Shqipëria sërish në vëmendjen e mediave botërore

Shqipëria sërish në vëmendjen e mediave botërore

on Saturday, 25 August 2012. Posted in Lajme

Edhe njëherë Shqipëria turistike tërheq mediat të flasin për turizmin e saj

Shqipëria sërish në vëmendjen e mediave botërore

 

U bë tashmë e zakonshme që mediat botërore – edhe ato më të njohurat – i bashkangjiten listës së gjatë të publikimeve ose transmetimeve për Shqipërinë turistike, si një destinacion i vlefshëm për ta vizituar e zbuluar. Më e fundit prej tyre është televizioni i njohur Al Jazeera, me një nga degët e shumta të tij Al Jazeera Balkans, me seli qendrore në Bosnje Hercegovinë, i cili po pregatit një dokumentar të shkurtër për Shqipërinë dhe bukuritë e saj turistike. Qëllimi i saj është njohja me Shqipërinë e të gjitha vendeve të brendshme të Ballkanit e më gjerë ku televizioni i njohur ka shtrirjen e tij.

 

Një grup xhirimi, i  Al Jazeera Balkans, drejtuar nga gazetari Stefan Goranović, qëndroi për disa ditë në Shqipëri, për të parë nga afër bukuritë e saj, e për të përcjellë me sa më shumë vërtetësi atë çka Shqipëria ofron për të gjithë ata që duan ta vizitojnë atë.

Stafit të Al Jazeera, iu bashkua edhe një pjesë e stafit të revistës Travel dhe kompanisë Blue Albania, për një realizim sa më të mirë të këtij materiali filmik, i cili pritet të transmetohet, në ditët e para të shtatorit. 

Krenarë që kemi kontribuuar sadopak në paraqitjen dinjitoze të imazhit të Shqipërisë turistike, do t’ju përcjellim edhe këtë dokumetar, duke shpresuar se do të ndikojë më tej në njohjen më të thellë të Shqipërisë nga pjesa tjetër e botës. Theksojmë jo pa krenari, që stafi I Al Jazeera Balkans u lidh me revistën Travel, nëpërmjet faqes së saj në FB, e më pas nëpërmjet websitit të revistës, të dyja të cilësuara prej tyre si dy nga përfaqësimet më serioze të turizmit shqiptar në botën e internetit.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

2783

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.