Akoma nuk keni shkuar në Prespë? Me siguri po prisni shtatorin.

Written by Flora Xhemani Baba on Sunday, 01 September 2019. Posted in Reportazh

Shijoni një fillimvjeshtë të paharruar nëpër mrekullitë e parkut kombëtar më të bukur të Juglindjes!

Akoma nuk keni shkuar në Prespë? Me siguri po prisni shtatorin.
Shqipëria është aq e vogël dhe aq e larmishme! Aq e bukur dhe aq e veçantë! Ka aq shumë për të ofruar dhe e njohim aq pak nga afër! Sepse të gjithë dyndemi në të njëjtat vende dhe refuzojmë me kokëfortësi të hedhim sytë nëpër thesare që nuk kanë nevojë fare të zbulohen se janë sheshit.
A keni qenë ndonjëherë në Prespë? Është vetëm dyzet kilometra larg nga Korça, me rrugë të asfaltuar deri në Liqenas, apo Pustec, përgjatë të cilave do t`ju shoqërojë një natyrë e paqtë e larg kaosit të trafikut, sa do ta ndjeni veten në një botë tjetër. Është plazhi që mendoni se i mungon Korçës, për të plotësuar arratisjen ideale drejt të panjohurës, mistikes, aventurës, natyrës, që bëhen bashkë për t’ju dhuruar një ditë jo vetëm ndryshe por edhe të paharrueshme.

"Gloria Palace", Resort i ri në Qerret të Kavajës

on Saturday, 27 July 2019. Posted in Lajme

Turizmi shqiptar, kapacitet për më shumë cilësi në shërbime

Nga Arbi Fortuzi

TIRANË, korrik/ATSH/- Një strukturë e re akomoduese me rreth 600-700 dhoma i shtohet turizmit në vendin tonë.

Në Qerret të Kavajës, ka hapur dyert për vizitorët, “Gloria Palace”, pjesë e grupit Harmonia, një tjetër strukturë akomoduese që shton kapacitetet mikpritëse në vendin dhe punëson 400 vetë, në të 6 hotelet. Së bashku me këtë strukturë të re, shtohen edhe kapacitetet turistike, rritet cilësia e shërbimeve në hoteleri, për një turizëm me standarde, por gjithashtu edhe rritet punësimi.

Numri i i ri i Travel Magazine: Vlora top destinacioni i Verës 2019

on Monday, 08 July 2019. Posted in Lajme

Shijoni pushime shqiptare, nga Veriu në Jug të Atdheut!

Numri i i ri i Travel Magazine: Vlora top destinacioni i Verës 2019

Vera e vitit 2019 ka ardhur e nxehtë! Por revista Travel jo! Ajo është një buqetë  destinacionesh, që prej Veriut e deri në Jug, do t`ju freskojnë ndjeshëm e do t`ju bëjnë të shijoni një verë të paharrueshme!
Ndonëse kemi ofruar një listë të gjatë e plot shije, e themi pa ngurrim se zgjedhja jonë dhe mbretëresha e kësaj vere, është Vlora! Dhe ka plot arsye të jetë, arsye të cilat jua kemi listuar në brendësi të këtij numri, me një guidë të gjatë e të detajuar, ofruar në formën e një turi shtatëditor ku do t`i shijoni të gjitha.

Liqeni i Ohrit, tashmë pjesë e listës së pasurive botërore të UNESCO-s

on Saturday, 06 July 2019. Posted in Lajme

U votua në Baku, Azerbaxhan anëtarësimi i palës shqiptare në sitin më të madh të trashëgimisë natyrore

Liqeni i Ohrit, tashmë pjesë e listës së pasurive botërore të UNESCO-s

Nga Etleva Xhajanka

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ – Pjesa shqiptare e rajonit të liqenit të Ohrit, tashmë është pjesë e listës së pasurive Botërore të UNESCO-s.

Në fund të muajit qershor në Baku, Azerbajxhan, zhvilloi punimet sesioni i 43-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Në këtë sesion më datë 5 korrik 2019, u miratua propozimi për shpalljen pasuri botërore të pjesës shqiptare të rajonit të liqenit të Ohrit, si zgjerim i pronës “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit”, të ndodhur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruar në Listën e Pasurive Botërore që prej vitit 1979.

Shitësja e vogël e librave

Written by Flora Xhemani Baba on Saturday, 06 July 2019. Posted in Blog

A lexojnë të rinjtë gjatë verës? Pak. Por ata po bëjnë diçka tjetër; po ftojnë të tjerët të lexojnë!

Shitësja e vogël e librave

Radhimë, 6 Korrik 2019

Vapë. Fillim korriku. Plazh. Temperatura dyzet gradë e nën diell ca më shumë. Ndërkohë që njerëzit lahen në det, shullëhen në diell apo struken nën çadra, një vajzë rreth të tetëmbëdhjetave, me një vandak librash në gjoks dhe një çantë në shpinë, ku me siguri ka libra të tjerë. Më afrohet pa ngurrim se sheh “Gojën e Kalit” mbi shezllon.