Top Destinacionet Shqiptare 2013

on Wednesday, 05 June 2013. Posted in Blog

Blue Agency dhe Revista Travel ju ofrojnë zgjedhjet e tyre, për një sezon shqiptar mbresëlënës!

Top Destinacionet Shqiptare 2013

 Trendi i mediave të huaja për të propozuar Shqipërinë si destinacion të vitit, tashmë është bërë një lajm i zakonshëm ndër shqiptarët, e, mendohet më në  fund si një dukuri që na përligj në ato vlera që kemi si destinacion turistik shumëplanësh. Më i fundit në radhë ishte Huffington Post, që nëpërmjet gazetares Leyla Giray, rreshtoi njëra pas tjetrës dhjetë arsye të shëndosha se pse duhet zgjedhur Shqipëria si destinacion turistik për vitin 2013. E nuk na përkëdhelet vetëm sedra për këto arsye por na rritet edhe dëshira për të përforcuar më tej atë që të huajt e bëjnë shpesh me aq dëshirë për ne, pra ta ofrojmë vendin tonë në njëmijë mënyra si destinacion i mundshëm për të gjithë llojet e turizmit që realisht ai ofron.  Blue Agency është një kompani që po mbush afërsisht një dekadë në promovimin e turizmit shqiptar, duke shkelur shtigje e duke vizituar vende që shpeshherë nuk i njohin as vetë shqiptarët. Ndoshta edhe prej përvojës së saj të gjatë, tashmë media të ndryshme kanë dëshirë t’i referohen  kësaj përvoje për të nxjerrë një përfundim, se ku mund të shkohet për turizëm dhe cilat destinacione shqiptare do të ishin të përshtatshme për t’u vizituar në fillim të çdo viti. Nëse Huffington Post, rendit dhjetë arsye se pse duhet të vizitohet një vend si Shqipëria, duke lënë dorë të lirë në zgjedhjen e shtigjeve, Blue Agency, në një prononcim për sondazhet e shumta që bën Radio Travel, rendit dhjetë itinerare ose dhjetë vendet që ajo rekomandon për vitin 2013, duke u kujdesur që kjo listë të përfshijë të gjitha natyrat e destinacioneve, prej turizmit masiv të detit, e deri tek destinacionet me synim njohjen e traditave shqiptare. Pa dyshim këto nuk janë të vetmet vende të bukura që ka Shqipëria por vetëm dhjetë perla prej gjerdanit të çmuar të pikave turistike që ju presin në çdo cep të Shqipërisë. E meqë janë propozuar prej një agjencie që e njeh mirë Shqipërinë, të jeni të sigurt se asnjë prej këtyre zgjedhjeve nuk do t’ju zhgënjejë!

 

KITE SURF IN ALBANIA

Written by Gent Mati on Thursday, 23 May 2013. Posted in English

For all those who want more

KITE SURF IN ALBANIA

Kite surfing with surf or pulling out a flask-sail, is surely one of the most innovative and exiting sports and to be practiced during the third millennium on the planet.
Practitioners worldwide are out and added to all developing regions
coastal lagoons and lakes suitable for this discipline.
I would point to the extraordinary development of tourism on the beaches of north-eastern Brazil, where small fishing villages live in symbiosis with hotels, camping and Pensions 'pousadas' - which are populated from April to January by international kite surf clans.

Në Kune-Vainin e mrekulleshëm

Written by Flora Xhemani on Wednesday, 15 May 2013. Posted in Destinacione

Për një udhëtim në zemër të natyrës

Në Kune-Vainin e mrekulleshëm

 

Për të patur të garantuar një shijim mbresëlënës, të një pragvere të mrekullueshme, kemi vendosur t’ju servirim një itinerar fare të veçantë i cili  është gjithëvjetor, e që shtrihet jo shumë larg kryeqytetit. Po flasim për Lagunën e Vainit, një nga pikat më të bukura natyrore të Rrethit të Lezhës e të të gjithë Shqipërisë. Rruga Tiranë-Lezhë, e cila është afërsisht 55 km, është pjesa më e gjatë por edhe relativisht më e shpejtë e udhëtrimit tuaj. Në të djathtë të saj, merrni për Ishull Lezhë, dhe kut të keni mëbrritur në kryqëzimit ku ndahen dy rrugët, merrni djathtas, për në Lagunën e Vainit.

