Articles in Category: Lajme

Mbahet Konferenca Kombetare e Ligatinave

on Monday, 03 February 2014. Posted in Lajme

MMPAU organizon Konferencën Kombëtare me temë: “Ligatinat dhe bujqësia në Shqipëri”

Mbahet Konferenca Kombetare e Ligatinave

Në ditën Botërore të Ligatinave, Ministria e Mjedisit organizoi sot Konferencën Kombëtare me temë: “Ligatinat dhe bujqësia në Shqipëri”. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti.

National Geographic: "Moratoriumi antigjueti, një lajm i mirë për ekoturizmin.

on Sunday, 16 February 2014. Posted in Lajme

NG i bën jehonë pozitive ligjit të Ministrisë së Mjedisit

 

“National Geographic” përkrah nismën e qeverisë shqiptare për moratoriumin që ndalon me dy vite gjuetinë e zogjve dhe gjitarëve. Vetëm pak kohë më parë revista prestigjoze “National Geographic” dha alarmin për numrin e madh të vrasjeve të zogjve migrues dhe gjitarëve të tjerë, përmes shkrimit të Jonathan Franzen “Kënga e fundit e zogjve migrues”. 

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Turizmit

on Wednesday, 05 March 2014. Posted in Lajme

Kjo marrëveshje synon rritjen e bashkëpunimit me UNWTO-në me qëllim përmirësimin e aftësisë konkurruese dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të Turizmit në Shqipëri.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni nënshkroi sot në Berlin Marrëveshjen 2-vjeçare të Bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Turizmit, Agjencinë e specializuar të Kombeve të Bashkuara në fushën e turizmit, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Z.Taleb Rifai.  Kjo marrëveshje synon rritjen e bashkëpunimit me UNWTO-në me qëllim përmirësimin e aftësisë konkurruese dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të Turizmit në Shqipëri. “Shqipëria prezantohet sot me një  Imazh të Ri Turistik, - vlerësoi Ministrja Gjermeni. Përmes kësaj marrëveshje ne angazhohemi të punojmë për të përmirësuar pozicionin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit”, - deklaroi Ministrja Gjermeni.

NIKAJ-MERTURI - Park natyror rajonal

on Wednesday, 30 April 2014. Posted in Lajme

eshte prezantuar Plani i Menaxhimit te Parkut Natyror Rajonal “Nikaj-Mertur” nga Kompania gjermane GOPA e cila vepron ne kuader te GIZ

NIKAJ-MERTURI - Park natyror rajonal

Me daten 14 Prill 2014, ne ambientet e Komunes Lekbibaj, ne prani te kryepleqve, keshilltareve, te   drejtorise se mjedisit ne rreth etj, eshte prezantuar Plani i Menaxhimit te Parkut Natyror Rajonal “Nikaj-Mertur” nga Kompania gjermane GOPA e cila vepron ne kuader te GIZ. Kjo nisme eshte marre ne kuader te Projektit:  â€˜Ruajtja dhe përdorimi i Biodiversiteti në Zonat Rurale në Shqipëri - CABRA’ dhe eshte hartuar nga Dr. Hartmut Mueller & Abdulla Diku.

Nisin konsultimet me grupet e interesit për Ligjin e Turizmit në Tiranë

on Friday, 17 January 2014. Posted in Lajme

Ministrja Gjermeni: Rishikimi i ligjit ekzistues, domosdoshmëri

Nisin konsultimet me grupet e interesit për Ligjin e Turizmit në Tiranë

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit zhvilloi  në Tiranë raundin e dytë të konsultimeve gjithëpërfshirëse me grupet e interesit për rishikimin e Ligjit të Turizmit, me njësitë e qeverisjes vendore dhe përfaqësues të biznesit, shoqërise civile, universitetet dhe ekspertë të zmit.
 Ministrja Znj. Eglantina Gjermeni e pranishme në konsultimet me grupet e interesit në kryeqytet, deklaroi se rishikimi i Ligjit të Turizmit është një domosdoshmëri për t’ju përshtatur zhvillimeve dinamike të këtij sektori prioritar të ekonomisë në përputhje me standartet ndërkombëtare. “Rishikimi I ligjit ekzistues, i hartuar në vitin 2007, vjen si një hap cilësor drejt rregullimit dhe standartizimit të problematikave në sektorin e turizmit”- deklaroi në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet Ministrja Gjermeni. 

