Queen Elisabet

Queen Elisabet "pushton" Sarandën

on Wednesday, 22 October 2014. Posted in Lajme

Kruaziera e famshme, më e madhja në botë, ka ulur spirancën në portin e qytetit jugor.

Queen Elisabet

 Anija më e famshme në botë, “Queen Elizabeth”, e cila është përuruar nga Mbretëresha Elizabet 4 vjet më parë, ka vizituar për herë të parë Shqipërinë. Anija e kompanisë britanike Cunard u ankorua në portin e Sarandës vetëm për një ditë dhe pasagjerët vizituan kryesisht qytetin dhe rrënojat Antike të Butrintit. Agjencia Kombëtare e Bregdetit bëri me dije se pas disa muajsh bisedime me kompaninë Cunard ka bërë të mundur këtë vizitë të rrallë të një prej anijeve më të famshme në botë. E ndërtuar vetëm disa vite më parë anija ultramoderne “Queen Elizabeth”, e cila mban 2000 pasagjerë në bord, ka zëvendësuar të famshmen “Queen Elizabeth 1″ dhe shërben si një kruaziere luksoze transoqeanike. Kruazieri transoqeanik, "Queen Elizabeth", mund të jetë një ndikues i madh sezonal për turizmin jugor, nëse i shpeshton më shumë vizitat dhe zgjat qëndrimin për turistët. 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

23509

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.