Vlora, destinacioni i preferuar në fundjavë i turistëve kosovarë
Vizitorët nga Kosova, kaluan 3 ditë të mrekullueshme në vendet më të bukura të qytetit.
Nga Adela Alla
TIRANË, 11 mars /ATSH/ – Qyteti bregdetar i Vlorës gjatë kësaj fundjave mikpriti një grup vizitorësh nga Kosova të cilët kishin zgjedhur të shijonin destinacionet turistike të këtij qyteti dhe të shijonin diellin në bregdetin mahnitës.
Vizitorët nga Kosova, kaluan 3 ditë të mrekullueshme në vendet më të bukura të qytetit.
Ata vizituan atraksionet si Ishullin e Sazanit, Karaburunin, Kalanë e Kaninës, Manastirin e Zvërnecit, ku u njohën me historinë dhe bukuritë natyrore që ato ofrojnë.