National Geographic: "Moratoriumi antigjueti, një lajm i mirë për ekoturizmin.
NG i bën jehonë pozitive ligjit të Ministrisë së Mjedisit
“National Geographic” përkrah nismën e qeverisë shqiptare për moratoriumin që ndalon me dy vite gjuetinë e zogjve dhe gjitarëve. Vetëm pak kohë më parë revista prestigjoze “National Geographic” dha alarmin për numrin e madh të vrasjeve të zogjve migrues dhe gjitarëve të tjerë, përmes shkrimit të Jonathan Franzen “Kënga e fundit e zogjve migrues”.
Ky vend ballkanik shkruan , “National Geographic”, “është një vend kalimi i zogjve shtegtarë, ndërsa moratoriumi përfshin ligatinat e vendbanime të tjera për miliona shpendë migrues. Hapësirat e dobëta të ligjit të mëparshëm, rritja e pronësisë së armëve të gjahut pa kriter si dhe numri i madh i gjahtarëve të huaj në këtë vend, kishte bërë që në Shqipëri të qëllohej mbi çdo shpend, që nga shqiponjat, shpendët shtegtarë e deri tek zogjtë e vegjël këngëtarë”.
Moratoriumi i ndalimit të gjuetisë për dy vite, do të lejojë të fluturojnë të lirë në qiellin shqiptar zogjtë shtegtarë. Ky është një lajm shumë i mirë për turizmin shqiptar, në vend do të do të ketë zogj shtegtarë e vizitorë të tjerë, të interesuar për eko-turizmin.