Konferenca e Turizmit

Konferenca e Turizmit "Nisma Adriatiko-Joniane"

on Friday, 10 January 2014. Posted in Lajme

Shqipëria mban presidencën deri në Maj 2014

Konferenca e Turizmit

 

Sot në Tiranë u zhvillua Konferenca për turizmin, në kuadër të “Iniciativës Adriatiko-Joniane”, me temë “Rritje e bashkëpunimit në fushën e turizmit mes vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ) me fokus të veçantë në strategjinë e BE-së për Makro-Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR)”. E pranishme në këtë aktivitet, ku mbajti edhe një fjalë përshëndëtese, ishte Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni, mori pjesë në konferencën e “Iniciativës Adriatiko-Joniane” për turizmin, me temë “Rritje e bashkëpunimit në fushën e turizmit mes vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ) me fokus të veçantë në strategjinë e BE-së për Makro-Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR)”.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, znj. Gjermeni theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve të “Nismës Adriatiko-Joniane” për realizimin e projekteve për zhvillimin e turizmit. Ministrja Gjermeni u shpreh se Shqipëria ka një mundësi të mirë të mësojë nga eksperiencat pozitive të vendeve të tjera të rajonit.
Znj. Gjermeni garantoi gjithashtu se do të forcohet edhe më tej bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij privat për realizimin e projekteve konkrete për turizmin, ndërsa Ministria do të jetë e hapur për të bashkëpunuar edhe me aktorë të tjerë, si me botën akademike, ashtu edhe me shoqërinë civile.
Ministrja Gjermeni u shpreh se do të punohet për të realizuar marrëveshje me vendet e rajonit, duke krijuar edhe paketa të përbashkëta turistike rajonale. Znj. Gjermeni apeloi gjithashtu për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe vlerave të tjera që ruajnë identitetin kombëtar shqiptar.
Në konferencë ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i “Nismës, Adriatiko-Joniane”, Ambasadori Fabio Pigliapoco, ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve anëtare të “Nismës Adriatiko-Joniane”, përfaqësues të Komisionit Europian dhe aktorë të tjerë.
Konferenca përmes axhendës së përzgjedhur ishte një mundësi e mirë për të gjitha vendet pjesëmarrëse për të ndarë eksperiencat e tyre në fushën e turizmit. Në “Nismën Adriatiko-Joniane” aderojnë veç Shqipërisë edhe Kroacia, Greqia, Italia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

24586

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.