Mbahet Konferenca Kombetare e Ligatinave

Mbahet Konferenca Kombetare e Ligatinave

on Monday, 03 February 2014. Posted in Lajme

MMPAU organizon Konferencën Kombëtare me temë: “Ligatinat dhe bujqësia në Shqipëri”

Mbahet Konferenca Kombetare e Ligatinave

Në ditën Botërore të Ligatinave, Ministria e Mjedisit organizoi sot Konferencën Kombëtare me temë: “Ligatinat dhe bujqësia në Shqipëri”. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Koka vuri theksin në rëndësinë e trajtimit të ligatinave në vendin tonë tnë përputhje të plotë me konventën Ramsar. “Kremtimi i Ditës Botërore të ligatinave ofron një mundësi ideale për të nxjerrë në pah rëndësinë e ekosistemeve ligatinore në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë, sidomos për faktin se veprimtaria bujqësore mbështeten në tokën, ujin, bimët dhe faunën për të siguruar ushqimin dhe për të përmirësuar jetesën e njeriut. Përdorimi i mençur i ligatinave dhe shërbimeve të tyre të ekosistemit është në qendër të qëllimit të Konventës Ramsar. Kjo do të thotë që menaxhimi i ndërveprimeve bujqësi-ligatina ka si qëllim gjetjen e një balance të përshtatshme ndërmjet shërbimeve siguruese, mbështetëse, rregulluese dhe kulturore të ekosistemeve.”-u shpreh ministri Koka i cili tha se gjetja e kësaj balance mbetet një sfidë e ministrive të linjës. “E konsideroj sfidë, pasi në shumë vende të botës, burimet ujore tashmë janë përdorur në ose përtej kufijve të tyre të qëndrueshëm. Bujqësia do të kërkojë më shumë ujë për të mbështetur më shumë njerëz në të ardhmen, por ligatinat ende duhet të kenë ujë të mjaftueshëm për të ruajtur karakterin e tyre ekologjik dhe shërbimet esenciale të ekosistemit. Nga ana tjetër, funksionet dhe vlerat ekonomike të ligatinave duhet të merren parasysh në planifikimin për prodhimin e ushqimit dhe produkteve të tjera bujqësore. Për të garantuar këtë qasje, në kuadër të Direktivës së Bashkimit Europian për ujin, Ministria e Mjedisit, ka shënuar një progres të dukshëm institucional dhe ligjor për administrimin e ekosistemeve ujore.”
Në fjalën e tij Ministri Koka tha se Ministria e Mjedisit po harton projektvendimet në përputhje të plotë me direktivën Kuadër të ujit dhe direktivave që lidhen me të. “Në përmbushje të ligjit për menaxhimin e integruar të ujërave, jemi në proces të hartimit të strategjisë kombëtare për menaxhimin e integruar të ujerave si dhe strategjisë kombëtare për kadastrën e ujërave.”
Ministri i Mjedisit theksoi se miratimi nga Këshilli i Ministrave i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave do të sjellë efektet e dukshme edhe tek ligatinat. 
Ligatinat shqiptare përfaqësojnë mjedisin më të ndjeshëm dhe më të rëndësishëm në Shqipëri. Ata janë zona me vlera dhe përdorime të shumta ekologjike dhe ekonomike, duke qene se ofrojnë peshk dhe habitate për kafshët e egra, mbështetin zinxhirin kompleks ushqimor, thithin ujin duke zvogëluar përmbytjet dhe dëmet nga stuhitë, kontrollojnë erozionin, përmirësojnë cilësinë e ujit, dhe sigurojnë hapësira të lira me vlera estetike. Është vlerësuar se lagunat bregdetare, duke qenë ekosisteme specifike midis tokës dhe detit, janë ekosistemet ujorë më produktivë. Sipërfaqja ujore natyrore zë 2,3% të territorit, ndërsa sipërfaqja ujore artificiale zë 0,5% të territorit. Ligatinat mbulojnë rreth 90,000 ha ose 3.2% të territorit kombëtar. Në Shqipëri, gjenden pesë lloje të ligatinash, në bazë të origjinës së tyre të formimit dhe funksionin e tyre. Zona më e madhe përbëhet nga liqenet e hidrocentraleve, i ndjekur nga liqenet natyrore (me origjinë tektonike, glaciale, ose karstike) dhe sistemet lagunore bregdetare. Më shumë se 70% e vertebroreve të vendit, sidomos shpendët, zvarranikët dhe gjitarët janë gjetur në këto territore.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

26351

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.