Në Shishtavecin e bukur të skiatorëve, të traditave dhe të kampionëve...

Në Shishtavecin e bukur të skiatorëve, të traditave dhe të kampionëve...

on Thursday, 28 February 2013. Posted in Lajme

Kampionati i skive, tashmë traditë prej vitesh në fshatin verior të Kukësit

Në Shishtavecin e bukur të skiatorëve, të traditave dhe të kampionëve...

 

Turizmi malor po merr gjithnjë e më shumë përmasa të qarta e të kuptueshme, duke konturuar aktivitete jo më thjesht në kuadrin e aventurës dhe rastësisë, por nisma serioze e të qëndrueshme, që nga viti në vit forcohen dhe kthehen në traditë. I tillë është edhe kampionati lokal i skive në fshatin e bukur të Shishtavecit, i cili tashmë prej disa vjetësh organizon këtë aktivitet aq të dashur për adhuruesit e sporteve dimërore.

 

Këshilli i Qarkut Kukës në Bashkëpunim me Komunën Shishtavec dhe sponsor  Raiffeisen Bank organizoi në datat 22 dhe 23 Shkurt 2013 Kampionatin Lokal të Skive, Shishtavec 2013

Këtij aktiviteti  iu bashkangjit edhe Zhvillimi i Turizmit Malor në këtë zonë, e cila karakterizohet për  traditë në gastronomi, punime artizanale, kulturë dhe sport mjaft të zhvilluar.

Ky aktivitetet tashmë është bërë traditë dhe i përvitshëm në këtë zonë dhe ndihmon ndjeshëm në promovimin dhe zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë.

Aktiviteti u realizua në dy ditë, ku dita e parë ishte e fokusuar në zhvillimin e Turizmit, me një prezantim për zonën, me resurset dhe karakteristikat e saj.

Të ftuar dhe pjesëmarrës në këtë aktivitet  ishin përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, OJF, sportistë dhe  gazetarë të ndryshëm.

I ftuar special ishte Konsulli Italian Z. Roberto Andreotti i cili nderoi aktivitetin me pjesëmarrjen e tij.

Në ditën e dytë u zhvillua Kampionati Lokal i Skive “Shishtavec 2013”. Në këtë kampionat morën pjese 3 ekipe:

Shishtavec

Novosej

Borje

Kategorite e pjesëmarrësve ishin të ndryshme duke filluar nga moshat:

Deri në 10 vjeç për vajza dhe djem

10-17 vjeç për vajza dhe djem

Mbi 17 vjeç  për djem

Gara ishte shumë e fortë dhe kishte një konkurence të madhe mes skiatorëve.

Një surprizë ishte dhe skijimi i Konsullit Italian Z. Andreotti, i cili ishte rritur duke skijuar dhe i apasionuar pas këtij sporti kaq të dëshiruar edhe për banorët e zonës.

Gjatë drekës u zhvillua edhe ceremonia e shpërndarjes së çmimeve ku e ftuar speciale ishte edhe këngëtarja e njohur Greta Koci.

Kjo nismë, mbështetësit e saj, e sidomos shijuesit e saj, skiatorët, kërkon edhe mbështetje të fortë mediatike, që jehona të kapërcejë mbi ofertat e pafundme për ski në shtetet fqinje, jo për eklipsim, por për një ofertë të ndershme dhe ekzistuese, sepse aty ku bëhet një kampionat, mund të bëhen shumë bukur edhe ski në ditë të zakonshme dimri, nëse kjo ofertë kombinohet me akomodim, ture, guida dhe gjithçka tjetër që përmban një paketë e mirëfilltë turistike për pushime dimërore. travel

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

14613

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.