A short guide into the old Bazaar of Korça, as the first think you should do once there
Don`t miss the most remarkable part of the South-East city
Don`t miss the most remarkable part of the South-East city
Ky park fton të gjithë turistët ta vizitojnë në çdo stinë të vitit.
Nga Maela Marini
TIRANË, 27 janar/ATSH/ I shpallur monument natyre, kurora e lumit Seman (Adriatik, Libofshë) është një park i mrekullueshëm natyror që tërheq gjithmonë e më tepër turistët e natyrës.
Një pasuri e rrallë natyrore, krejt e panjohur dhe e pazbuluar, ky park fton të gjithë turistët ta vizitojnë në çdo stinë të vitit. Parku cilësohet si i vetmi pyll autokton myzeqar dhe është një resurs që shërben në mënyrë fantastike për turizëm natyror dhe ekskursione të organizuara.
Aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos
Nga Adela Alla
TIRANË, 29 janar /ATSH/ – Ura e Kordhocës, mrekullia 200-vjeçare, sipas historianëve është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.
Aventura në një ndër 85 majat më të larta të maleve në Europë
Nga Klotilda Saraçini
TIRANË, 28 janar/ATSH/- Të rinj aventurierë të borës dhe lartësive janë ngjitur ditët e fundit në Llogora dhe më tej drejt lartësive me borë të malit të Çikës.
Mali i Çikës ndodhet në bregun e detit, midis Jonit në perëndim dhe luginës së Shushicës në lindje, me shtrirje juglindje-veriperëndim e me majat më të larta të Çikës (2040 m) e të Qorres (2018 m).
Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në disa fotografi të publikuara prezanton të rinjtë aventurierë që janë ngjitur në Majën e Çikës, që është në vendin e 85 të majave më të larta të maleve në Europë.
“Mendo globalisht dhe vepro lokalisht” në përgatitjen e produkteve të përkujdesit vetjak
SHQIP
Na pëlqejnë shumë njerëzit që e duan natyrë dhe mjedisin. Jemi gjithmonë pozitivë e të prirur t`i tregojmë historitë e tyre me shumë dëshirë. Dhe kemi pikërisht një mikeshë të natyrës, me të cilën duam t’ju njohim edhe ju, një person që mbështet të ardhurat e saj tek pasioni që ka për kujdesin vetjak. Anxhela Panxhi dhe filozofia saj është #ikigai. Nuk tingëllon shumë si diçka shqiptare, por ajo bën një kombinim shumë të mirë të slloganit “mendo globalisht dhe vepro lokalisht”. Ajo i jep punës së saj nota lokale dhe ndërkombëtare, duke u marrë me përgatitjen e krijimeve e produkteve të përkujdesit vetjak, të cilat ajo i disponon gjerësisht në Shqipëri, në shtetet ballkanike, në Belgjikë, Hollandë, Gjermani dhe në të gjithë botën. Ajo themeloi 8 vite më parë Soap-arcadia Home-magic Crafts dhe Herb-Arcadia Superfood Tirana.