Tim Neville: "Shqipëria është lart në listën time"
Heronjtë e vërtetë janë vetë shqiptarët që do të bëjnë të nesërmen
Ai është një udhëtar jo i zakonshëm. Ka shëtitur botën, ka shkruar për media prestigjoze si NEW YORK TIMES, ka parë kultura e vende të ndryshme, e megjithatë, Tim Neville, thotë se do të vinte me gjithë zemër të jetonte në Shqipëri, të kishte një shtëpi të vogël buzë guralecëve të plazhit të Rivierës apo lart në Alpe, të hante “tavë kosi” dhe të mësonte shqip. Edhe këtë herë, në një intervistë plot zemër, gazetari i njohur nuk humbet rastin të tregojë vlerat e Shqipërisë, vend me të cilin thotë se është dashururar.