Klik Ekspo Group këtë vit i hap “vend” edhe turizmit
Panairi i përvitshëm i biznesit, vjen në vitin e 17-të
Panairi i përvitshëm i biznesit, i cili prej 17 vjetësh mbledh në Tiranë bizneset e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, rajonit të Ballkanit, e më gjerë, këtë edicion ka hapur një sektor të veçantë për turizmin, duke i ofruar atij pavione të të tëra, në të cilat, nëpërmjet qarqeve, institucioneve, kompanive dhe shoqatave të ndryshme, do të promovohet oferta turistike e Shqipërisë. Ky sektor, pritet të ketë shumë interes nga publiku, sidomos për sezonin dimëror i cili është në prag.