Articles in Category: Blog

10 arsye pse pushimet bregdetare të shtatorit janë fantastike dhe duhen shijuar

on Sunday, 16 September 2018. Posted in Blog

Konkluzione mbi turizmin shqiptar dhe sezonin turistik

10 arsye pse pushimet bregdetare të shtatorit janë fantastike dhe duhen shijuar
Udhëtimet e shumta nëpër Shqipëri dhe prania në terren, e bëjnë stafin e Travel Magazine të jetë vazhdimisht në vëzhgim të zhvillimit të sezonit turistik, duke nxjerrë shpeshherë edhe përfundime mbi këto zhvillime. Dhe një prej sugjerimeve të vazhdueshme ndër vite, në përpjekje të zgjatjes së sezonit turistik janë edhe pushimet e shtatorit. Po pse janë të këshillueshme pushimet në këtë muaj, kur të gjithë rendin drejt rifillimit të punës, shkollës dhe nisjes së stinës së vjeshtës?
Ja ku i keni së paku dhjetë arsye se pse pushimet e shtatorit janë ideale:

1. Çmimet janë 50 % më të lira 
2. Nuk humbisni gjysmën e ditës në trafik
3. Nuk piqeni nga temperaturat e larta
4. Merrni shërbim shumē më të mirë se në verë 
5. Ushqimet që konsumoni janë më cilësore 
6. Keni mundësi t'ju dëgjohen ankesat
7. Merrni vitaminë D me shumicë
8. Nuk shurdhoheni nga muzika e lartë
9. E keni të gjithë plazhin për vete
10. Është kohë ideale për ture kulturore

80% e vlerave të turizmit shqiptar humbet vetëm nga mungesa e shërbimit

Written by Flora Xhemani Baba on Thursday, 30 August 2018. Posted in Blog

Vëzhgime mbi turizmin shqiptar dhe atë rajonal

80% e vlerave të turizmit shqiptar humbet vetëm nga mungesa e shërbimit

Mbresa nga një udhëtim në Korfuz, në vitin 2015

Shqipëria është 80 % e “djegur” në turizëm vetëm prej mungesës së shërbimit, sepse kushtet e zhvillimit të turizmit dhe oferta e saj, janë shumë herë më lart për nga pozicioni dhe cilësia, se shumë prej vendeve tona fqinje, qoftë për nga cilësia e ushqimit, qoftë për nga standarti i hoteleve. Dhe, që t’i rrimë besnikë realitetit, asnjë hotel në Shqipëri nuk është më i shtrenjtë se hotelet në Korfuz, nëse prenotohet në mënyrë individuale. 

Within Saranda underwater world with Spiranca Diving Center

on Wednesday, 22 August 2018. Posted in Blog

Në kërkim të botës nënujore të Sarandës

 Within Saranda underwater world with Spiranca Diving Center

NË KËRKIM TË EMOCIONEVE TË REJA

Vetëm pak metra po të shkëputeni nga toka, jeni praktikisht brenda një bote tjetër. Të panjohur për ju. Të pazbuluar. Të mistershme. Gjithçka që do të përjetoni aty është një ndjesi e re, një emocion i ri, baraz me një jetë të jetuar rishtas. Prandaj sa herë kur udhëton drejt emocioneve të reja, është njësoj si të kesh jetuar një jetë tjetër. Udhëtarët e kanë këtë fat, që brenda jetës së tyre të jetojnë edhe shumë jetë të tjera. Bota e nënujit është një prej përvojave më të bukura që mund të provoni, një botë që duhet ta vizitoni së paku një herë në jetë. (Më shumë, akoma më mirë).

Nën Çadër

Written by Flora Xhemani Baba on Monday, 01 September 2014. Posted in Blog

"Bulevardi i Yjeve" - Meditim për Librin e Arlinda Gumës dhe jo vetëm...

Nën Çadër
Flora Xhemani Baba
Nuk e di kush e shpiku i pari / e para mendimin idiot së nën çadër mund të lexohen vetëm libra rozë, duke i hequr kështu të drejtën ngjyrave të tjera të librit të shijohen përmes flladit të detit, aromës së pishave shijes së jodizuar të ajrit apo çfarë tjetër. Ka njerëz që kohën e lirë e kanë shumë të shtrenjtë dhe do të ishte sakrilegj t’u propozoje si konsum të kësaj kohe një libër rozë kur shumë bukur mund të shijohej e verdha ankthndjellëse, e zeza rrënqethëse, grija e trishtë apo e e kuqja pasionante.
“Bulevardi i Yjeve” i Arlinda Gumës nuk është megjithatë, as rozë, as i verdhë, as gri e as ndonjë ngjyrë tjetër me të cilën njeriu mund të penelojë vetë librin që lexon. Dhe asgjë nuk e pengon që të mund të lexohet kudo, aq më pak nën çadër. 

Ardian Fezollari - mjeshtri i fotopeisazhit shqiptar

Written by Ilirjan Gjika on Wednesday, 05 February 2014. Posted in Blog

Një rrëfim i sinqertë për një artist të sinqertë

Ardian Fezollari - mjeshtri i fotopeisazhit shqiptar

Të gjithë e njohin për mjeshtër të fotografisë artistike. Dhe me të drejtë. Ai tashmë nuk është vetëm një figurë e njohur publike por edhe një pjesëmarrës në edicionet e shumë konkurseve kombëtare e ndëkombëtare të fotografisë artistike. Ndërkohë që me dhjetra punë të dala nga dora e mjeshtrit pogradecar janë ekspozuar përveç Shqipërisë edhe në Maqedoninë fqinje, Kosovë, Bullgari, Rumani, Austri, Danimarkë, Egjipt, e deri në Japoninë e largët.
Fotot e Ardian Fezollarit i gjen në kartolina turistike, postera, libra dhe botime te ndryshme, albume familjarë apo çiftesh të sapomartuar. Gjithashtu duke nisur që nga viti 2000 e në vijim, ai ka botuar edhe kalendarë lidhur me trashëgiminë kulturore, si në fushat e etnografisë, arkeologjisë dhe kishave të periudhës bizantine. Por Ardi siç e thërrasin të gjithë, ka botuar edhe një album fotografik të titulluar ‘’Landscape-Peisazhe’’, me foto kushtuar liqenit të Ohrit, një prej temave të tij më të preferuara.