Forum: Muzetë duhet të dalin nga muzetë
Drejtuesit e muzeve kryesore kombëtare, të Shqipërisë, flasin për revistën Travel, duke detajuar gjendjen aktuale të muzeve, sa funksionojnë ato, çfarë problemesh kanë dhe sa ndikojnë në prurjen e përgjithshme të të ardhurave turistike të vendit
Pyetjet e Forumit:
2. A keni mundur të identifikoni nëpër koleksione private apo muze të tjera, objekte që do t’i përkisnin natyrës së muzeut tuaj? A keni bërë përpjekje për t’i marrë ato në muzeun tuaj?
3. Në raport me numrin e turistëve të huaj që hyjnë në Shqipëri, sa prej tyre vizitojnë muzeun që ju drejtoni?
4. Si mund të bjerë në kontakt me muzeun tuaj një turist i huaj? A ka muzeu një adresë në internet? Në rrjetet sociale?
5. A keni bashkëpunim me operatorët e ndryshëm turistikë brenda e jashtë vendit, dhe sa prej tyre e kanë përfshirë muzeun tuaj në guidat turistike që ata botojnë/organizojnë?
6. Cili ësht projekti konkret në të cilin muzeu juaj është integruar në kalendarin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarsisë?
7. Përse duhet që një turist ta vizitojë muzeun tuaj?
Muzeu Historik Kombëtar, pjesë e network-ut të muzeve të Ballkanit
1. Eksponatet e fundit në fondet e Muzeut Historik Kombëtar kanë hyrë në muajin janar 2012. Këto janë objekte personale të ish të përndjekurve politikë si:
- Fjalor i gjuhës angleze.
- Metodë e gjuhës angleze. Këto janë ruajtura në dorëshkrim nga familjarët e tyre.
- Pranga të Murat Bashës, të gjetura gjatë zhvarrimit.
- Çekiç i Koço Plakut, ish inxhinier gjeolog. Këto objekte janë dhuruar prej familjarëve dhe do të vendosen në Pavijonin e Terrorit Komunist, që do të përurohet së shpejti.
2. Kemi marrëdhënie të mira e shumë të mira me koleksionistë e muze të tjerë. Herë pas here kemi bashkëpunuar me ta për hapje ekspozitash në ambientet e institucionit tonë.
3. Vitin e kaluar Muzeun Historik Kombëtar e vizituan rreth 12 000 vizitorë të huaj.
4. Muzeu Historik Kombëtar është duke e riformatuar e plotësuar faqen e tij në internet në dy gjuhë, shqip e anglisht. Megjithatë ai prezantohet në faqen e MTKRS-së e në site të tjera. Ai është pjesë e network-ut të muzeve të Ballkanit.
5. Kemi bashkëpunim me Shoqatën e Operatorëve Turistikë. MHK është përfshirë edhe në guida të huaja, si guida angleze “Tirana” , e Tomas Cook.
6. MHK do të jetë pjesë e kalendarit të festimeve të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Midis të tjerash muzeu do të prezantohet me disa ekspozita, si:
- 100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë
- Koleksioni i Familjes Vlora (në bashkëpunim me QSA)
- Flamuri shqiptar në shekuj
- Personalitetet Shqiptare të Shpalljes së Pavarësisë. Mendojmë që ekspozita të realizohet në bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës, të Maqedonisë, Malit të Zi e diasporës).
7. Nëse një i huaj, do të vijë në këtë Muze, do të shikojë dhe njohë gjurmët e qarta të lashtësisë së popullit shqiptar, kulturën e lartë e plot finesë të të parëve tanë, ilirëve, që mishërohet në dhjetëra objekte e veçanërisht në skulpturat e mrekullueshme, në krye të të cilave qëndron Perëndesha Dea e Butrintit, apo mozaikët e mahnitshëm, ku spikat "Bukuroshja e Durrësit".
Do të ketë mundësi të njihet me Mesjetën e ndritur shqiptare dhe disa prej gjurmëve të princërve të kohës, si stemën e Principatës së Arbërit, atë të Karl Topisë, Skurajve, Epitafin unikal të Gllavenicës apo me bëmat e kryeheroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Do të prekë nga afër themeluesit e Rilindjes sonë Kombëtare, midis tyre do të gjejë Sami Frashërin, tavolinën e tij të punës, ku ka shkruar veprën e tij, që mbeti program me vizione madhore: "Shqipëria ç`ka qënë, ç`është e ç`do të bëhetë".
Duke ecur më tej, do të gjejë penën e plakut fisnik të Vlorës, Ismail Qemali, që ngriti flamurin e pavarësisë së Shtetit Shqiptar si dhe jelekun e heroit të Kosovës, Isa Boletini të shpuar nga plumbat e armikut. Do të shohë nga afër objektet e mbajtura nga mbreti i shqiptarëve, Ahmet Zogu, i cili konsolidoi përmes shumë peripecive shtetin modern shqiptar.