OBT fton novatorët të shpalosin idetë e reja në turizëm

on Monday, 04 August 2014. Posted in Lajme

Teknologji, informacion, risi - gjithçka që i shërben turizmit, në e dicionin e 11-të

 

 

Organizata Botërore e Turizmit fton novatorë të aplikojnë për edicionin e 11-të cmimit "Për ekselencë dhe inovacion në turizëm". Detajet dhe informacionin e plotë për aplikimin, i gjeni në linkun e mëposhtëm. 

 

Organizata Botërore e Turizmit fton ministren Gjermeni

on Wednesday, 15 January 2014. Posted in Lajme

Takimet e Ministres Gjermeni në selinë e UNWTO - programe konkrete ne fushën e turizmit shqiptar

Organizata Botërore e Turizmit fton ministren Gjermeni

 

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilloninë datat 13 dhe 14 Janar, 2014 një vizitë pune në selinë e Organizatës Botërore të Turizmit, UNWTO. Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO, Z. Taleb Rifai Ministrja Gjermeni mori premtimin se Organizata Botërore e Turizmit do të asistojë Shqipërinë përmes programeve konkrete zhvillimi në fushën e turizmit dhe do të ofrojë asistencë teknike, duke mbështetur iniciativat e Ministrisë për zhvillimin e turizmit. Palët ranë dakord të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi për 2 vitet e ardhshme ku do të sanksionohen termat konkrete të bashkëpunimit mes institucioneve.

Synimi themelor ka theksuar ministrja Gjermeni kohët e fundit në media, është kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar në ofertën mesdhetare të tregjeve ndërkombëtare të turizmit, duke krijuar një imazh të ri për Shqipërinë turistike, që shkon përtej ofertës së diellit dhe rërës, duke fokusuar në atë çfarë është unike"

 

 

Panairi Kombëtar i Artizanatit

on Sunday, 22 December 2013. Posted in Lajme

Shpalosen hiret e traditës në sheshin “Vëllezërit Frashëri”

Panairi Kombëtar i Artizanatit u zhvillua në datat 15 dhe 16 dhjetor 2013 në sheshin “Vëllezërit Frashëri” në Tiranë. Gjatë panairit u promovua një gamë e larmishme produktesh të ofruara nga 40 artizanë nga e gjithë Shqipëria.
Panairi synonte zgjerimin e tregut të shitjeve të produkteve duke ndikuar në mënyre të drejtpërdrejtë në ekonominë e familjeve të artizanëve shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra. Panairi është një aktivitet në vazhdimësi të panairit të artizanatit në Gjirokastër, që ka si synim:
• evidentimin e vlerave kulturore
• fuqizimin e artizanëve
• rritjen e te ardhurave për këta artizanë dhe për familjet e tyre
• përmirësimin e cilësisë se produkteve të tyre
Ky panair u organizua nga “Nxitja e Biznesit Social”, një agjenci publike e krijuar në vitin 2010 dhe e fokusuar në politikat sociale për reduktimin e varferisë. Agjencia ka mbështetur dhe mbështet aktivitete si panairet e artizanatit, ku promovohet kultura dhe tradita shqiptare, por në të njëjtën kohë promovohen produktet cilësore te artizanëve nga e gjithë Shqipëria.

Panairi Kombëtar i Artizanatit, Gjirokastër

on Monday, 23 September 2013. Posted in Lajme

Qyteti i gurtë mirëpret për të disatin vit rresht, punët më të bukura artizanale shqiptare

Panairi Kombëtar i Artizanatit është bërë një nga eventet e përvitshme kulturore më të rëndësishme në qytetin e Gjirokastrës, duke u kthyer tashmë në një manifestim të fuqishëm të artit dhe traditës popullore mbarëkombetare shqiptare. Tashmë i mirorganizuar dhe plot risi, panairi do të përbëhet nga aktivitete si  "Nga një Panair në tjetrin", "Një paradë kostumesh popullore”,  "Gruaja, Sipërmarrja, Mjedisi" , Shpallja e fituesve të Panairit, dmth e punës më të bukur artizanale, etj. Këto, premotjë organizatorët,  do te jenë vetëm disa nga aktivitetet e organizuara, por ....do të ketë edhe surpriza.

