Dita e Agroturizmit ose oferta turistike e Reçit

Dita e Agroturizmit ose oferta turistike e Reçit

on Monday, 28 January 2019. Posted in Destinacione

Fshatit të gështenjave, shpellave dhe natyrës së mrekullueshme

Dita e Agroturizmit ose oferta turistike e Reçit

SHQIP
Sa herë që flitet për agroturizëm, vetvetiu na çohet zemra peshë, sepse prej vitesh tashmë kemi vënë theksin mbi zhvillimin e kësaj dege të turizmit, e cila është edhe nga më të rëndësishmet në ekonominë shqiptare, sepse ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e zonave rurale. Dhe dihet që zonat rurale janë pjesa më pak e zhvilluar e Shqipërisë, që ka vërtet nevojë për një mbështjetje të madhe. Prandaj dhe e pritëm me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në festën tashmë tradicionale “Dita e Agroturizmit” në Reç, jo aq për të festuar një ditë, sesa për të parë nga afër punën që po bën projekti Agro-Tourism Albania i financuar nga USAID Albania, Ambasada Suedeze në Tiranë dhe të implementuar nga CEED Albania, për zhvillimin e strukturave pritëse dhe fermave agroturistike në Veriun e Shqipërisë. Janë gjashtë të tilla (shih informacioni për projektin Agro-Tourism Albania), por ne patëm fatin të vizitonim nga afër njërën prej tyre, pikërisht bujtinën “Rruga e Mullirit”, që ndodhet në fshatin Reç.

Malësia e Madhe është ajo pjesë e Alpeve shqiptare që ndoshta nuk njihet e vizitohet sa Thethi e Valbona, madje edhe vetë ajo është e ndarë në dy krahina thellësisht të spikatura, ku Kelmendi, me Vermoshin e Lëpushën, ngjan se është më i vizituar se Shkreli, që përfshin Razmën, Reçin apo Dedajn, fshatra që vetëm vitet e fundit kanë filluar të hyjnë në fjalorin turistik. Por Shkreli, kjo krahinë që quhet edhe Porta e Alpeve Shqiptare, është një zonë me karakteristika aq të veçanta, saqë del krejtësisht jashtë klisheve alpine që mund të keni pasur rastin të shijoni deri më sot. Prandaj ka ardhur koha t`ju propozjmë diçka ndryshe. E keni vizituar ndonjëherë Reçin? Është një fshat në dukje i vogël por me një shtrirje të konsiderueshme që i rri si kurorë pyllit madhështor të gështenjave, duke e rrethuar atë me nga një lagje në çdo cep. Reçi është i famshëm pikërisht për gështenjat e tij shekullore, përveçse për bimët mjekësore të livandos e sherebelës, dhe për shpellat e tij të shumta. Fshati ka ditur të ruajë shumë mirë disa festa, siç është ajo e Gështenjës dhe Festa e Çlirimit, që sot i shërbejnë shumë mirë eventeve turistike. Por një festë më e madhe e ka mbushur tashmë vjeshtën e Reçit me gjallëri e aktivitete; Dita e Agroturizmit, organizuar e mbështetur nga CEED Albania dhe aktorë të tjerë që punojnë në këtë rajon të veriut, që në bashkëpunim me autoritetet lokale, bën të mundur që Reçi dhe jo vetëm, të shpalosë gjithë ofertën e tij turistike në një tryezë të madhe feste, me ushqimet më të mira të zonës, produktet lokale, veshjet dhe muzikën më të bukur, ku mbretëron Xhubleta, xhevahiri i Alpeve që aderon të hyjë në UNESCO si veshja më e lashtë në botë.

Shpalosja e vlerave të fshatit në formën e një panairi, i jep atij një mundësi të artë për t`u treguar pjesëmarrësve se çfarë mund të ofrojë ai gjatë të gjithë vitit, duke filluar nga produktet lokale të rritura në mënyrë organike, natyra e mrekullueshme që e rrethon e që u jep mundësinë dashuruesve të natyrës ta shijojnë plotësisht në çdo stinë (vjeshta për ne është më e bukura), bujtinat që sapo kanë filluar të ndërtohen, krijojnë mundësi që turistët ta përfshijnë zonën në planet e fundjavës për më shumë aktivitete e jo vetëm ditore.