Do të prekë gjurmët e gjakut të Rezistencës Antifashiste si dhe sakrificat e patriotëve shqiptarë, që luftuan për lirinë dhe dinjtetin e Shqipërisë.
Në këtë Muze, do të mrekullohen nga mjeshtëria e ikonografisë shqiptare, ku spikat mes të tjerëve, Onufri i madh, me të kuqen e tij të papërsëritëshme.
Një spikamë më vete është drama ulëritëse e diktaturës komuniste e cila do të shpaloset dhimbshëm në Pavionin e Terrorit Komunist, që do të përurohet së shpejti në këtë muze.
Edlira Andoni, Punonjëse dhe përgjegjëse e koleksionit të Muzeut Arkeologjik
Rikonstruktimi i fundit i Muzeut Arkeologjik është bërë në vitin 1985.
1. Muzeu Arkeologjik i Tiranës nuk ka asnjë objekt të ri në koleksionin e tij që nga fillimi i viteve ’90. Ndërsa riorganizimi nga përmbajtja dhe rikonstruktimi i fundit i muzeut është bërë në vitin 1985.
3. Numri i turistëve që hyjnë në muzeun arkeologjik në raport me numrin e përgjithshëm të turistëve që hyjnë në Shqipëri është shumë i vogël. Numri i turistëve që hyjnë në muze brenda një viti është rreth 2000 vizitorë, 95% të ketij numri e përbëjnë vizitorët me kombësi të huaj.
4. Një turist bie në kontakt me muzeun arkeologjik nëpërmjet adresës web të Qendrës së Studimeve Albanologjike www.qsa.edu.al, (muzeu varet nga ky institucion), si dhe nëpërmjet adresave të tjera: wikipedia, në adresën www.arch.tirana.cchnet.it, si dhe nëpërmjet një kërkimi të thjeshtë në google dalin disa linqe që japin informacion për muzeun. Një pjesë e mirë e guidave të ndryshme që qarkullojnë në treg, në gjuhën shqipe ose të huaja, japin informacion për Muzeun Arkeologjik të Tiranës. Muzeu përfshihet gjithashtu dhe në guidën e Ministrisë së Turizmit, Kultures dhe Sporteve. Muzeu nuk ka një llogari në rrjetet sociale.
5. Muzeu ka bashkëpunim me agjensi të ndryshme turistike që operojnë në vend, por në të shumtën e rasteve këto agjensi nuk e përfshijnë muzeun arkeologjik në guidat që ata organziojnë dhe nuk kemi informacion nëse e përfshijnë në guidat që publikojnë. Ndërsa për operatorët e huaj, deri sot kemi bashkëpunim me 3 agjesni të huaja të cilat sjellin rregullisht vizitorë 2 herë në vit secila.
6. Nuk ka ende një projekt për 100-vjetorin e Pavarësisë.
7. Muzeu Arkeologjik është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, pasi gjatë kësaj lufte u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale. U hap me 1.11. 1948 si Muze Arkeologjik Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976 kur u veçua pavioni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërise. Materiali i ekspozuar përfshin një periudhë kohore nga epokat e gurit, tek ato te metaleve (epokat bronzit e hekurit) kur lindi e u zhvillua qyteterimi ilir, antikitetin, si dhe Antikitetin e vonë e Mesjetën, deri në pushtimin osman. Kërkimet intensive arkeologjike në fushën e Prehistorisë, Antikitetit dhe Mesjetës, në periudhën më pas, bënë të mundur një varg riorganizimesh e rikonstruksionesh të këtij muzeu (1957,1976,1982,1985,1998) për përmirësimin e mëtejshëm të përmbajtjes dhe ekspozimit. Koleksioni jep një informacion të plotë për vendbanimet më të hershme në Shqipëri e veçanërisht për periudhat ku zhvillohen proceset e formimit të fiseve e etnosit ilir. Antikiteti paraqitet nëpërmjet qendrave qytetare që lulezuan në shek. III – II p.e.s. në territoret e fiseve kryesore ilire. Në mënyrë të përmbledhur prezantohet në muze edhe periudha e Antikitetit të Vonë e Mesjetës së hershme, kur realizohet kalimi nga ilirët tek arbërit. MAT ka të ekspozuar rreth 2000 objekte dhe mbështetet në një fond rezervë prej 17.000 objektesh i cili shtohet çdo vit nga zbulimet sistematike arkeologjike.
Sot, MAT është pjesë përbërëse e Qendrës së Studimeve Albanologjike.
