Articles in Category: Lajme

2013, turizmi ka rënë me 13%

on Thursday, 09 January 2014. Posted in Lajme

Shoqata Shqiptare e Turizmit thotë se rënia e të ardhurave është reflektuar në mungesë investimesh

Turizmi në vend ka pësuar rënie rekord duke shënuar vitin më të vështirë për industrinë turistike. Gjatë 9 muajve të parë të 2013-s, sipas Bankës Qendrore rënia e të ardhurave në turizëm ishte në masën 13 % ndërsa shpenzimet e të huajve shënuan rënie prej 18 për qind. 

2014-a, 400-vjetori i themelimit të Tiranës

on Saturday, 01 February 2014. Posted in Lajme

Bashkia paralajmëron festime të shumta

2014-a,  400-vjetori i themelimit të Tiranës

400 vjetori i themelimit të qytetit të Tiranës do të përkujtohet me një sëre aktivitetesh të organizuara nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Tirana”. Aktivitetet do të nisin me 11 shkurt, ditë në të cilën 94 vjet me parë Tirana u shpall kryeqyteti i vendit, dhe do të shtrihen përgjatë gjithë vitit.Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Bashkinë e Tiranës, z.Arben Skënderi dhe kryetari i shoqatës “Tirana”, z.Arben Tafaj kanë shpalosur për mediat një pjesë të aktiviteteve të planifikuara për përkujtimin e 400 vjetorit të qytetit të Tiranës.

300 Vullnetarë të Korpusit pastrojnë plehrat në Seman

on Monday, 28 April 2014. Posted in Lajme

Korpusi i palodhur i Vullnetarëve vazhdon luftën stoike me mbeturinat e Shqipërisë, sidomos me ato që kanë zënë vend nëpër bregdetin shqiptar, i cili po pregatitet dalëngadalë të presë sezonin e ri turistik.

Korpusi i palodhur i Vullnetarëve vazhdon  luftën stoike me mbeturinat e Shqipërisë, sidomos me ato që kanë zënë vend nëpër bregdetin shqiptar, i cili po pregatitet dalëngadalë të presë sezonin e ri turistik.
Drejtuesi i Korpusit, gazetari Mentor Kikia, thotë se përveçse një aktivitet që ka kohë tashmë që ka marrë përmasa kombëtare, kjo fushatë e stërzgjatur e këtyre vullnetarëve që për hir të së vërtetës duhet thënë se janë shtuar, është njëkohësisht edhe një protestë përkundër pasivitetit të pjesës më të madhe të popullsisë por sidomos kundër asaj pjese të papërgjegjshme që duhet theksuar se nuk është e vogël, që jo vetëm e ka ndotur ambientin por që ka shumë gjasa që të vazhdojë ta bëjë edhe në këtë sezon, si në të gjitha vitet e tjera.

Çel siparin Panairi i Turizmit Dimëror

on Thursday, 05 December 2013. Posted in Lajme

E Dielë, 8 Dhjetor tek Salla Iliria, Sheraton

 

Panairi i parë i Turizmit Malor i cili organizohet në Shqipëri do të jetë një platformë e pasur me informacione nga operatorët lokalë për vendet më të bukura të Shqipërisë ku mund të kaloni pushime të mrekullueshme. 
Për më tepër do të mund të përjetoni eksperiencën reale të këtyre vendeve nëpërmjet një ekrani LED.Të bëni foto në peisazhe të ndryshme të cilat mund ti ndani me miqtë tuaj në Facebook.


Çelet Sezoni Veror 2014 në Himarë

on Sunday, 04 May 2014. Posted in Lajme

Qyteti i bukur bregdetar ngre gjithashtu edhe siparin e çeljes së sezoneve turistike për qytetet bregdetare

Çelet Sezoni Veror 2014 në Himarë
Gjate dites se sotme (04/05/2014) Bashkia Himare ka inaguruar hapjen e sezonit veror 2014. Me kete rast, ne shetitoren e qytetit eshte organizuar nje panair me produktet ushqimore te zones, si dhe eshte promovuar kultura e tradita himariote si dhe e komunave rreth saj, me kenge, valle e kostume popullore.