Dita e Agroturizmit

Festa ishte mbresëlënëse. Qindra turistë e të ftuar patën mundësi të gëzonin mes bukurive të fshatit e të mirave të festës dhe iu bashkuan grupeve të kërcimit për të festuar së bashku. Gatimet më të mira zunë vend në tryezat e panairit, ku prodhuesit lokalë kishin sjellë produktet e tyre më të mira. Këtë vit për herë të parë patëm mundësinë të shohim edhe ofertën e strukturave të para agroturistike të zonës. Ajo që i përket zonës së Reçit është pikërisht Bujtina “Rruga e Mullirit”, një ferme e vogël e Familjes Markaj, e përshtatur në një një sipërmarrje te vogël me ndihmën e projektit “Agro-Tourism Albania”. Ne e kishim provuar më parë shijen e mikpritjes, ofruar aq bujarisht nga te zotët e shtëpisë, njërin përmes komunikimit të ngrohtë, të cilin besojmë se do ta shijojnë shumë edhe turistët e nesërm të “Rrugës së Mullirit” e tjetrën përmes duarve të saj të arta, që na kishin gatuar një darkë të shijshme me produktet e zonës e një mëngjes të shëndetshëm, për të cilin kanë aq shumë nevojë turistët që do të marrin shtigjet e gjata për eksplorim. Projekti Agro Tourism Albania kishte arritur që për një kohë të shkurtër të përshtaste shtëpinë e familjes Markaj në një bujtinë, me dhoma të vogla druri me motive alpine, ku nuk mungonte asnjë element që e bën një strukturë të ketë standarte të larta. E zonja e Agroturizmit nga ana e saj kishte nxjerrë nga sënduqet të gjitha zbukurimet tradicionale, qëndismat, qilimat, veshjet e vjetra, të cilat i kishte pasuruar edhe me punëdore të tjera që i bënte në atë pak kohë të lirë që i mbetej nga punët e shumta dhe e kishte kthyer bujtinën në një shtëpi plot shije e aromë tradite. Gatimet e saj ishin të mrekullueshme e ne që e njohim mirë ushqimin e Alpeve, nuk u çuditëm shumë nga kjo, sepse e dimë që sekreti qëndron tek natyraliteti. Por nga ana tjetër, mezi po prisnim të mësonim se ku do të qëndronte ajo e veçanta, që nuk e gjenim dot në pjesën tjetër të strukturave të Alpeve. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, përveçse të ishte një ushqim me bazë frutin e fshatit; Gliko gështenjash! Nuk e besoni? Atëherë shkoni e provojeni vetë!

Jo më shumë se një kilometër larg qendrës së fshatit, bujtina arrihet përmes një rruge

të bukur, të cilën ne e shijuam mes penelatave të arta të vjeshtës e që gjatë pjesës

tjetër të vitit është e zhytur në gjelbërim. Dhe kur deshëm të dimë se pse quhet “Rruga

e Mullirit”, i zoti i shtëpisë na shpjegoi se vetëm 15 minuta larg, ndodhen rrënojat e

mullinjve të shumtë, ku dikur bluante drithin e gjithë zona e Shkrelit. Sot ato mund të

kthehen në një atraksion turistik dhe bashkë me kanionet e shpellat e shumta të fshatit,

janë mënyra më e mirë për ta kombinuar qëndrimin me aktivitete.

Shumë punë është dashur që një apo më shumë fshatra të përfshira në këto projekte, të

hyjnë në “ingranazhin” e zhvillimit si zona ku mund të shkohet për turizëm. Reçi për fat

të mirë, ia ka arritur. Turizmi ditor është mjaft i zhvilluar, dy-tre restorantet në qendër të

fshatit mbushen rregullisht çdo fundjavë. Tashmë shpresojmë që jo vetëm restorantet

por edhe shtigjet e zonës të mbushen me turistë dhe do të ndodhë patjetër sepse një

grup njerëzish po punon me shpirt që punët të shkojnë mbarë.

Dhe nuk është vetëm Reçi.

