Krijohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit - Gjermeni: krijon kushte për zhvillimin e turizmit
Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë brezin bregdetar të Republikës së Shqipërisë, brez i shpallur nga Këshilli Kombëtar i Territorit si zonë me rëndësi kombëtare.
Këshilli i Ministrave miratoi krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që ishte edhe një nga premtimet e bërë gjatë fushatës elektorale.
“Kam kënaqësinë t’ju komunikoj sot një tjetër premtim të mbajtur, një ndër objektivat e përcaktuara gjatë fushatës elektorale; krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Vendimi i sotëm i jep një tjetër hov nismave të ndërmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që synojnë mbrojtjen e pasurive natyrore të zonës bregdetare dhe promovimin e vendit si destinacion turistik”, u shpreh ministrja Gjermeni.