 

Vlora çel sezonin me gjyrat e festës dhe me "Aulona Interfolk Festival"

on Monday, 13 May 2013. Posted in Lajme

Qindra mijëra pushues "zbarkojnë" para kohe në Vlorë për të shijuar aktivitetet e panumërta. me të cilat bashkia hapi sezonin turistik

Vlora çel sezonin me gjyrat e festës dhe me

 

Vlora, e dehur nën ritmet e festës për tri ditë me radhë, Vlora e bukur, e mbushur me miq e vizitorë të shumtë nga të gjitha anët e Shqipërisë e nga më larg saj, priti krahëhapur festuesit, në orë të gjata ditë-netësh, me festime pa fund, me koncerte të shumta të të gjitha rrymave të muzikës.
Bulevardi i rindërtuar, zbukuruar me hapësira të gjelbëruara e bare moderne, tashme një platformë e mirë edhe për aktivititete të mëdha, u bë arena e këtyre festimeve që zbukuran Vlorën për tri ditë. Natyrisht prej pesë vjetësh tashmë fytyra e kësaj feste është Aulona Interfolk Festival, që mbledh në Vlorë artistë nga shumë shtete të botës, të perfromojnë talentin e tyre në skenën e Vlorës. Edhe këtë vit ngjyrat më të ndezurat të festës shkojnë për këtë festival, që është kthyer në institucion vlerash e që meriton të evidentohet në të gjitha mënyrat e mundshme. Urime artistëve të Vlorës e të të gjitha vendeve të tjera, që zbukuruan sheshet dhe skenat e saj.

Saranda hap dyert për turistët - Çelet sezoni me Festën e Midhjes

on Monday, 13 May 2013. Posted in Lajme

Qyteti bregdetar ka ngritur siparin e verës 2013 me dhjetëra aktivitete

Saranda hap dyert për turistët - Çelet sezoni me Festën e Midhjes

 

Saranda ishte kryeqyteti i festës në këto ditë maji, pikërisht me datat 10-11-12 Maj, kur i uroi zyrtarisht mirseardhjen turistëve të verës 2013, me një zinxhir aktivitetesh të pasur e të larmishmëm ku kryefjala e gjithçkaje ishte argëtimi. Natyrisht festimet kulmuan me atë që tashmë po kthehet në traditë të përvitshme e që po mbledh gjithmonë e më shumë vizitorë në Sarandë, me Festën e Midhjes. Mbretëresha e Liqenit, mbledh në shesh të gjithë kuzhinierët më të mirë të Sarandës dhe jo vetëm, të shpalosin fantazinë e tyre në dhjetëra qindra gatime të shijeve nga më të larmishmet, për t’i bërë vizitorët të shijojnë më të mirën. Festa solli zyrtarisht në Sarandë edhe kryetarin e komunës së Suharekës, komunë me të cilën Saranda është binjakëzuar së fundmi. Një sërë përurimesh u realizuan me rastin e hapjes së sezonit, si vlera të shtuara në shërbim të turistëve të sezonit të sivjetëm.
Një risi për këtë sezon ishte edhe guida turistike e Sarandës, realizuar prej Blue Agency dhe Bashkisë së Sarandës, një guidë praktike xhepi me informacion të pasur për Sarandën dhe Delvinën, informacion i domosdoshëm dhe i munguar prej vitesh për turistët, sidomos ata të huaj, qyshse kjo guidë nuk prodhohej dhe nuk hidhej më në treg. Kryetari i Bashkisë Stefan Çipa pohoi se kjo guidë do të jetë vërtet një dhuratë e bukur për çdo mik që do të vizitojë qytetin që ai përfaqëson.
Saranda është pregatitur dhe pret të vizitohet këtë sezon nga rreth një million vizitorë