Hidhini një sy informacionit mbi aktivitetin e deritanishëm të projektit, për të mësuar se

ku tjetër mund të shkoni e të shijoni një udhëtim si ky që shijuam ne në Reç. Të jeni të

bindur se çdonjëra prej këtyre strukturave ka të veçantën e saj. Dhe e dini pse? Sepse

qëllimi kryesor i këtij projekti është që të ndërtohet turizëm i qëndrueshëm përmes

autenticitetit të zonave të ndryshme të Shqipërisë, pra, të nxirret në pah ajo që e dallon

nga të tjerat. Që ju kur të shkoni atje, të përjetoni çdoherë një përvojë ndryshe.

Dhe na lexoni në numrin e ardhshëm. Sapo kemi filluar një udhëtim të gjatë e të bukur.

Mbi projektin Agro Tourism Albania

Projekti “Agro Tourism Albania” është një iniciativë e mbështetur nga USAID dhe SIDA

dhe e implementuar nga CEED Albania.

Objektivi i projektit është përmirësimi i kushteve të jetesës së banorëve në zonat rurale

të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës nëpërmjet punësimit në sektorin e agroturizmit.

Projekti do të mbështesë krijimin e modeleve të përsëritshme të agroturizmit, duke i

ofruar mbështetje financiare dhe asistencë teknike disa prej fermave ekzistuese në të

tria bashkitë.

GJASHTË DESTINACIONET

Agroturizmi “Devin”, fshati Qerret, Pukë

Ne largohemi nga Lezha dhe shkojmë drejt Pukës ku, në fshatin Qerret, gjejmë

Agroturizëm "Devin", një biznes tipik familjar i kthyer në Agroturizëm që rregullisht

mirëpret turistët. Aktivitetet këtu përfshijnë çdo gjë, nga ture në fermë dhe deri në korrje

të frutave dhe perimeve. Më e rëndësishmja këtu është që ju keni mundësinë të bëheni

vërtet pjesë e familjes.

Agroturizëm “Lajthiza e Vogël”, Pukë

Ndodhet në lagjet e qytetit të Pukës, duke patur në këtë mënyrë vendndodhjen

perfekte për eksplorimin si të qytetit, ashtu dhe të fshatit. Gjatë një shëtitjeje në

këmbë në qytet mund të vizitoni parkun e tij që ka një liqen mjaft të këndshëm si dhe

një pistë bicikletash, Muzeun Etnografik të Pukës, statujën e Migjenit si dhe fabrikën

e birrëes “Puka” ku ju mund të provoni shijen e saj unike.

Agroturizmi “Rruga e Mullirit”, Reç, Malësia e Madhe

Mikpritja e ngrohtë ndihet sapo hyn në Agroturizmin "Rrugën e Mullirit", që ndodhet

ngjitur me "Pyllin e Gështenjave" në Reç, Malësi e Madhe. Kreu i familjes, na ndihmon

të mbledhim gështenja, pasi ato janë aktualisht në stinë, ndërsa bashkëshortja e tij,

fillon pjekjen e bukës së misrit, e bërë me misër të freskët. Këtu, si në të gjitha fermat

e tjera, harron se ekzistojnë pazaret ushqimore, sepse i gjithë ushqimi i nevojshëm

është prodhim i vetë fermës.

Agroturizmi “Kantina e Koplikut”, në Koplik, Malësia e Madhe

"Kantina Kopliku", është ndalesa e radhës e këtij turneu, që ndodhet vetëm 15

minuta me makinë nga fshati Reç, në Koplik. Një çift i qeshur, na mirëpresin me

ngrohtësi. Pak para perëndimit të diellit, ata na çojnë në katin e dytë të punishtes

ku ne shijojmë një gotë verë të Kallmetit (një varietet kombëtar i preferuar) duke

vështruar mbi vreshtat e bukura të rrushit dhe Liqenin e Shkodrës.

Agroturizmi “Marku”, Ganjollë, Guri i Zi

Një tjetër ndalesë në turneun tonë është në fermën “Marku”, në fshatin Ganjollë

të Guri i Zi në Shkodër. Pas emigrimit në Sicili, çifti që jeton në këtë fermë, u njoh

me ndërmarrjet e suksesshme të agroturizmit atje. Pastaj, familja u zhvendos në

Shqipëri ku me ndihmën e Projektit “Agro-Tourism Albania” pati mundësinë që të

kthejë përvojën e tyre në një biznes që me të vërtetë ka kthyer mikpritjen në një

formë arti.

