Gjakova, qyteti që i dha frymë Shqipërisë
Mirëse vini mes traditës dhe vlerave shqiptare!
Mirëse vini mes traditës dhe vlerave shqiptare!
Guidë në kryeqytetin më të ri në botë
Udhëtim në vendin e kaprojve
Jam nisur për në Oslo, është dimër, dëbora e akulli kanë veshur çdo gjë rreth e rrotull. Treni na shoqëron që nga nisja, stacioni i Lillehammer, qytetit të lojrave olimpike dimrore të vitit 1994. Kujtoj që Falk-u, një nga miqt e mi të shumtë Norvegjezë më pati thënë, që liqeni ka një shtrirje gjatësore prej 100 km. E kujtoj mirë këtë sepse, kishim biseduar për banorë më të rinj të qytetit të tij, të saporardhur, kryesisht nga Hollanda e Spanja që kishin organizuar një garë 100 km me patina në akull përgjatë tij. Këto tre vitet e fundit popullsia e Norvegjisë ka pësuar rritje, janë 5 milion banorë, kjo për shkak të emigracionit nga vendet e prekura nga kriza në Europë. Disi i çuditshëm më duket vendimi i qeverisë Norvegjeze, që të përdorë vetëm 4 % të të ardhurave nga industria e hidrokabureve. Arsyeja që të krijojë rezerva monetare për brezat e ardhshëm. Norvegjezët i kanë thënë me referendum dy herë “jo” futjes në Bashkimin Europian. Në vitet 50, ajo kishte qenë një nga vendet më të varfra të Europës dhe kishte përfituar ndihma nga Kombet e Bashkuara. Por gjithçka ndryshoi në vitet 1960, kur fati i kishte buzëqeshur me zbulimin e rezervave hidrokarbure. Ato kanë bërë që ajo të renditet ndër 5 vendet me standartin më të lartë në Europë.
Për herë të parë një panair dimëror në Shqipëri
Një këndvështrim kritik mbi numrin një të botës së turizmit "outgoing"