Bjeshkët e Rugovës - mirëse vini në mbretërinë e Natyrës
Destinacion i mrekullueshëm në çdo stinë
Ndër destinacionet më të reja turistike të cila mund të hyjnë në listën e top destinacioneve kosovare, nuk mund të mos ju njohim me Bjeshkët e Rugovës, si një nga vendet më të bukura në Kosovë, ku mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër e natyrës që është treguar vërtet bujare me këtë vend. Ju mund ta vizitoni në çdo stinë këtë krahinë të mrekullueshme, duke qenë të sigurt për argëtimin tuaj, i cili fillon me shëtitjet në natyrë, me gjelbërimin marramendës, me ekspedita të gjata zbuluese të vendeve më të bukura, me shijimin e ushqimeve natyrale dhe mikpritjes së pashoqe, e përfundon me sportin e skive, që ju presin në zemër të dimrit, të rrëshqisni mbi shpatet e butë e të ashpër njëkohësisht.