Panairi do të zhvillohet në datat 27, 28 dhe 29 shtator 2013. travel

Pogradec-Ohër linjë turistike verore me traget

on Tuesday, 17 June 2014. Posted in Lajme

Qyteti turistik ka përuruar sot rifillimin e linjës, pas ndërprerjes njëshekullore

Pogradec-Ohër linjë turistike verore me traget

Qyteti turistik i Pogradecit tashme ka nje linje te re transporti per turistet dhe vizitoret e shumte qe vijne ne te. Sot, ne date 17 qershor eshte inaguruar linja e re e transportit nderliqenor qe lidh tre qytetet buze liqenit, Pogradecin, Strugen dhe Ohrin. Pas 100 vjetesh u rilind edhe njehere transporti me traget nepermjet liqenit. 

Prizreni, sa i bukur!

on Thursday, 16 January 2014. Posted in Lajme

Edhe qyteti mesjetar i Kosovës merr vëmendjen e mediave botërore

Prizreni, sa i bukur!

 

Kemi shkruar shpesh për Prizrenin, qytetin e bukur buzë kufirit të dy vendeve tona, që neve na kujton Beratin, për nga arkitektura mesjetare, por që ka personalitetin e tij turistik të padiskutueshëm. Një qytet mikpritës, panoramikën e të cilit mund ta shijoni fort mirë nga bedenat e kalasë, së fundi ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave botërore.

Produktet natyrale dhe pa stimulantë, arma e ardhshme në ekoturizëm

on Tuesday, 18 February 2014. Posted in Lajme

Ministri Panariti: Ndalje e plotë e stimulantëve, do të amendojmë ligjin

Produktet natyrale dhe pa stimulantë, arma e ardhshme në ekoturizëm

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka deklaruar se është në diskutim dhe po bëhen përpjekje për amendimin e ligjit aktual për ndalimin e stimulantëve që përdoren në bujqësi për rritjen artificiale, të rrezikshme për konsumatorin.Etrel dhe Boldemec të diskutuara vitin e kaluar, ngjallën debate në Shqipëri, por edhe më gjerë, pasi komisione nga Bashkimi Europian në raportet e tyre kanë pasqyruar përdorimin e stimulantëve në Shqipëri, të ndaluara prej vitesh në vendet e BE-së.

Projekt pilot për çertifikimin e guidave turistike

on Tuesday, 25 February 2014. Posted in Lajme

Gjermeni: “Para fillimit të sezonit turistik do të kemi gati guidat e para të çertifikuara”

Projekt pilot për çertifikimin e guidave turistike

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit lançoi sot në bashkëpunim me Qëndrën për Edukim Ekonomik dhe Biznes projektin pilot për zhvillimin e kursit të trajnimit për grupin e parë të guidave turistike. Projekti që do të zbatohet për një periudhë 3 mujore, synon gjetjen e rrugëve efikase për zgjidhjen e problemit të mungesës së guidave turistike të çertifikuara në vend.

PS, konferencë për urbanistikën

on Monday, 26 August 2013. Posted in Lajme

Eglantina Gjermeni: janë ekspertë të shkëlqyer nga e gjithë bota

32 arkitektë, planifikues urbanë, ekonomistë nga e gjithë bota kanë mbërritur në vendin tonë për të marrë pjesë në Konferencën me titull "Shqipëria e Gjeneratës së Re", që do të zhvillohet nga Partia Socialiste në datat 26 dhe 27 gusht 2013. 

Queen Elisabet "pushton" Sarandën

on Wednesday, 22 October 2014. Posted in Lajme

Kruaziera e famshme, më e madhja në botë, ka ulur spirancën në portin e qytetit jugor.

Queen Elisabet

 Anija më e famshme në botë, “Queen Elizabeth”, e cila është përuruar nga Mbretëresha Elizabet 4 vjet më parë, ka vizituar për herë të parë Shqipërinë. Anija e kompanisë britanike Cunard u ankorua në portin e Sarandës vetëm për një ditë dhe pasagjerët vizituan kryesisht qytetin dhe rrënojat Antike të Butrintit. Agjencia Kombëtare e Bregdetit bëri me dije se pas disa muajsh bisedime me kompaninë Cunard ka bërë të mundur këtë vizitë të rrallë të një prej anijeve më të famshme në botë. E ndërtuar vetëm disa vite më parë anija ultramoderne “Queen Elizabeth”, e cila mban 2000 pasagjerë në bord, ka zëvendësuar të famshmen “Queen Elizabeth 1″ dhe shërben si një kruaziere luksoze transoqeanike. Kruazieri transoqeanik, "Queen Elizabeth", mund të jetë një ndikues i madh sezonal për turizmin jugor, nëse i shpeshton më shumë vizitat dhe zgjat qëndrimin për turistët.