Certifikohen udhërrëfyesit e parë turistikë

on Monday, 04 August 2014. Posted in Lajme

Lind brezi i parë i guidave turistike të çertifikuara

 

Në datën 30 korrik në ambientet e universitetit “Mesdhetar”, në Tiranë,  u zhvillua ceremonia  e ndarjes së certifikatave për udhërrëfyesit  e parë turistikë.  E pranishme në këtë aktivitet edhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni. Ishin gjithsej 14, ata që morrën  certifikata të klasifikuara sipas 2 kategorive.1.Guidë  Lokale”/”Udhërrëfyes Lokal” – të cilëve u është përcaktuar rajoni i zhvillimit të veprimtarisë dhe gjuhët përkatëse; 2.  “Guidë Kombëtare”/”Udhërrëfyes Kombëtar”- të cilët mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre në të gjithë vendin dhe gjuhët përkatëse.

 

Dëmtohen pikturat e Onufrit

on Tuesday, 15 January 2013. Posted in Lajme

Dëme të pallogaritshme në kurriz të kulturës shqiptare

Një sëre afreskesh nga më të rendesishmet të pikturës post-bizantine shqiptare, të pikturuara me mjeshteri te rralle nga Onufri jane dëmtuar rënde me qëllim grabitjen. 

Persona ende te paidentifikuar kane tentuar te grabisin  kishen e "Shen e Premtes", në fshatin Valas, të zonës së Shpatit, në rrethin e Elbasanit, duke shkatërruar pikturat murale të ikonografit të madh shqiptar, Onufri. 

E ndertuar në vitin 1540, kjo kishe mbante vlera të rralla kulturore për periudhën e piktures mesjetare shqiptare. Nga Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise ne vendngjarje ka ardhur Artan Shkreli, i cili konstatoi se demi i shkaktuar ishte kolosal. Duke krahasuar Onufrin ne Mikelanxhelon, Shkreli u shpreh me keqardhje se ky eshte nje dem i pariparueshem per kulturen shqiptare.”Mund të mendojmë në një farë mënyre se kjo është Kapela Sistine e afreskëve shqiptare, nje nga skenat me te jashtezakonshme qe gjendet ne të gjitha manualet e artit mesjetar shqiptar. Mbi këtë bazë, u ndërtua dhe një pjesë e mirë e kostumografisë shqiptare të mesjetës”, deklaroi Artan Shkreli, i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë.Nga ana tjeter, aktivisti i Forumit per Mbrojtjen e trashegimise dhe njekohesisht deputet i PS, Auron Tare, denoncoi kete demtim te rende te pikturave te Onufrit duke theksuar se ne nje vend europian, ministri i Kultures do te kishte dhene doreheqjen para nje situate te tille. ”Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore duhet të reagojë me largimin e personave përgjegjës për këtë punë. Unë nuk mund të imagjinoj sikur të dëmtohet Kapela Sistene në Itali dhe ministri i Kulturës të mos japë dorëheqjen menjëherë për paaftësi”, tha Auron Tare, deputeti i Partisë Socialiste.Kjo kishe eshte grabitur dy here brenda nje jave ne daten 30 dhjetor dhe ne 5 janar. Pasi u denoncua vjedhja e pare nga banoret e zones dhe komuna e Gjinarit, policia nuk mori asnje mase per mbrojtjen e saj apo per identifikimin e autoreve, çka beri qe situata te perseritej dhe demi i shkaktuar tashme te ishte i pariparueshem. ”Ne si komunë, unë si kryetar i komunës kemi lajmëruar policinë, e kemi bërë problem tek prefekti, tek Ministria e Kulturës, pasi kjo kishë është e 1540-s. Fatkeqësisht, asgjë nuk u bë për ta mbrojtur dhe dëmi është kolosal. Specialistët të gjejnë përgjegjësit”, tha i kreu i Komunës së Gjinarit, Kristaq Shqau.Pikturat e rralla murale te cilat pervec skenave religjioze mbartnin edhe aspekte te jetes se perditshem shqiptare kane bere nje revolucion ne pikturen kishtare mesjetare. Keto afreske kane qene te pamundura te grabiten nga muret e kesaj kishe shekullore pasi nga goditjet ato jane therrmuar. Sipas specialisteve, punimet e kryera me fije kashte nuk mund te zhvendosen pasi ato therrmohen dhe shkaterrohen teresisht. Qe prej vitit 2007, objekteve te kultit iu hoq mbikeqyresi i cili paguhej nga shteti me 3 mije leke te vjetra. Ato u lane ne meshire te fatit dhe vlera te rralla kulturore  mijeravjecare tashme nuk ekzistojne. top channel