Arjan Prifti
Drejtor i Qendrës Kombëtare Muzeumeve "Onufri" dhe Muzeut Etnografik, Berat
Berati, duhet të krijojë kushte për të sjellë "Kodikët", që i përkasin atij
Muzeu Kombëtar Onufri e ka kuptuar që e keqja e madhe e qendrave muzeale sot në Shqipëri, është fakti se të gjitha muzeumet vuajnë nga ai sindrom i hershëm (klishe) i muzeumeve statike të atyre fondeve që vetëm flenë dhe nuk kurojnë ekspozita dhe forma të ndryshme organizimi.
Sigurisht që nuk e përjashtojmë mundësinë, që një pjesë e veprave ikonografike që ndodhen në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat - e cila ka në fondin e vet një numër prej afro 450 objektesh, (ikona, pjesë ikonostasësh, objekte liturgjike etj.) - nëpërmjet procedurave tepër të rregullta dhe me lëvizje dokumentacioni nga njëri institucion tek tjetri, të mund të atashohen pranë Muzeut Onufri, dhe të bëhen kështu, pjesë e eksponateve tona, duke i dhënë mundësinë këtyre objekteve që kanë një kohë shumë të gjatë që flenë në fond, të jenë objekte të ekspozueshme për publikun vendas dhe të huaj. Në këtë fond ka objekte me shumë vlera ikonografike, artistike dhe liturgjike. Pikërisht për të realizuar këtë kalim nga njëri institucion tek tjetri, i kemi kërkuar Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në MTKRS, hapjen e rrugës për proçedurat e nevojshme. Jemi në pritje të një trajtimi dhe konceptimi dhe një sjelljeje të re dhe të ndryshme ndaj vlerave dhe monumeteve që janë në kalanë e Beratit. Gjithashtu pjesë e një projekt-ideje të madhe dhe tepër serioze, është edhe kërkesa që ne si institucion i kemi drejtuar kësaj drejtorie, që edhe kishat, të cilat ndodhen brenda monumentit-Kala - gjithsej 11, mund t’i administrojmë ne si një qendër e madhe muzeale. Kjo kërkesë është e mbështetur edhe në rrjedhën logjike, të vlerave që janë në këto monumente (kisha). Sepse një vizitor i cili vjen për vlerat e qytetit të Beratit, në hyrje të kalasë, përballet me një biletë hyrjeje, por kur i njëjti vizitor viziton edhe Muzeun Kombëtar Onufri, do t’i duhet të paguajë një biletë tjetër. Kjo nuk është normale dhe as etike, kur janë të njëjta vlera prezantuese, të cilat mund t’i marrë nën administrimin e vetë Qendra Kombëtare e Muzeumeve Onufri dhe Etnografik Berat. Dhe kundrejt një bilete të përbashkët të unifikuar, institucioni ynë mund të kryejë një shërbim të një pakete të plotë turistike të monumenteve. Nga ana tjetër duhet të merret në konsideratë edhe fakti, që duhet të rritet numri i stafit të specialistëve dhe guidatorëve që punojnë pranë qendrës, me qëllim që të realizohet një itinerar i plotë i paketës guidë në të gjitha monumentet që ndodhen brenda kalasë së mbrekullueshme të Beratit.
Kjo projektide është duke u diskutuar edhe në qarqe specialistësh të trashëgimisë kulturore.
2. Si fillim dua të shpjegoj se vlerësimi i ikonave në periudhën e sistemit komunist, vetëm si fenomen artistik në kuadrin e një trashëgimie kulturore, pikërisht nga ana e shtetit komunist shqiptar, arriti të krijojë Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë (1975), Muzeun Kombëtar Onufri në vitin (1986). Këto dy institucione muzeale përbëjnë, dy qendrat më të mëdha (muze) ku janë vendosur vlerat e artit të ikonografisë bizantine e postbizantine shqiptare.
Nga ikonat e mjeshtrit Onufri që kanë e arritur deri në ditët tona, ruhet pothuaj i plotë numri i ikonave (mbi 20) që bënin pjesë në ikonostasin e kishës Vangjelizmo, në kishë e Shën Todrit dhe të Katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” në kalanë e Beratit. Ky koleksion, sot ndodhet i shpërndarë në disa muze të Shqipërisë (Korçë, Tiranë dhe Berat). Por një koleksion akoma më i plotë ndodhet në pavionet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Gjithsej janë vetëm të ekspozuara, si pjesë e pavioneve, rreth 22 ikona, disa nga më të bukurat e kryemjeshtrit Onufri, dhe të disa prej autorëve të tjerë, kryesisht të periudhës të artit postbizantin.
