Turizmi është aset për Evropën dhe ndikues i rëndësishëm në PPB

Turizmi është aset për Evropën dhe ndikues i rëndësishëm në PPB

on Saturday, 22 July 2017. Posted in Editorial

Me uljen e TVSh-së për hotelet, pritet reflektimi i saj në formalizimin e tregut shqiptar

Turizmi është aset për Evropën dhe ndikues i rëndësishëm në PPB
Zak Topuzi
Industria e turizmit ka një rëndësi të madhe social-ekonomike për Bashkimin Evropian . Turizmi është kthyer në mënyrë jetese dhe burim i rëndësishëm të ardhurash e punësimi, duke siguruar 10% të PBB të BE-së dhe 12 milionë të punësuar.
Sipas raportit të fundit nga UNTWO, 40.3 % e të ardhurve globale turistike ndërkombëtare realizohen nga 28 vendet e BE-se, duke e bërë Evropën destinacionin më të kërkuar në botë.
Të dhënat e Eurostat të publikuara në janar 2017, konfirmojne një klimë të shëndetshme të të ardhurave nga turizmi të BE-së gjatë pesë viteve te fundit, me një rritje të qëndrueshme 4-5% ne vit.

Komisioni Evropian , që nga viti 2006, ka prezantuar iniciativa që kanë për qëllim stimulimin e industrisë turistike, promovimin e qëndrueshmërisë, zbutjen e sezonalitetit në turizmin bregdetar, etj. Dominuese kanë qenë politikat stimuluese fiskale duke prezantuar rekomandimin për një TVSH të reduktuar deri në 5% në sektorin e Akomodimit dhe Restoranteve Turistike (Direktiva 2006/112/EC). Këto politika janë përqafuar nga të gjitha vendet e BE-së si dhe Ballkanit Perëndimor duke e ulur normën e TVSh-së nga 5-11%. Kjo politikë ka bërë të mundur zhvillimin e shpejtë të industrisë turistike në Ballkan, duke e kthyer në një "Brand " të rëndësishëm për turizmin. 
Vendimi i fundit i Qeverisë për reduktimin e TVSH-së në masën 6% në sektorin e akomodimit e kthen Shqipërinë në fashën e një "tregu konkurues rajonal për investime në industrinë turistike". Kjo masë do të sjellë një ndryshim rrënjësor në zhvillimin e vendit.
Do t`i shërbejë në radhë të parë formalizimit të tregut, rritjes së standarteve dhe futjen e vendit me dinjitet në paketat ballkanike ku Shqipëria zë një pozicion strategjik. 
Do t`i shërbejë rritjes së punësimit
Do t`i shërbejë, rritjes së investimeve në sektorin e Akomodimit kryesisht Resorte e Hotele që ofrojnë paketa të plota shërbimesh , për të afruar targetgrupin, kryesisht të rërës e diellit, që shpenzon për turizëm.
Do t`i shërbejë zgjatjes së sezonit turistik, shqetësim madhor i OBT, pasi punësimi sezonal ul cilësinë dhe standardet e shërbimit
Ky lehtësim fiskal do të përkthehet në të ardhura më të mëdha në buxhetin e shtetit duke rritur fashën e taksapaguesve.
Sigurisht pyetja që shtrohet sot është: Do të ulen çmimet e akomodimit si rezultat i uljes së TVSH-së në 6%?
Shqipëria si rezultat i politikave të gabuara ndaj turizmit për 26 vjet, vuan sot një turizëm me një sezon të shkurtër, të zhvilluar në mënyrë kaotike, me mungesa në kapacitete akomoduese dhe standarte. Mungesa e klasifikimit me yje të Njësive Akomoduese e ka bërë akoma më të pasigurtë situatën. Klienti, në një treg agresiv, në të shumtën e rasteve, paguan më shumë në raport me cilësinë e shërbimit që merr. Për këtë arsye Mininstria e Ekonomisë plotësoi aktet nënligjore të Ligjit të Turizmit dhe nga muaji Maj 2017 ka filluar online aplikimi për klasifikimin e Njësive Akomoduese.
Procesi paralel që po zhvillohet, Klasifikim me yje dhe ulje TVSH-je, do të bëjë rankimin real të standardeve që ofrojne Njësitë e Akomodimit. Ulja e TVSH-së do të stimulojë rritjen e kapaciteteve akomoduese, kryesisht të resorteve e hoteleve me kapacitet të mesëm e të madh, duke afruar kontigjentin e klientëve që kërkojnë cilësi e llojshmëri shërbimesh. Rritja e kapaciteteve akomoduese, zgjerimi i fashave të shërbimit për çdo kategori pushuesish do të krijojë mundësi të paguhet më pak për të njëjtin shërbim që ka marrë një klient përpara uljes së TVSh-së. Ky proces do të sjellë në mënyrë graduale uljen e çmimit.
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

13920

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.