Durrës. Për herë të parë kroçera “Deutschland” me 372 turistë

on Thursday, 31 October 2013. Posted in Lajme

Anija po zhvillon një tur mesdhetar, që ka nisur më 24 tetor dhe do të përfundojë më 6 nëntor.

 

DURRËS, 30 tetor 2013 – Në mengjesin me mjegull të 30 tetorit 2013, ora 7:00, në kalatën 5/a të portit të Durësit u bregëzua për herë të parë anija gjermane e tipit krujz “Deutschland”, me 372 turistë në bord. Në Durrës si agjenci pritëse është “Adetare”. Anija po zhvillon një tur mesdhetar, që ka nisur më 24 tetor dhe do të përfundojë më 6 nëntor. Pjesa më e madhe e turistëve janë gjermanë, por nuk mungojnë edhe vizitorë nga Austria, SHBA, Greqia dhe Izraeli, thotë zyra e shtypit e drejtorisë ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës sha. - 

 

Formësohet zyrtarisht tregu i përbashkët turistik Shqipëri-Kosovë

on Thursday, 06 February 2014. Posted in Lajme

U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e turizmit mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës.

Formësohet zyrtarisht tregu i përbashkët turistik Shqipëri-Kosovë

Delegacioni kosovar kryesohej nga Ministri Bernard Nikaj dhe për palën shqiptare marrëveshja u firmos nga Ministrja Eglantina Gjermeni. Kjo marrëveshje është shprehje e vullnetit të përbashkët mes dy qeverive asaj shqiptare dhe asaj Kosovare pas deklaratës për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik nënshkruar në Prizren, më 11 janar të këtij viti.   
Të dy palët vlersuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një sektor potencial për zhvillimin e ekonomisë në të dy vendet. 

Gjermeni: “Vizioni 2020”, Shqipëria një destinacion turistik në Brigjet e Mesdheut.

on Friday, 02 May 2014. Posted in Lajme

Fjala e Ministres Gjermeni mbi prezantimin e draft Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit 2014-2020 në Berat.

Gjermeni: “Vizioni 2020”, Shqipëria një destinacion turistik në Brigjet e Mesdheut.

Në Castle Park të qytetit të Beratit, po zhvillohet takimi për zhvillimin e strategjisë së turizmit për periudhën 2014-2020. Dhjetëra pjesëmarrës të fushave të turizmit, grupe interesi e gazetarë po e ndjekin këtë takim. Ministrja Gjermeni mbajti edhe një fjalim të gjatë që po jua sjellim më poshtë: 
Të nderuar pjesëmarrës,
Është kënaqësi e dyfishtë për mua të lançoj sot në qytetin e Beratit draft Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit 2014 -2020 si dhe çeljen e konsultimeve publike me grupet e interesit. 
Për ne është shumë e rëndësishme që strategjia e zhvillimit të turizmit të pasurohet me sygjerimet dhe komentet tuaja ndaj dua t’ju falenderoj që jeni këtu sot, pjesë e këtij procesi gjithëpërfshirës.