Një pjesë tjetër e konsiderueshme e ikonave të marra nga qyteti i Beratit, gjenden pranë fondit të Institutit të Monumeteve të Kulturës Kombëtare Tiranë, dhe disa ikona - shumë të rëndësishme, janë në fondin e Muzeut Historik Kombëtar Tiranë. Për të mos përmendur që në fondin e AQSH-së ruhet një koleksion i veçantë dokumentesh, i emërtuar Fondi i Kodikëve të Shqipërisë. Ky fond mban numrin 488 dhe përmban 117 kodikë të periudhës bizantine dhe postbizantine, të sistemuar në dosje apo njësi të veçanta ruajtjeje, ku dy prej kodikëve më të famshëm janë Codex Purpureus Ф 043 shek VI, dhe Codes Purpures Arius Anthimiys i shek IX, ose siç njihen ndryshe Beratinus 1 dhe Beratinus 2.
Si gurisht që në fondin 488, janë një numër prej 72 ose 73 kodikësh, që i përkasin Mitropolisë së qytetit të Beratit. Përsa i përket kthimit të një pjese të fondit të Artit Ikonografik (ikonave), mund dhe duhet të realizohet kthimi i tyre në objektin autentik të kultit i cili i ka poseuduar, ose patur në pronësinë e vet. Kjo është një çështje që kërkon një bonsens dhe një bashkëpunim komplementar, nga institucionet që merren me mbrojten e trashëgimisë kulturore kombëtare. Ndryshe qëndron problemi tek ardhja e kodikëve në Berat, që kërkon elementë të tjerë ekstra të rëndësishëm të mbrojtjes dhe arkivimit të tyre në prametra bashkëkohorë, që rrjedhim nga detyrime ligjore, të cilat momentalisht qyteti i Beratit dhe muzeumet e tij nuk mund t’i sigurojnë. Mbase në një të ardhme të afërt, mund të jenë pjesë e vendit që u përkasin.
4. Sigurisht që Qendra Kombëtare e Muzeumeve Onufri dhe Muzeu Etnografik Berat ka qasje në internet. Momentalisht ka dy website që janë www.beratmuseum.net dhe www.muzeumetberat.net. Është një konceptim i ri nga ana vizuale dhe e dizajnit, por edhe e një konceptim i ri për një përdorim sa më të thjeshtë e fuksional për këdo që ka dëshirë të vizitojë dhe të klikojë në website-t tona. Gjithashtu kemi në dispozicion të turistëve edhe një adresë e-maili: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..">This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.. Kemi hapur në rrjetin social Facebook, për të dy muzeumet Onufri & Etnografik faqet tona, dhe po i pasurojmë këto faqe. Madje edhe në faqen Youtube, mund të gjenden pafund materiale të hedhura nga specialistët tanë, për të dy muzeumet.
Gjithashtu në këtë 100-vjetor, u kemi kërkuar organeve më të larta të shtetit shqiptar, që në bashkëpunim me fondin e AQSh-së, të të bëhet i mundur realizimi i një kopjeje të Kodikut të Purpurt të Beratit të shek. VI., ose e facsimiles së tij.
Sigurisht që periudha e kulturës bizantine dhe postbizantine është një nga periudhat e përfaqësuara denjësisht me shumë objekte të kultit kristian bizantin (kisha), atij islam me arkitekturën objekteve xhami, si dhe me një sërë teqesh të mrekullueshme nga ana arkitekturore e me shije shumë të lartë artistike. Është një numër i konsiderueshëm kishash në kalanë e Beratit, dhe padyshim më përfaqësuesja është katedralja “Fjetja e Shën Mërisë”, sot Muzeu Kombëtar “Onufri”.
Sigurisht, vizitori që vjen në Muzeun Onufri do të njihet me ikonat dhe objektet e tjera të artit, që bëjnë pjesë në koleksionin e këtij muzeu të krijuar në vitin 1986. Ai përmban dokumente të rëndësishme historike, kulturore dhe artistike, që shtrihen në një periudhë kohore mbi gjashtëshkekullore. Koleksioni kryesor u përket piktorëve ikonografë shqiptarë që kanë krijuar në Berat në shekujt XIV - XIX
Muzeu Kombëtar “Onufri” është i privilegjuar, sepse fondi i tij ekspozues i veprave ikonografike, ndodhet në katedralen “Fjetja e Shën Mërisë” (e vitit 1797), pjesë e një Mitropolie mbi dyshekullore ku janë zhvilluar ceremoni të rëndësishme liturgjike. Veprat e ekspozuara u përkasin ikonostasave të kishave të qytetit të Beratit. Në sallat e Muzeut Kombëtar “Onufri” është e ekspozuar një pjesë shumë e rëndësishme nga koleksioni i mjeshtrit të ikonografisë shqiptare Onufrit, të birit të tij piktor Nikolla, të Onufër Qipriotit, të dinastisë së piktorëve ikonografë Katro (Çetiri) të Kostandin Shpatarakut, të David Selenicës, si dhe të shumë piktorëve të tjerë anonimë. Njëkohësisht në fondin e tij ndodhet një numër i madh objektesh liturgjike, që janë përdorur gjatë procesioneve të ndryshme kristian-ortodokse.
