Në datën 30 korrik në ambientet e universitetit “Mesdhetar”, në Tiranë, u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave për udhërrëfyesit e parë turistikë. E pranishme në këtë aktivitet edhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni. Ishin gjithsej 14, ata që morrën certifikata të klasifikuara sipas 2 kategorive.1.Guidë Lokale”/”Udhërrëfyes Lokal” – të cilëve u është përcaktuar rajoni i zhvillimit të veprimtarisë dhe gjuhët përkatëse; 2. “Guidë Kombëtare”/”Udhërrëfyes Kombëtar”- të cilët mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre në të gjithë vendin dhe gjuhët përkatëse.