Projekt pilot për çertifikimin e guidave turistike

Projekt pilot për çertifikimin e guidave turistike

on Tuesday, 25 February 2014. Posted in Lajme

Gjermeni: “Para fillimit të sezonit turistik do të kemi gati guidat e para të çertifikuara”

Projekt pilot për çertifikimin e guidave turistike

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit lançoi sot në bashkëpunim me Qëndrën për Edukim Ekonomik dhe Biznes projektin pilot për zhvillimin e kursit të trajnimit për grupin e parë të guidave turistike. Projekti që do të zbatohet për një periudhë 3 mujore, synon gjetjen e rrugëve efikase për zgjidhjen e problemit të mungesës së guidave turistike të çertifikuara në vend.

“Çertifikimi i guidave turistike është një nga prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Para fillimit të sezonit turistik ne do të kemi gati guidat e para të çertifikuara, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në këtë sector,- deklaroi Ministrja Gjermeni.
Për kryetarin e qendrës Kristo zhvillimi I turizmit të qëndrueshem duhet të jetë në harmoni të plotë me mikpritjen cilësore dhe profesionale që u bëhet turistëve të huaj.
Shumë shpejt Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të çelë në faqen e saj zyrtare dhe në facebook konkursin për të aplikuar në kursin e trajnimit që do të organizohet. Konkursi do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit.
Aplikantët e përzgjedhur nga Komisioni i vlerësimit që do të ngrihet pranë Ministrisë mbas përfundimit të kursit të trajnimit dhe provimit për plotësimin me sukses të programit do të pajisen me çertifikatë profesionale nga ministria.   
Guidat turistike do të regjistrohen me numër identifikues në regjistrin e Guidave Turistike të çertifikuara nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Regjistri do të jetë i publikuar online në faqen e Ministrisë.
Protokolli i Bashkëpunimit i nënshkruar sot nga Ministrja Eglantina Gjermeni dhe kryetari i qendrës Ilia Kristo ka në fokus edhe asistencën që Qendra për Edukim Ekonomik dhe Biznes do të ofrojë në hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit 2014 – 2020 dhe rishikimin e ligjit për Turizmin me qëllim finalizimin e një legjislacioni të plotë dhe efektiv për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të turizmit.

5.0/5 rating (1 votes)

Hits

24256

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.