Por Qendra Kombëtare e Muzeumeve Onufri & Etnografik, sigurisht që është e përgatitur dhe gjithashtu, jemi duke sugjeruar disa mënyra për të siguruar dhe për të përgatitur çdo pjesë të institucionit tonë për rritjen dhe përmirësimin e shërbimit ndaj të publikut, pra vizitorit. Vetëm duke i shërbyer siç duhet publikut, do të mund ta meritojë dhe fitojë mbështejten e nevojshme, nga institucione dhe donatorë të ndryshëm. Muzeu Kombëtar Onufri e ka kuptuar që e keqja e madhe e qendrave muzeale sot në Shqipëri, është fakti se të gjitha muzeumet vuajnë nga ai sindrom i hershëm (klishe) i muzeumeve statike të atyre fondeve që vetëm flenë dhe nuk kurojnë ekspozita dhe forma të ndryshme organizimi. Absolutisht është koha që t’i kthejmë muzeumet tona nga statikë në muzeume lëvizës, që jetojnë dhe ideojnë projekte dhe krijojnë atraksion për vizitorin. Në këtë kuadër, organizimi i disa prej eventeve të rëndësishme ishte pjesë e një një programi të detajuar mbi kthimin e Muzeut Kombëtar Onufri në një qendër të tillë atraktive. Pra mendojmë se duke krijuar dhe kuruar forma të tilla ekspozimi, ne mundësojmë rritjen e interesit të vizitorëve, si formë edukimi dhe prezantimi me një vizion më të qartë për muzeun tonë, e njëkohësisht rrisim edhe numrin e fluksit të turistëve. Disa prej aktiviteteve që mund të përmenden janë: ekspozita “Kodikët mesjetarë në hapësirën shqiptare”; koncerti me këngë e muzikë korale kishtare “Festivali Apollonia”; sesioni shkencor “Trashëgimia kulturore, materiale dhe shpirtërore në Berat” etj.
Teuta Kallajxhi, Drejtore e Muzeut të Armëve
Për të ardhur tek ne, turisti duhet të paguajë dy bileta
1. Pas viteve 90’, janë ofruar disa shpata, kobure të vjetra me gurë stralli, por në Muze nuk është blerë asnjë objekt, jo vetëm për mungesë fondesh por edhe për çmimin e lartë që personat ofrojnë për këto objekte.
2. Armët e prodhuara nga shqiptarët, mbi 400 vjet më parë zbukurojnë vitrinat e muzeve në disa vende të botës si :
- 1578 armët e Skenderbeut në Vjenë
- 1689 në Petërburg
- 1810 në muzeun e Moskës
- 1816 në Stamboll
- 1867 një ekspozitë në Paris, kishte edhe armë shqiptare.
- 1894 ekspozitë në Çikago ku kishte edhe disa armë shqiptare.
Për armët shqiptarë në Muzeun e Moskës 1810, shkroi shumë shtypi i kohës. Për njërën prej armëve thuhej:
“Pushkë shqiptare e kalasë, e vitit 1869, e gjatë 2m , e stolisur me sermë , e prodhuar prej Muhametit. Kasa ka dru panje, kalibri 16mm,qyta ka zbukurime prej kocke e sedefi”.
Dhe sot ky përshkrim i përshtatet disa prej armëve që janë ekspozuar në muze. Midis shpatave të shumta njëra prej tyre ka vlerë të veçantë. Ajo i takon vitit 1670 dhe sipas specialistëve të kësaj fushe, si ajo janë gjetur katër copë në gjithë Europën. Me shumë vlerë është edhe përkrenarja ilire, e cila ështe rreth 3000-vjeçare.
Duke ditur vështirësitë për të rikthyer në Atdhe, vlerat e humbura të trashëgimisë sonë kulturore qoftë dhe për arsyet që u thanë më lart, punonjëset e Muzeut, kanë bërë çmos, për të ruajtur të gjitha objektet me vlerë gjatë trazirave të vitit 1997.
3. Ndërsa për vitin 2011, Zyra e Administritmit të Momumenteve të Kulturës, raportoi rreth 20.000 turistë, në muze kanë hyrë vetëm 2000 vizitorë. Problem për këtë mbetet bileta: në hyrje turisti paguan biletën për llogari të Zyrës së Koordinimit të Monumenteve të Kulturës; për të vizituar Muzeun e Armëve, i cili administrohet nga Bashkia e qytetit, duhet të paguajë një biletë tjetër. Ka patur raste, kur një turist , është ndarë nga grupi dhe e ka paguar vetë biletën për të vizituar Muzeun. Krahasuar me vite më parë, kur vizita në kala bëhej me një biletë të përbashkët, numri i vizitorëve është shumë më i vogël.
