Rene Rexhepi sërish me restorantin më të mirë në botë

Rene Rexhepi sërish me restorantin më të mirë në botë

on Wednesday, 30 April 2014. Posted in Lajme

Kuzhinieri me origjinë shqiptare fiton çmimin “Oscar” për ushqim

Rene Rexhepi sërish me restorantin më të mirë në botë

Në San Pellegrino është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për restorantin më të mirë në botë.
Sërish këtë çmim e ka rrëmbyer restoranti “Noma” i Rene Rexhepit, me prejardhje shqiptare.
Është viti I katërt që ky restorant kryeson listën e më të mirëve në botë. Duket sikur një lëndë e panjohur mban ngjitur në dorën e shqiptarit kupën e çmuar.
“Noma fiton çmimin që konsiderohet si Oscari i restoranteve”, shkruan CNN.
“Është diçka e çmendur. Faleminderit për besimin tuaj”, ka thënë Rexhepi.

Kuzhineri me famë botërore nuk është aq i largët për shqiptarët e Shqipërisë. Në 100-vjetorin e Pavarsisë, adhuruesit e tij patën mundësi ta takonin në ambientet e La Boheme Roof Garden në Tiranë, ku për një kohë të gjatë ka performuar edhe nxënësi i tij Bledar Kola.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

26527

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.