300 Vullnetarë të Korpusit pastrojnë plehrat në Seman

on Monday, 28 April 2014. Posted in Lajme

Korpusi i palodhur i Vullnetarëve vazhdon luftën stoike me mbeturinat e Shqipërisë, sidomos me ato që kanë zënë vend nëpër bregdetin shqiptar, i cili po pregatitet dalëngadalë të presë sezonin e ri turistik.

300 Vullnetarë të Korpusit pastrojnë plehrat në Seman

Korpusi i palodhur i Vullnetarëve vazhdon  luftën stoike me mbeturinat e Shqipërisë, sidomos me ato që kanë zënë vend nëpër bregdetin shqiptar, i cili po pregatitet dalëngadalë të presë sezonin e ri turistik.
Drejtuesi i Korpusit, gazetari Mentor Kikia, thotë se përveçse një aktivitet që ka kohë tashmë që ka marrë përmasa kombëtare, kjo fushatë e stërzgjatur e këtyre vullnetarëve që për hir të së vërtetës duhet thënë se janë shtuar, është njëkohësisht edhe një protestë përkundër pasivitetit të pjesës më të madhe të popullsisë por sidomos kundër asaj pjese të papërgjegjshme që duhet theksuar se nuk është e vogël, që jo vetëm e ka ndotur ambientin por që ka shumë gjasa që të vazhdojë ta bëjë edhe në këtë sezon, si në të gjitha vitet e tjera.

Aktivitetit të Semanit iu bashkuan edhe punonjësit e Bankers Petroleum, madje presidenti i kompanisë tha se kishte udhëtuar enkas për t’iu bashkuar nismës. Presindenti i Bankers, David French, u bëri thirrje të gjithëve që të kontribuojnë në pastrimin e ambinetit pasi është i të gjithëve dhe të gjithë do të pushojnë në të.
Aksioni i radhës i Korpusit të Vullnetarëve, do të jetë të shtunën në Velipojë.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

24783

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.