe 4 prill 2017, u zhvillua trajnimi “Si të bëhem një udhërrëfyes turistik i mirë”, në ambientet e hotel “Monarc” në Tiranë. Në këtë trajnim morën pjesë dhjetëra studente dhe studentë të fakulteve të ndryshme, të interesuar pas fushës së turizmit. 

Mirësevini në Piacë, në zemrën e Shkodrës - Welcome to Piazza, the heart of Shkodra

on Sunday, 26 March 2017. Posted in Destinacione

Një shëtitje në zonën këmbësore, rijetësuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Mirësevini në Piacë, në zemrën e Shkodrës - Welcome to Piazza, the heart of Shkodra
Zonat për Zhvillimin e Biznesit – BID janë partneritete publik-privat të krijuar si organizata
me mbështetje publike, por të menaxhuara privatisht. Ato kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, dhe investimet në lagjet tregtare qytetëse. Qëllimi kryesor i zonave BID është përmirësimi i mundësive ekonomike, sigurisë dhe krijimi i një klime biznesi bashkëpunuese mes anëtarëve të shoqatës. Administrimet e suksesshme të zonave BID shkojnë përtej përmirësimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës, ato krijojnë një bashkësi sipërmarrësish, rrisin sigurinë, stimulojnë rritjen e aktivitetit tregtar dhe rrisin vlerën e pronës në zonë. BID-et e sukseshme mund të rigjallërojnë qendrat e qyteteve dhe mund t’i bëjnë ato më tërheqëse për vizitorët e turistët.
Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim – AADF ka ndihmuar komunitetin e biznesit
dhe bashkitë përkatëse në krijimin e shoqatave BID dhe ka ofruar grante e shërbime
këshilluese për bizneset në zonë. AADF e zbaton projektin “BID Shkodra” në bashkëpunim
me Bashkinë Shkodër përgjatë rrugëve “28 Nëntori”, “13 Dhjetori” dhe “Kolë
Idromeno”. Shoqata BID Shkodra dhe Bashkia bashkëpunojnë për të organizuar veprimtari,
të cilat përfshijnë komunitetin dhe promovojnë zonën.

Liqenet e Kasharit, periferia ideale për piknikë në natyrë

on Sunday, 26 March 2017. Posted in Outdoor

Tirana që nuk njohim e nuk shfrytëzojmë

Liqenet e Kasharit, periferia ideale për piknikë në natyrë
Zonat rreth e qark Tiranës janë shpesh të parrahura nga banorët e saj, të vjetër e të rinj dhe kësisoj pakkush e di se çfarë fshehin. Relievet kodrinore, bimësia e gjelbër në çdo stinë, zbukurimi i peisazhit me garniturë liqenesh të vogla që dikur shërbenin si rezervuare, krijon klimën ideale për piknikë në natyrë. Dhe, si gjithmonë, ata që i shijojnë para nesh, janë të huajt. Këto janë vetëm disa foto të marra në Liqenin e Purrezit në zonën e Kasharit, vetëm pak kilometra larg Tiranës, ku sapo ka lindur bërthama e një kampingu të ardhshëm. Sa prej jush e njohin këtë zonë? 

“Messe Shtutgart 2017” - Një telenovelë shqiptare për publikun gjerman

Written by Flora Xhemani Baba on Wednesday, 22 March 2017. Posted in Fokus

Për herë të parë Shqipëria u bë vend partner në një panair turizmi të përmasave botërore

“Messe Shtutgart 2017” - Një telenovelë shqiptare për publikun gjerman
Kur një gazetar ndjek nga afër një aktivitet ose ngjarje të caktuar, detyra e tij është të pasqyrojë me vërtetësi e madje edhe me sy kritik ngjarjen, të shohë se çfarë nuk shkoi, ku ishin problemet dhe nëse aktiviteti ka një cikël përsëritës, të evidentojë se çfarë mund të bëhet më mirë në të ardhmen. Mirëpo kur kjo ngjarje dikton vetvetiu edhe një përfshirje emocionale, siç ishte fjala vjen Panairi i Shtutgartit që u zhvillua në datat 14-22 Janar 2017, është e vështirë të qëndrosh i ftohtë, asnjanës, raportues apo edhe kritik, në një aktivitet ku jo thjesht prezantohet vendi yt  dhe ku dëshira për të qenë i pëlqyer nga vizitorët është shumë e madhe, por edhe sepse aty brenda është  shpirti i tij i trupëzuar në imazhe, këngë, valle, tradita, kulinari, veshje popullore e njerëz që përpiqen ta përfaqësojnë atë me dashuri. Kështu pra, thirrja e brendshme e gazetarit për të qenë kritik, u mbyt paksa nga dëshira e ethshme e njeriut, për të përcjellë sa më shumë shpirt nga vendi i tij, por duke u përpjekur njëkohësisht për të qenë sa më i vërtetë.