Durrës. Për herë të parë kroçera “Deutschland” me 372 turistë
Anija po zhvillon një tur mesdhetar, që ka nisur më 24 tetor dhe do të përfundojë më 6 nëntor.
Gjatë qëndrimit programi parashikon vizita në qendrat arkeologjike dhe muzeore Durrës, Krujë, Apoloni, Berat dhe Tiranë. “Deutschland”-i është nisur nga porti i Venecias, dhe më pas ka ndaluar në Koper, Dubrovnik e Kotor. Pas qëndrimit prej 13 orësh në Durrës, në orën 20:00, ajo do të niset për në Korfuz, e më pas Itakë dhe Pire. “Deutschland”-i, që ka vizituar portin e Vlorës në vitin 2012, ka planifikuar një vizitë tjetër në Durrës në tetor të vitit 2014.
Info
“Deutschland”-i është anije turistike me flamur gjerman, regjistruar në Nojshtadt (Neustadt), në pronësi dhe operim të kompanisë gjermane “Peter Deilmann Reederei GmbH & Co. KG”. Ka një dekor në stilin Art Deco. “Deutschland”-i hyri në shfrytëzim më 16 maj 1998. U ndërtua në kantierin detar gjerman “Howaldtswerke-Deutsche Werft”, Kiel në vitet 1996-1998. Kapaciteti: 520 udhëtarë dhe 280 veta si personel dhe ekuipazh. Tonazhi bruto: 22 400. 10 kuverta, nga të cilat 7 janë në përdorim të udhëtarëve. Gjatësia 175.30 m, gjerësia 23 m, shpejtësia 20 nyja (37 km/orë). Komiteti Olimpik Gjerman e përdori anijen si rezidencë gjatë Olimpiadës Verore 2012 në Londër.agjencia e lajmeve “Dyrrah”