Statusi i Kalasë së qytetit duhet të zgjidhet përfundimisht, duke ia rikthyer Bashkisë së Qytetit, me synimin e një menaxhimi të gjerë dhe bashkëkohor.
4. Qysh prej inagurimit të Muzeut në 1971, ku asistoi vetë kryeministri i vendit në ato vite Z.Mehmet Shehu, gjë që tregon për vlerësimin e madh të qeverisë për këtë pasuri të kulturës sonë kombëtare, fama e Muzeut të Armëve, u rrit shumë: vërshuan qindra mijëra vizitorë nga të katër anët e vendit dhe të huaj nga shumë vende të botës. Megjithëse sot Muzeu nuk ka adresë në internet, për faktin e thjeshtë sepse sot, nuk ka një kompjuter, kjo famë vazhdon të jehojë e të sjelle akoma vizitorë të huaj.
5. Për muzeun flitet me hollësi në guida turistike të huaja e vendase, gjithashtu, Muzeun, e kanë vizituar operatorë turistikë vendas, të cilët më parë nuk e kanë patur në axhendat e tyre, me qëllim kthimin e tij në një destinacion turistik të mirëfilltë. Kështu, Muzeu është përcaktur si destinacion turistik në fletëpalosje, harta turistike të qytetit, e rajonit, guidën treditore të botuar nga Këshilli i Qarkut, në guidën e botuar nga ( GCDO) , guida “Çelesi turistik”, “Guida tregëtare” botuar nga Dhoma e Tregëtisë në Janinë 2008 , Guida të Kalasë në disa gjuhë të huaja të botuara nga Zyra e Administrimit të Gjirokastrës etj. Aktualisht Bashkia Gjirokastër, po punon për realizimin broshurave informuese dhe të fletëpalosjeve, jo vetëm për Muzeun e Armëve por edhe më gjerë.
6. Një grup pune në Bashki është duke punuar për të organizuar festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, të cilat ndoshta do të bëhen të ditura më vonë, ku natyrisht Muzeu i Armëve do të jetë pjesë e pandarë e aktiviteteve të larmishme për këtë event me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin.
7. Gjirokastra është një nga qytetet më të vecantë të Shqipërisë, unikale për nga vlerat, e papërsëritshme për arkitekturën e saj, me një pasuri të pashoqe kulturore e historike, në vitin 1961 qyteti u shpall nga Kuvendi Popullor i kohës, “Qytet – muze” duke ju nënshtruar gjithë legjislacionit në fuqi e duke përfituar kujdes e mbrojtje institucionale, duke u shndërruar në destinacionin kryesor turistik asaj kohe. Pas viteve 1990 dhe kryesisht pas pranimit në 15 korrik 2005 si “Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Botërore” në UNESCO është shndërruar në atraksionin kryesor turistik për vizitorët vendas e të huaj, sidomos për studiuesit, të pasionuarit pas turizmit kulturor, të apasionuarit pas historisë në përgjithësi e në vecanti, kureshtarët e historisë së Ballkanit etj.
- Një koleksionist armësh, gjen të gjitha llojet e armëve që nga epoka e gurit e deri në Luftën II Botërore.
- Shikon burgun e viteve 1929-1968
- Muzeu i Armëve, krahas Pazarit karakteristik, Muzeut Etnografik, Shtëpive tipike të shek XVIII, Hamamit dhe 7 krojeve në lagjen Meçite, objekteve të kultit, rrënojave të Akuaduktit, Obeliskut etj, është një nga destinacionet kryesore në qytet. Ai ështe i vendosur brenda kalasë së qytetit (e cila gjithashtu është një nga monumentet më të rëndësishme të kulturës sonë kombëtare), në ambientet e ish- burgut. Në librat e përshtypjeve, të cilët janë të shumtë, vlerësohet shumë sepse është I veçantë në llojin e vet. Me 1984, drejtori I muzeumeve të Bukureshtit shkruante: “ kam parë shumë muze armësh nëpër botë por ky është I veçantë sepse nqs përmend njërin, atë të Vjenës, ka armë të prijsave të ndryshëm të Europës, siç janë dhe armët e Heroit tuaj Kombëtar Skëndërbeut. Ndërsa këtu tregohet evoluimi I shoqërisë njerëzore e bashkë me të dhe ai I prodhimit të armëve të ndryshme, për t’u mbrojtur, mbi të gjitha ato janë të zbukuruara, që tregon shpirtin artist të shqiptarit”.
