Vjosa Park Kombëtar ndërkufitar - Jo Digave
OJQ-të mjedisore paraqesin idenë e një Parku Kombëtar për lumin e fundit të egër në Evropë.
Tepelenë/Shqipëri, 08.05.2014
Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në rolin e partnerit rajonal dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë Euronatur dhe Riverwatch si dhe me disa organizata të tjera rajonale mjedisore kanë nisur fushatën “Të shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës”.
Qëllimi kryesor i kësaj fushate është ruajtja dhe mbrotja e ekosistemeve lumore në gadishullin e Ballkanit, të cilët ndodhen ende në gjendje pothuajse natyrore.
Kjo Fushatë përqëndrohet në tre zona kryesore që bartin vlerat më të larta nga pikëpamja ekologjike: Lumi Vjosa në Shqipëri, Parku Kombëtar i Mavrovës në Maqedoni, dhe Lumi Sava në Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, dhe Serbi.Fushata ka për qëllim të ruajë këtë trashëgimi natyrore evropiane nga shkatërrimi përmes projekteve të ndërtimit të digave për qëllime hidorenergjetike.
Në një nga ishujt e lumit Vjosa, afër fshatit Qesarat në Tepelenë, sot po zhvillohet një ngjarje jo e zakontë. Përfaqësues nga organizata mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare, së bashku me përfaqësues të pushtetit lokal të Vjosës nga Përmeti deri në Qesarat, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, banorë të komuniteteve dhe bizneseve lokale janë bashkuar për të propozuar një plan alternativ për lumin e fundit të egër të madh të Evropës, idenë e shpalljes së Parkut Kombëtar në të gjithë gjatësinë e lumit Vjosa.“Jemi këtu për të shpalosur idenë e shpalljes së Lumit Vjosa - Park Kombëtar. Ne duam ta mbrojmë këtë lumë në të mirë të natyrës dhe komunitetit lokal”,- thotë Kujtim Mersini, Kryetar i PPNEA, organizator i kësaj konference.Zona është zgjedhur jo vetëm për bukurinë e saj mbresëlënëse, por gjithashtu për faktin se kjo luginë kërcënohet nga përmbytja, n.q.s. do të përfundojë hidrocentrali i Kalivaçit, ndërtimi i të cilit u fillua nga një kompani italiane, por u ndërpre për disa vite me radhë.“Kjo na jep neve mundësinë që të mendojmë për një ide më të mirë për Vjosën dhe njerëzit përreth saj. Ne duhet ta mbrojmë lumin në mënyrën më mirë të mundshme- dhe kjo mënyrë është dhënja e satusit Park Kombëtar këtij pellgu ujëmbledhës”, - thotë Kujtim Mersini.Lumi Vjosa rrjedh i pandikuar nga burimi i tij në male, deri në detin Adriatik. Ai është lumi i fundit “i egër” i kësaj madhësie në Evropë. Nga e gjithë gjatësia e tij prej 270 km Vjosa ka rrjedhje të lirë si lumë “i pazbutur”. Megjithatë ekzistojnë plane që kërkojnë ta shndërojnë Vjosën në një zinxhir digash. Në zonën shqiptare janë planifikuar tetë të tilla dhe shumë të tjera në degët e saj. Ndërtimi i qoftë edhe njërës prej tyre do të shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme të gjithë këtë ekosistem lumor me vlera të pakrahasueshme. Është pikërisht kjo natyrë e paprekur që e bën Vjosën kaq të veçantë, kaq unikale.“Vjosa ka një rëndësi të jashtëzakonëshme nga pikpamja e biodiversitetit, veçanërisht për llojet e peshqve, molusqeve dhe specieve të tjera. Por nga ana tjetër ne duhet të mësojmë shumë më tepër për proceset ekologjike dhe biodiversitetin e saj”- thotë Spase Shumka, një nga ekspertët e njohur të kësaj fushe. Ai kritikon gjithashtu planet për ndërtimin e hidrocentarleve:“Këto projekte janë mbështetur në të dhëna shkencore shumë të varfëra. Asnjë vlerësim nuk është bazuar në standardet bashkëkohore. Digat mund të çojnë në katastrofa ekologjike”- shton Spase Shumka.Ulrich Eichelmann, koordinatori i Fushatës së Lumenjve të Ballkanit “Të shpëtojmë Zëmrën Blu të Evropës” nga organizata Riverwatch thotë: “Për shumë shqiptarë Vjosa mund të duket thjesht një lumë i zakonshëm por në perspektivën ndërkombëtare Vjosa është diçka unike. Madje edhe disa ekspertë të njohur botërorë të ujrave të ëmbla ende nuk e kanë idenë se në Evropë ekziston një lumë i tillë. Ky është si zbulimi i një specieje që mendohej e zhdukur deri më tani.Pjesmarrësit e konferencës për shtyp, i kërkojnë Qeverisë Shqiptare të shpallë Vjosën Park Kombëtar.Shpallja e Vjosës Park Kombëtar do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për shqiptarët dhe Evropën, por edhe për gjithë botën.Shpallja e Vjosës Park Kombëtar do të:-mbrojë jetën e egër dhe proceset ekologjike të lumit të fundit të egër të Evropës-përmirësojë të ardhurat e komuniteteve lokale përmes rritjes së eko-turizmit-krijojë punësim të qëndrueshëm në zonë me qënë se parku kërkon roje, një qëndër menaxhimi të tij, etj.-mbështesë biznesin lokal: turistë nga e gjithë Evropa mund ta vizitojnë Vjosën për aktivitete të ndryshme rekreative.-rrisë njohuritë shkencore për sa i përket dinamikave të lumenjve të mëdhenj të egër, që madje edhe në nivel ndërkombëtar njihen pak. Shkencëtarë nga Shqipëria dhe nga e gjithë bota do të vijnë për të studjuar në këtë laborator të vërtetë në natyrë.- rrisë reputacionin ndërkombëtar të peisazhit të Shqipërisë, përveç plazheve dhe maleve që njihen tashmë.“Ne të gjithë jetojmë me lumin. Ne duam që Vjosa të mbetet e gjallë dhe jemi plot shpresë se komunitetet tona do të përfitojnë nga ky park. Ndërtimi i HEC-eve nuk ofron punësim të qëndrueshem për ne, ndërkohë që krijimi i një parku kombëtar ofron shumë më tëpër sesa vetëm punësim. Nisur nga vizioni ynë për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës, ne do të mbështesim idenë e një parku kombëtar”- thotë Hysni Çela, Kryetari i Komunës Qesarat.Për më tepër informacion: Olsi Nika/PPNEA This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.">This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.Besjana Guri/PPNEA This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.">This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.Ulrich Eichelmann/RiverwatchThis email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.">This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. 0043 676 6621512Romy Durst/EuroNaturThis email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.">This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. 0049 7732 927212www.balkanrivers.netwww.ppnea.org