Michael Mclellan
Në tetor të vitit 2011, kam pasur kënaqësinë të vizitoj Shqipërinë për rreth pesë ditë me një mik të mirë nga Kosova, Naim Shala. Qëllimi im për të shkuar në Shqipëri ishte për të fotografuar, por unë krejt papritur mësova shumë për metodat bujqësore tradicionale dhe bujqësinë organike që janë të praktikuara gjerësisht atje sot. Unë nuk e kisha vizituar Shqipërinë që nga viti 2002, dhe isha mjaft i papërgatitur për ndryshimet e mahnitshme që kanë ndodhur atje gjatë këtyre tetë vjetëve!
Kur kam ardhur në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës në vitin 2002, ishte me të vërtetë një "aeroport i botës së tretë". Në vitin 2011, ai ishte krejtësisht ndryshe! Këtë herë, unë pashë një vend modern, me fasada qelqi, i ajrosur dhe struktura çeliku që dukej sikur sapo kishe zbritur nga Evropa, mbushur me kafene, dyqane, mbajtës të bagazheve, taksi, dhe të gjitha detajet e tjera që tëp resin në një botë aeroporti. Edhe kur dolëm që aty bashkë me Naimin, mikun tim, u kënaqa me rrugën e gjerë me dy korsi, që hijeshohej prej reklamave të mëdha, edhe këto të natyrshme në daljen e një aeroporti të Europës.