Mehdi Hafizi, Drejtor i Muzeui Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik - Krujë
Do të donim të kishim në muze armët e Skënderbeut, dhe stemat e Principatës së Arbrit, që i përkasin Krujës
1. Eksponatet e fundit në muzeun Gj.K.Skënderbeu kanë hyrë në vitin 2001dhe janë zbuluar në kalanë e Rodonit (Durrës). Është një luan i Shën Markut (Venecian) që mban në dorë një libër të mbyllur, një kryq, dhe një stemë principate.Të tria këto objekte janë të shekullit XV.Edhe në Muzeun Etnografik janë shtuar disa objekte në vitet 2002-2003.2. Objektet më të rëndësishme që mund të ekpozoheshin në muzeun tonë janë armët e heroit tonë (shpata dhe përkrenarja ) që ndodhen në muzeun a artit në Vjenë (Kunsthistorisches Museum). Objekte të periudhës së Principatës së Arbrit që ndodhen në Muzeun Historik Kombëtar, apo dhe shumë piktura origjinale kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut në vitin 1968 që ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve mund ti përkisnin dhe përshtateshin shumë mirë muzeut tonë.3. Një përqindje e lartë e vizitorëve të huaj që hyjnë në Shqipëri , vizitojnë edhe Krujën dhe muzetë e saj. Kruja është e favorizuar nga vlerat historike dhe kulturore që mbart,ashtu dhe nga pozicioni shumë i favorshëm gjeografik që ka.4: Muzeut “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik- Krujë i është dhënë një hapësirë e konsiderueshme në shumë faqe interneti të MTKRS-së dhe Agjensive turistike shqiptare dhe të huaja. Pra turistët shqiptarë dhe të huaj mund të gjejnë lehtë informacion në gjuhë të ndryshme, oraret, numrat e kontaktit, e-mail apo dhe faqen zyrtare të muzeut që është www.muzeukombetarskenderbeukruje.com . Informacione, foto dhe video gjenden dhe në rrjetet sociale apo në you tube.5: Muzetë e Krujës kanë një bashkëpunim shumë të mirë me operatorët e ndryshëm turistik si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.Kruja është e përfshirë në të gjitha lëvizjet që ata organizojnë (turet 1-ditore apo shumë ditore, krocierat,turet ballkanike etj)6: Në kuadrin e 100- vjetorit të Pavarësisë në fillim të muajit Nëntor do të organizojmë aktivitetin kushtuar 30 vjetorit të inaugurimit të muzeut “ Gj.K.Skënderbeu”7. Një turist duhet të vizitojë muzetë e Krujës për vendin që ato zënë në trashëgiminë kulturore shqiptare. Dy muze kombëtarë secili specifik në llojin e tij, gjendja e të dy muzeve është shumë e mirë si brenda ashtu edhe ambjenti i jashtëm. Kolektivi i muzeve tregon gatishmëri maksimale për ti pritur vizitorët me kulturë dhe për ti shoqëruar ata me profesionalizëm .
Tatjana Caca, Drejtoreshë e Muzeut të Artit Mesjetar dhe Muzeut të Arsimit
Nuk mund ta pasurojmë muzeun, për mungesë fondesh
2. Ne kemi konstatuar disa objekte të natyrës së muzeut tonë, i kemi ndihmuar poseiduesit për t’i restauruar këto objekte por për mungesë fondesh, në nuk mundemi t’i bëjmë ato pjesë të fondit tonë.
3.Ne nuk jemi në dijeni të numurit të turistëve të huaj që hyjnë Shqipëri, por muzeu ynë për vitin 2011 është vizituar nga 1782 vizitorë të huaj. Muzeu Kombëtar i Arsimit, është vizituar nga 1500 vizitorë të huaj.
4. Muzeu ynë ka faqen e tij në internet me adresë
www.muzeumesjetar.al si dhe www.korca.cchnet.it
5. Po, ne kemi bashkëpunim me disa operatorë brenda vendit, të cilët në guidat e tyre kanë përfshirë vizitën në muzeun tonë. Gjithashtu edhe disa operatorë jashtë vendit (Greqi, Itali, Francë, Gjermani). Muzeu ynë është përfshirë në disa botime guidash turistike si “Korca” botuar nga SNV dhe GTZ.
6. Nga muzeu ynë janë bërë përpjekje maksimale për t’u aprovuar botimi i Monografisë së ilustruar të Piktorit të Popullit Vangjush Mio, në kuadër të projekteve të 100-vjetorit të Pavarësisë.
7. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar dhe Muzeu i Arsimit, janë dy prej institucioneve më të rëndësishme social-kulturore të Shqipërisë. Eksponatet dhe fondet e pasura të përbëhen përbëhen nga objekte historike, kulturore e artistike të periudhës mesjetare, dhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare, që lidhen kryesisht me trashëgiminë e krishterë bizantine dhe pasbizantine, Prej shek. XIII deri ne shek. XIX, si dhe me trashëgiminë e rilindasve.
