"Nothing Familiar": Berati, qyteti malor më i mrekullueshëm që keni parë ndonjëherë
Nga portali amerikan që i kushtohet udhëtimeve në botë.
Nga Gent Sinani
TIRANË/ATSH/ – Qyteti i Beratit në Shqipëri është thjesht qyteti malor më joshës në Europë, fillon reportazhin e saj për qytetin e “një mbi një dritareve” portali amerikan “Nothing Familiar” që i kushtohet udhëtimeve në botë. “Nëse do të ndodhej në një vend më popullor si Italia apo Franca autobusët me turistë do të ishin në radhë dhe njerëzit do ishin duke u ngjeshur në çdo rrugicë. Për fatin tonë të mirë nuk ishte kështu! Megjithatë, situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Berati nuk ngjason me asnjë qytet tjetër që keni parë, duke filluar nga godinat e ngecura në mal dhe duke vazhduar me dritaret e panumërta që shkëlqejnë nën dritën e diellit”, shkruan portali amerikan.