Panairi Kombëtar i Artizanatit
Shpalosen hiret e traditës në sheshin “Vëllezërit Frashëri”

Panairi synonte zgjerimin e tregut të shitjeve të produkteve duke ndikuar në mënyre të drejtpërdrejtë në ekonominë e familjeve të artizanëve shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra. Panairi është një aktivitet në vazhdimësi të panairit të artizanatit në Gjirokastër, që ka si synim:• evidentimin e vlerave kulturore
• fuqizimin e artizanëve
• rritjen e te ardhurave për këta artizanë dhe për familjet e tyre
• përmirësimin e cilësisë se produkteve të tyre
Ky panair u organizua nga “Nxitja e Biznesit Social”, një agjenci publike e krijuar në vitin 2010 dhe e fokusuar në politikat sociale për reduktimin e varferisë. Agjencia ka mbështetur dhe mbështet aktivitete si panairet e artizanatit, ku promovohet kultura dhe tradita shqiptare, por në të njëjtën kohë promovohen produktet cilësore te artizanëve nga e gjithë Shqipëria.