Articles in Category: Destinacione

The Best Places to go - Destinacionet më të bukura shqiptare 2015

on Tuesday, 09 June 2015. Posted in Destinacione

Këtë vit propozimet tona për udhëtimet e vitit, vijnë të gjitha nga natyra

The Best Places to go - Destinacionet më të bukura shqiptare 2015
Jo më kot këtë vit kemi vendosur që destinacionet  më të mira shqiptare t’i ofrojmë të gjitha nga natyra. Male, dete, pyje, lumenj, laguna, shtigje, natyrë, zogj, kafshë, gjithçka që natyra shqiptare ofron, në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç i kemi, pa zbukurime e teprime por duke mos i lënë në hije. Bota (rreth nesh) ka shumë më pak dhe bërtet (marketon) shumë më shumë.
Mënyra se si e kemi ofruar Shqipërinë natyrore të 2015-ës, është edhe një qasje drejt turizmit aktiv, të cilin jemi përpjekur ta nxjerrim sa më në pah. Dhe këtë e kemi bërë duke prekur vetë çdo shteg e çdo gjethe, ashtu siç në fund të fundit shijohet natyra. Shijojeni dhe gëzuar sezonin turistik të këtij viti!

Destinacione dimërore në Shqipëri

Written by Flora Xhemani Baba on Saturday, 28 December 2013. Posted in Destinacione

për pushime të bardha, të bukura dhe me aromë Shqipërie...

Destinacione dimërore në Shqipëri

 Destinacione….argëtim….ski!

Natyrisht për çfarë mund të flitet tjetër dimrit përveçse, se ku janë vendet më të bukura për të shkuar e për t’iu gëzuar dëborës. Problemet hëpërhë i kemi lënë t’i mbulojë bardhësia e saj, e tani do të flasim vetëm për argëtim dhe kënaqësi.
Dimri tashmë është  shtruar këmbëkryq e na ka sjellë dëborë me shumicë anekënd trojeve tona shqiptare, në veri e jug, verilindje e juglindje të Shqipërisë. E kemi thënë tashmë shpesh e, e rithemi, Shqipëria nuk ka resorte skish. Ato nëse doni t’i kërkoni, mund t’i shijoni  në vendet fqinje, edhe në pronësi të shqiptarëve, në Brezovicë, ndanë Maleve të Sharrit apo në Kodrën e Diellit në Tetovë ku bukuritë natyrore janë ndërlidhur fort me ndërtimet e këndshme alpine.
Po ku mund të shkohet për turizëm dimëror në Shqipëri?
Juglindja dhe verilindja e Shqipërisë, po bëhen së fundmi destinacioni i synuar fort, pas ndërtimit të hoteleve dhe fshatrave turistikë modernë. 

 

Gjakova, qyteti që i dha frymë Shqipërisë

on Sunday, 22 December 2013. Posted in Destinacione

Mirëse vini mes traditës dhe vlerave shqiptare!

Gjakova,  qyteti që i dha frymë Shqipërisë

 

Info: Komuna Gjakovë
Gjakova gërsheton historinë e vjetër dhe moderne, me arkitekturën e çarshisë së Vjetër, ndër më të mëdhatë në Ballkan. Gjakova është qytet i tokës pjellore të atdhetarëve, intelektualëve, politikanëve, artistëve, zejtarëve e sportistëve. Qytet që ka ruajtur lidhjet e ngushta me Shkodrën dhe Shqipërinë. gjatë historisë, ndryshe nga shqiptarët e tjerë të Kosovës që shpërnguleshin në Turqi, gjakovarët u vendosën në Shqipëri, duke u organizuar në luftë për çlirimin e vndit.

 

Rodoni dhe Shën Pjetri - det, natyrë dhe histori

on Monday, 29 July 2013. Posted in Destinacione

Një nga perlat e bregdetit durrsak, tashmë jo të paarritshme...

Rodoni dhe Shën Pjetri - det, natyrë dhe histori

 

Deri para pak kohësh ka qenë një zonë plotësisht e pavizitueshme, ndonëse një nga më të bukurat e Shqipërisë. Këtu nuk po ju propozojmë vetëm plazhe por edhe natyrë, kulturë dhe histori. Plazhi i Kepit të Rodonit, i cili në fakt është vetëm fundi i skajshëm i Gjirit të Lalzit, është gjithashtu skaji më verior i Gjirit të Durrësit dhe gjithë vijës së tij bregdetare. Një zonë që ndodhet rreth 24 km larg rrugës kombëtare Tiranë-Durrës dhe kalon nëpër fshatrat Draç e Shetaj, duke marrë natyrisht në të djathtë të superstradës, në kthesën ku tabela shkruan Gjiri i Lalzit. Përveç bukurisë së rrallë të plazheve, që hijeshohen nga brigje me gurë shumëngjyrësh që ushqehen nga shkëmbinjtë me përbërje konglomerati, zona ju ofron dy monumente kulture pranë e pranë njëri-tjetrit; Kishën e Shën Ndout, që është shumë herë më e vjetër se Kisha e Shën Ndout në Laç dhe Kalanë e Rodonit ose siç quhet ndryshe, kalaja e Skënderbeut. Meqenëse kjo zonë është pajisur tashmë me infrastrukturë rrugore, realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ne ju themi se është një nga vendet më të bukura që do të vizitoni këtë verë, nëse e zgjidhni. Plazhi i Rodonit është përfolur gjatë edhe për papastërtitë urbane, që rrymat detare i mbledhin pikërisht në brigjet e tij por tashmë edhe ky problem ka gjetur zgjidhje nga Rojet e Kepit të Rodonit, një grupim të rinjsh vullnetarë, që shkojnë çdo prag vere e fillim vjeshte të heqin papastërittë e grumbulluara, duke e lënë plazhin vetëm në dorë të natyrës. Sigurisht edhe ju mund të jepni kontributin tuaj duke mos e ndotur zonën teksa pushoni aty, e duke i marrë me vete mbeturinat që konsumoni që Rodoni të mbetet i bukur siç e gjetët!

 

Në Kune-Vainin e mrekulleshëm

Written by Flora Xhemani Baba on Wednesday, 15 May 2013. Posted in Destinacione

Për një udhëtim në zemër të natyrës

Në Kune-Vainin e mrekulleshëm

 

Për të patur të garantuar një shijim mbresëlënës, të një pragvere të mrekullueshme, kemi vendosur t’ju servirim një itinerar fare të veçantë i cili  është gjithëvjetor, e që shtrihet jo shumë larg kryeqytetit. Po flasim për Lagunën e Vainit, një nga pikat më të bukura natyrore të Rrethit të Lezhës e të të gjithë Shqipërisë. Rruga Tiranë-Lezhë, e cila është afërsisht 55 km, është pjesa më e gjatë por edhe relativisht më e shpejtë e udhëtrimit tuaj. Në të djathtë të saj, merrni për Ishull Lezhë, dhe kut të keni mëbrritur në kryqëzimit ku ndahen dy rrugët, merrni djathtas, për në Lagunën e Vainit.