Travel Magazine nr 25 sjell:  Albanian Food Tours 2018 - Turet më të mira kulinare. Uta Ibrahimi drejt 14 Majave Himalaja

Travel Magazine nr 25 sjell: Albanian Food Tours 2018 - Turet më të mira kulinare. Uta Ibrahimi drejt 14 Majave Himalaja

on Thursday, 01 March 2018. Posted in Lajme

Tryeza e pasur e kulinarisë shqiptare nën listën e tureve të 2018-ës në Revistën Travel

Travel Magazine nr 25 sjell:  Albanian Food Tours 2018 - Turet më të mira kulinare. Uta Ibrahimi drejt 14 Majave Himalaja
Mes luleve të pranverës e flokëve të dëborës, vjen tek ju numri i ri i Travel Magazine. Një numër që i kushtohet i gjithi tureve të 2018-ës, që për këtë vit janë tërësisht kulinare. Ju kemi sjellë Shqipërinë tradicionale nën një ballinë revolucionare, krejt ndryshe nga çdo ballinë tjetër ku kemi ofruar "The Best Tours". Tryeza e pasur e kulinarisë shqiptare nën listën e tureve të 2018-ës në revistën Travel është më shumë se kulinari; është një ansambël shijesh , aromash e ngjyrash, përmes të cilas kalon historia dhe tradita e Shqipërisë.
Ju kemi sjellë gjithashtu një prej intervistave më të sinqerta dhe interesante që kemi realizuar deri më sot, ku rrëfehet Uta Ibrahimi, një vajzë e dashuruar me malet. Ajo është vajza e parë shqiptare që ngjiti Everestin e tani ka vendosur të rikthehet në Himalaja për të “pushtuar “ jo një por plot 14 maja, përmes një projekti disavjeçar që e ka pagëzuar “Utalaya Himalaya”.
Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve për punën kolosale që u bë për këtë numër e sidomos faleminderit të gjitha bizneseve turistike për mbështetjen financiare.
 
Kështu përmes titujve, në numrin e ri të revistës Travel do të lexoni:
Editorial
• Një vizion i qartë dhe unifikues për zhvillimin e turizmit
Nga Hajrulla Çeku, Zëvendësministër i Mjedisit dhe Turizmit
Shifra
• Në 2017, bota priti e përcolli mbi 1.3 miliardë turistë, Shqipëria – mbi 5 milionë
• Shqiptarët, mbi 1 milionë euro shpenzime udhëtimi jashtë vendit më 2017
• Europa numëron mbi 500 mijë bujtina dhe hotele vetëm në zonat rurale
Focus
• 100 Fshatrat, me miliona euro investime
Gallery
• Peizazhet e Agron Polovinës
Nga Dr. Ermir Xh. Hoxha
• Echo
Media botërore: Shqipëria, Meka e turizmit 2018
Gjurmë
• Spinarica, një vlerë e turizmit kulturor në Myzeqenë e Fierit
Nga Ilirjan Gjika
Intervista
• Uta Ibrahimi, një krenari më shumë për Kosoën
Nga Irhan Jubica
Kronika
• Takimi joformal I Ministrave të Turizmit të Bashkimit Europian, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë
• Alpinistët kosovarë në majën më të lartë të Afrikës
• Ministria e Turizmit: Asnjë shans për HEC-et në Kanionet e Osumit
• Censusi 2018: Rreth 25 mijë shpendë ujorë më pak se më 2017
• Nga Panairi i Turizmit në Izrael te fluturimet direkte Tel Aviv – Tiranë
• Adriatik Tours LLC, prezantoi me sukses Shqipërinë si një destinacion i ri në NY Times Travel Shoë
Events
• Në verë mbërrin charter-i i parë me turistë rusë nga Moska
• Në Mars vjen Food & Drink Festival 2018
• Shqipëria bëhet gati të festojë Ditën e Verës
• Shkodra dhe Prizreni organizojnë bashkë ekspozitën fotografike “Familja ime, shtëpia ime, historia ime”
• Në Prill Shqipëria pret Panairin Mesdhetar të Turizmit
Albanian Food Tours 2018
• Itineraret e Veriut të Shqipërisë
Përgatitur nga Luan Dervishej
• Rruga e Verës dhe e Ullirit në Shqipërinë e Mesme
Përgatitur nga AZHR2
• Roshniku, fshati që fle në hije të Tomorit
Përgatitur nga Ardit Fiska
• Ksamili, shije dhe sugjerime
Përgatitur nga Soraldo Nebo
• Gjirokastra në Sufra
Përgatitur nga Magdalena Margariti
• Përmeti, tempulli I atraksioneve të gjalla
Përgatitur nga CESVI dhe Pro Përmet
• Nga Korça në Kolonjë: mes aromave dhe shijeve sa unike, aq edhe aristokrate
Përgatitur Flora Xhemani – Baba
Nature
• Qafshtama, parku mbretëror ku pushonte Geraldina
Reportazh
• Sky Diving, Të fluturosh me krahët e Extreme Illyricum
Nga Flora Xhemani – Baba
Outdoor
• Hot Air ballon Albania, një buzëqeshje e ngrohtë mbi qiellin e Shqipërisë
Trend
• Trashëgimia botërore: Angkor i Kamboxhias rrezikon të bëhetviktimë e suksesit të vet
Around
• Zhabjaku, një dashuri në gji të natyrës
Nga Rozafa Topalli
Portal
Ofertat e parezistueshme të pranverës
. #AlbanianFoodTours2018 #TravelMagazine25 #UtaIbrahimi #UtalayaHimalaya
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

1055

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.