Skënder Spahiu, Drejtor i Muzeut Historik, Vlorë
Vlora ka nevojë për një kompleks muzeal i cili mund të ngrihet në Vlorën e Vjetër
2. Kemi identifikuar dhe kemi kartelizuar një koleksion privat me objekte kryesisht të Etnografisë, të cilat specialistët e muzeut i dokumentuan dhe regjistruan në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe Inventarizimit. Janë 48 objekte të ekspozuara në ambiente private.
3. Në muzetë që ne drejtojmë kemi një numër të kosiderueshëm vizitorësh por edhe specialistësh të fushave arkeologji dhe etnografi, nxënës, student, të cilët organizojnë orë mësimi, praktikantë të degës së Turizmit, etj, pra edhe vizitorë ditorë dhe pushues.
4. Përmbajtja dhe vendndodhja e godinave dhe e vlerave muzeale është në “Vlora Guide”
dhe ”Albania Guide“ si edhe në sinjalistikën lokale. Muzetë bashkëpunojnë me agjensitë në Vlorë por edhe në Tiranë dhe këto agjensi i kanë përfshirë Muzetë e Qytetit në guidën e tyre dhe vazhdimisht kemi vizita të kësaj natyre në muzeun e Relikeve Arkeologjike dhe Historike dhe në Muzeun Etnografik të Vlorës.
6. Projekti ynë konkret është: Arredimi i brendshëm i ambienteve të muzeut, sepse është restauruar e gjithë godina, gjithashtu ndërtimi dhe ngritja e godinës ku u mbajtën mbledhjet e Kuvendit të Vlorës dhe ngritjes së flamurit, krijimi i një kompleksi muzeal në Vlorën e vjetër.
7. Muzetë e Vlorës kanë në fondin e tyre rreth 200 objekte arkeologjie si thika stralli, çekanë guri, stela, etj, që fillojnë në periudhën e neolitit, objekte me vlera të qytetërimeve të krahinës, si Amantias, Orikut, Olimpias etj., objekte me vlera historike si veshje prej metali te periudhës Ilire, armë dhe vegla pune, enë qeramike por dhe veshje karakteristike të krahinave të ndryshme, që bejnë pjesë në Vlore, të prodhuara në mënyra të ndryshme artizanale etj., por dhe vetë godinat karakteristike me vlera arkitekturore dhe historike, në të cilat janë ekspozuar objektet.
Comments (14)
AlenaDarCR
reply
robertabu60
http://hentaisec.kiel.sexjanet.com/?mattie
free granny anal porn sites porn free electrified youngest free teen porn clips porn thumbs search engine low quility porn video
reply
robertabu60
http://bdsmminamiozuma.miyuhot.com/?alina
free pictures of lesbian lingerie porn true kiddie porn porn not blocked by net nanny full length mobile porn videos dad nd daughter porn movies
reply
robertabu60
http://delhi.cutesexyboys.energysexy.com/?nichole
fat ass and gay porn whaleman porn keisha chavis porn actress male porn stars with biggest cocks cumshoot porn vids
reply
robertabu60
http://weir.hidden.camera.porn.jsutandy.com/?angelica
free little mermade porn frree picture galleries of porn cartoons free to play online porn games bizarre free porn free instant access hardcore porn
reply
robertabu60
http://xxgarlphotoemden.moesexy.com/?annette
viewsof porn truth and dare porn tube amateur porn star red nerd teen pic porn sierra porn actress
reply
robertabu60
http://asiangayvideo.energysexy.com/?sylvia
teen titan porn vids amature usa porn porn star turned religious disny porn gallaries mickey mouse porn art
reply
robertabu60
http://hairy.porn.miaxxx.com/?alivia
pussy torture porn mature flash porn movies redhead porn pictures free hard core free safe porj indian mom porn
reply
robertabu60
http://baltimoreporn.lexixxx.com/?antonia
free squrting porn videos dangers of looking at online porn fake celeberty porn galeries gay marines porn videos sexy teen porn threesomes
reply
robertabu60
http://new.hope.amandahot.com/?breanna
definition soft porn pregnant porn rough anal porn pic worldwide 3 d porn amanda free porn for your mobile
reply
robertabu60
http://pornemployment.dirtyslutporn.bestsexyblog.com/?parker
free porn movies clips trailers meriah nelson porn free porn tralier sexy girls big tits love porn lesbian friends porn
reply
robertabu60
http://ebonywoodlogbox.bestsexyblog.com/?keyla
free never seen porn porn gallery of games cucky porn porn star renee ross black orgasms and porns
reply
robertabu60
http://aurangabadsexy2017newyear.gigixo.com/?kimberly
alexandria dane porn star 3gp porn video downloads free porn movies free sex pics teen young petite porn video abused young panty porn
reply
robertabu60
http://sayht.nudepregnant.alexysexy.com/?dania
ashley long porn torrent piratebay free granny porn no credit card kacie teen porn porj insults chinese hairy porn
reply