Shitësja e vogël e librave

Shitësja e vogël e librave

Written by Flora Xhemani Baba on Saturday, 06 July 2019. Posted in Blog

A lexojnë të rinjtë gjatë verës? Pak. Por ata po bëjnë diçka tjetër; po ftojnë të tjerët të lexojnë!

Shitësja e vogël e librave

Radhimë, 6 Korrik 2019

Vapë. Fillim korriku. Plazh. Temperatura dyzet gradë e nën diell ca më shumë. Ndërkohë që njerëzit lahen në det, shullëhen në diell apo struken nën çadra, një vajzë rreth të tetëmbëdhjetave, me një vandak librash në gjoks dhe një çantë në shpinë, ku me siguri ka libra të tjerë. Më afrohet pa ngurrim se sheh “Gojën e Kalit” mbi shezllon.

- Sa libra ke shitur deri tani? - e pyes.
- Vetëm në këtë plazh kam shitur tre. Një Zolá dhe dy “Bardha të Temalit”. Po ky është një plazh familjar. Jo të gjitha plazhet janë kaq “miqësorë”. Për shembull, Zolánë e mori një zonjë atje lart, që po lexonte Markezin. Ishte mësuese.

Klasike.

- Po vajzat e reja, moshataret e tua, blejnë?

- Shumë rrallë. Ndonjë best seller.

- Pse ke dalë të shesësh libra?

- Se dua të bëj lekët për shkollën.

Buzëqesha. Natyrisht që ishte e kuptueshme që do ta blija një libër, edhe pse unë e kisha librin me vete.

Si ndjehej kjo vajzë kur shikonte moshataret e saj që vetëm kostumet u kushtonin sa 20 libra dhe celularët sa 100 libra të marrë së bashku?

Nuk desha ta pyes, që të mos e bëja të ndjehej keq. Madje nuk e pyeta as për emrin. Po e quaj shitësja e vogël e librave.

5.0/5 rating (1 votes)

Hits

331

About the Author

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.