Kalaja e Lezhës, Shkreli e Tare: Projekti gjysmak, të anulohet

on Tuesday, 04 March 2014. Posted in Lajme

Projekti i miratuar më herët për të rivitalizuar kalanë e Lezhës, nuk mund të vihet në jetë dhe duhet anuluar

Fatmira Nikolli
Kjo është pak a shumë ajo çfarë thonë dy njohës të mirë të trashëgimisë, Artan Shkreli dhe Auron Tare. Dje, “GSH” botoi një artikull së bashku me foto të sajtit të kompanisë “Schnell” sh.p.k që e ka marrë me qira kalanë. Sipas fotografive, mësohet se kompania pretendon të ngrejë aty kompleks turistik(!), ndërsa shteti pretendon se do të rijetëzohet kalaja. Ndërkohë, kompania qiramarrëse ka nisur të mbrojë “tokën” e vet, duke hedhur në gjyq për gërmimet e bëra, edhe arkeologen Etleva Nallbani, paçka se kjo e fundit lejen e kish marrë nga institucionet shtetërore. 

Klik Ekspo Group këtë vit i hap “vend” edhe turizmit

on Thursday, 20 November 2014. Posted in Lajme

Panairi i përvitshëm i biznesit, vjen në vitin e 17-të

 

Panairi i përvitshëm i biznesit, i cili prej 17 vjetësh mbledh në Tiranë bizneset e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, rajonit të Ballkanit, e më gjerë, këtë edicion ka hapur një sektor të veçantë për turizmin, duke i ofruar atij pavione të të tëra, në të cilat, nëpërmjet qarqeve, institucioneve, kompanive dhe shoqatave të ndryshme, do të promovohet oferta turistike e Shqipërisë. Ky sektor, pritet të ketë shumë interes nga publiku, sidomos për sezonin dimëror i cili është në prag.

Konferenca e Turizmit "Nisma Adriatiko-Joniane"

on Friday, 10 January 2014. Posted in Lajme

Shqipëria mban presidencën deri në Maj 2014

Konferenca e Turizmit

 

Sot në Tiranë u zhvillua Konferenca për turizmin, në kuadër të “Iniciativës Adriatiko-Joniane”, me temë “Rritje e bashkëpunimit në fushën e turizmit mes vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ) me fokus të veçantë në strategjinë e BE-së për Makro-Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR)”. E pranishme në këtë aktivitet, ku mbajti edhe një fjalë përshëndëtese, ishte Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni.

Londër: Mbyllet panairi botëror i Turizmit

on Thursday, 05 December 2013. Posted in Lajme

Shqipëria përfaqësohet denjësisht në Panairin Europian të Turizmit

 

Një delegacion i kryesuar nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni, në Panairin Botëror të Turizmit (Ëorld Travel Market), në Londër u përmbyll me mes konsultimesh me ekspertët dhe aktorët vendas të turizmit, si edhe duke marrë ide dhe sugjerime nga ekspertiza e huaj. Znj.Eglantina Gjermeni ministre e MZHUT theksoi se Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të bëjë gjithçka për të promovuar Shqipërinë, duke shtuar numrin e turistëve të huaj, si edhe duke e kthyer turizmin në një sektor fitimprurës për ekonominë dhe gjenerues të vendeve të reja të punës.

Marrëveshje e përbashkët për zhvillimin e turizmit Shqipëri-Kosovë

on Tuesday, 14 January 2014. Posted in Lajme

Takimi i Prizrenit përfshin ndër të tjera, edhe zhvillimin e përbashkët turistik të të dy vendeve.

Një delegacion i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit nisi sot, dt 13.01.2014, bisedimet teknike me homologët kosovarë për hartimin e marrëveshjes për zhvillimin e turizmit mes dy vendeve. Marrëveshja synon organizimin e aktiviteteve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e turizmit dhe hartimin e paketës promocionale të përbashkët.
Pala shqiptare, me ekspertë të fushës së turizmit nga Ministria dhe Agjensia Kombëtare e Turizmit u prit nga Zv.Ministri I Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës  Z. Cuneyd Ustaibo dhe ekspertë të Divizionit të Turizmit, të cilët vlerësuan nismën për një marrëveshje bashkëpunimi mes qeverive, si një mundësi për të rritur dhe bashkërenduar nismat për promovimin e turizmit në të dy vendet.