Sezoni turistik, kroçerat në portin e Durrësit, nga muaji shkurt në nëntor
Pritet të ankorohen edhe një numër shumë më i madh jahtesh turistikë
Nga Klotilda Saraçini
TIRANË, 12 shkurt/ATSH/- Sezoni turistik në portin e Durrësit këtë vit do të nisë më shpejt dhe do të zgjasë mbi 9 muaj.
Deri tani në Autoritetin Portual Durrës është njoftuar mbërritja e 25 kroçerave dhe velierave turistike, të cilat do ta vizitojnë qytetin e Durrësit nga muaji shkurt deri në nëntor të këtij viti.
Kroçera “La Belle De LAdriatique”, që pritet të mbërrijë më 19 shkurt në Durrës, gjatë periudhës shkurt-prill 2019 do të ankorohet 7 herë radhazi në kalatat e portit më të madh të vendit-bëjnë të ditur burime nga Qendra e Informacionit në APD.
Përveç kroçerave në Durrës pritet të ankorohen edhe një numër shumë më i madh jahtesh turistikë të përmasave të ndryshme.