Panairi i Turizmit Mesdhetar në Izrael - Shqipëria rekord vizitorësh në stendën e AKT

on Wednesday, 12 February 2014. Posted in Lajme

Eventi turistik i radhës bën bashkë operatorë shqiptarë në Tel Aviv

Panairi i Turizmit Mesdhetar në Izrael - Shqipëria rekord vizitorësh në stendën e AKT

Shqipëria prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Mesdhetar në Izrael, mes 300 stendave nga mbarë Mesdheu. Në ditën e parë të Panairit stenda e Shqipërisë tërhoqi një numër rekord vizitorësh. Turoperatorët shqiptarë organizuan takime të shumta me partnerë potencialë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, të interesuar për të sjellë turistë në Shqipëri. Të përhershëm tashmë në këto panaire, edhe në Izrael ishin të pranishëm Tours Albania, Jorney to Valbona, Outdoor Albania, Europa Travel, Albtours D, etj.,  për të prezantuar ofertën turistike të Shqipërisë.

Rafting mania - aventurat na presin... në Vjosë

on Thursday, 06 February 2014. Posted in Outdoor

me Albania Rafting aventura dhe adrenalina janë binjake të pandashme

Rafting mania - aventurat na presin... në Vjosë

 

Blerina Ago
Gjatë një udhëtimi mund të të ndodhë gjithçka. Zbulon se kudo ka vende të jashtëzakonshme që ekzistojnë, të cilat pasi i ke vizituar të ndryshojnë… ti nuk je më i njëjti. Nëse mendoni se me verën mbaruan dhe pushimet tuaja, gaboheni. E nëse jeni duke kërkuar një fundjavë jashtë Shqipërisë, ju sugjeroj të shkurtoni distancat dhe të shfrytëzoni sa më bukur kohën në një qytet i cili ndodhet në juglindje të Shqipërisë, me njerëz  të butë e të dashur, e kundërta e vargmaleve  të larta e të thepisura që i rrethojnë.
Arsyet për të vizituar Përmetin janë të shumta. Në Përmet mund të takosh të madhin klarinetist Laver Bariu, të shijosh pamjen nga Guri i qytetit, të vizitosh Bredhin e Hotovës… Unë do t’ju sfidoja edhe me një vlerë tjetër të shtuar vitet e fundit në Shqipëri: rafting në luginën e lumit Vjosa.
Nëse që tani po mendoni se nuk është aktivitet për ju, gaboheni. Ajo çka ne do provojmë sot është një argëtim për të gjithë dhe madje një mundësi shumë e mirë për të kaluar kohë të shëndetshme me familjen tuaj.

 

Nga Dhërmiu në Theth - një aventurë malësore me lebër

Written by Kastriot Faci on Wednesday, 05 February 2014. Posted in Itinerare

Udhëtimi në Alpe, është një kënaqësi e përhershme që duhet përsëritur

Nga Dhërmiu në Theth - një aventurë malësore me lebër

Thethi si Dhërmiu…
Thethi është një nga vendet më të bukura të vendit tonë. Ai duhet vizituar nga të gjithë ata që e duan natyrën qofshin ata nga Vlora, Tirana apo nga Shkodra. Lona dhe Tani e vajza e tyre Eridjona 2vjeçare, janë nga Orikumi i Vlorës. Ata janë miqtë e mi tashmë. Me ta jam njohur në Dhërmi gjatë pushimeve, pasi janë pjesë e stafit menaxhues të hotel Lucianos. Unë u pata folur atyre shumë për Thethin. Ata për herë të parë vendosën ta vizitojnë këtë verë. Përjetimet e pushimeve të tyre mes malësorëve të Thethit, mikpritja, kujdesi e deri tek bukuritë e Alpeve Shqiptare, ishin një përvojë e bukur që ia vlen ta ndash me çdokënd. Të nesërmen do të udhëtojmë për në Theth…

Ardian Fezollari - mjeshtri i fotopeisazhit shqiptar

Written by Ilirjan Gjika on Wednesday, 05 February 2014. Posted in Blog

Një rrëfim i sinqertë për një artist të sinqertë

Ardian Fezollari - mjeshtri i fotopeisazhit shqiptar

Të gjithë e njohin për mjeshtër të fotografisë artistike. Dhe me të drejtë. Ai tashmë nuk është vetëm një figurë e njohur publike por edhe një pjesëmarrës në edicionet e shumë konkurseve kombëtare e ndëkombëtare të fotografisë artistike. Ndërkohë që me dhjetra punë të dala nga dora e mjeshtrit pogradecar janë ekspozuar përveç Shqipërisë edhe në Maqedoninë fqinje, Kosovë, Bullgari, Rumani, Austri, Danimarkë, Egjipt, e deri në Japoninë e largët.
Fotot e Ardian Fezollarit i gjen në kartolina turistike, postera, libra dhe botime te ndryshme, albume familjarë apo çiftesh të sapomartuar. Gjithashtu duke nisur që nga viti 2000 e në vijim, ai ka botuar edhe kalendarë lidhur me trashëgiminë kulturore, si në fushat e etnografisë, arkeologjisë dhe kishave të periudhës bizantine. Por Ardi siç e thërrasin të gjithë, ka botuar edhe një album fotografik të titulluar ‘’Landscape-Peisazhe’’, me foto kushtuar liqenit të Ohrit, një prej temave të tij më të preferuara.

Dëllënjë - një ditë në fshatin e peshkatarëve

Written by Flora Xhemani Baba on Wednesday, 29 January 2014. Posted in Reportazh

Aty ku Vjosa, deti, pylli dhe laguna, përqafohen në harmoni...

Dëllënjë - një ditë në fshatin e peshkatarëve

 Nëse themi Vlora, për të gjithë ju ajo fillon përtej Urës së Vjosës, o më mirë, fillonte atje, sepse me degëzimet dhe gjarpërimet hyr-e-dil të superstradës së re, qysh se lëmë pas Levanin e marrim djathtas, fillojmë të mendojmë për detin dhe për magjinë që të mbështjell sapo hyn në territorin ku qarkullon ajri i Vlorës. Ka mbetur shumë pak për të thënë, e shumë për të bërë në fakt, me realitetet e reja e popullimin gjithnjë e më të rrëmujshëm të Vlorës, sa nuk dihet ku mbaron bukuria e  ku fillon shëmtimi i peisazhit bregdetar sepse luksi i derdhur pa dhimbsuri nëpër ca ndërtesa, përzier me vulgaritetin e ca të tjerave, e nga ana tjetër, barbaria që ato i kanë punuar detit, të le vazhdimisht në mëdyshje.

Mirëpo, nuk do merremi fare me këtë, madje, nuk do hyjmë hiç në Vlorë. Dhe nuk do marrim as rrugën hyr-e-dil të superstradës së re…