Agroturizmi “Shega”, Muriqan, Shkodër

Ndalesa e fundit është në Agroturizmin “Shega” në Muriqan. Ferma bën jehonë në

një lloj Kopshti të Edenit, një vend idilik ku njeriu ulet vetëm në atë që natyra ka për të

ofruar. Familja na shërben me lëngun më të mirë të freskët të shegës që kemi shijuar

ndonjëherë, duke bërë drejtësi në emrin e vënë fermës. Nuk na nevojitet kohë për të

kërkuar për shegë më të mirë në fermë, marrim dhe i mbledhim ato së bashku me

fruta dhe perime të tjera.

ENGLISH
Agritourism Day or the tourist offer of Reç, a village of chestnuts, caves and wonderful nature
Whenever we talk about agrotourism, we get excited because we have already emphasized the development of this tourism branch, which is also the most important in the Albanian economy, because it has a direct impact on the development of rural areas. And it is known that rural areas are the least developed parts of Albania, which really need support. That is why we welcomed the invitation to participate in the now traditional "Agritourism Day " in Reç, not only to celebrate this day, than to look closely at the work done by Agro-Tourism Albania Project, a USAID and Swedish Embassy funded project, implemented by CEED Albania, for the establishment of agrotourism business models in North of Albania.

There are six farms (see below information for the Agro Tourism Albania project) but we were fortunate to visit one of them, namely the "Mill Trail", located in the village of Reç. Malesia e Madhe is the part of the Albanian Alps that is probably not known and visited as Thethi and Valbona, and it is itself divided into two profoundly distinct regions where Kelmendi, Vermosh and Lepushës seem to be most visited then Shkreli, which includes Razma, Reç or Dedaj, villages that have only recently begun to enter in the tourist vocabulary. But Shkreli, the region called the Albanian Alps Gate, is an area with such special features that it is entirely outside the alpine clichés that you may have
had the opportunity to visit until today. So, it is time to introduce something different. Have you ever visited Rec? It is a seemingly small village but with a considerable stretch that surrounds the magnificent forest of chestnut trees, encircling it with one neighborhood in every corner. Reci is famous for its centuries-old chestnut trees, except for the lavender and sage medicinal herbs, and for its numerous caves. The village has preserved some traditional festivals very well, such as Chestnut and Liberation Day, which today can fit very well with the tourist events. But a bigger celebration has already filled Reci's autumn with animation and activities; Agrotourism Day, organized and supported by CEED Albania and other actors working in this region of the North, making it possible for Rec, but not only, to unfold his entire tourist offer with the best local food, products, with the most beautiful outfits and music, where Xhubleta, the Alps jewel that adheres to UNESCO as the most ancient dress in the world, reigns. Showing village values in the form of a fair gives it a golden opportunity to show what it can offer throughout the year, starting from local products, the wonderful nature that urrounds and gives to the enthusiasts of nature the opportunity to fully enjoy each season (the autumn is the most beautiful for us). The new agritourism model creates opportunities for tourists to include the area on weekend plans for more activities and not just daily.
The festivities were impressive. Hundreds of tourists and guests had the opportunity to enjoy the beauty of the village and joined the dance groups to celebrate together. The best dishes were presented at the fair tables, where local producers had brought their products. This year for the first time we had the opportunity to see the offer of the first agritourism model of the area. What belongs to the area of Reç is the Guesthouse "
Mill Trail", turned into a small enterprise with the help of the "Agro Tourism Albania"
project. We had previously tasted the hospitality, offered so generously by the owners,
not only through warm communication, but also through the local dishes, part of the
delicious dinner with the products of the area and a healthy breakfast, which are so
much in need of tourists who will take long paths for exploration.
The Agro Tourism Albania project had managed to adapt this farm into agritourism
during a short time, with small alpine motifs, wooden rooms, where there was nothing
missing to make this structure of high standards. The owner had exposed all the
traditional ornaments, embroidery, carpets, old dresses, which she had enriched and
other crafts that she did in that spare time that was left out of many farms work and
had turned the agrotourism into a house full of flavor and traditions. Dishes were
wonderful, and we know the alpine food well, we were not surprised, because
we know that the secret lies in its genuineness. On the other hand, we were
eager to learn where the special one would stand, which we could not find in the rest of
the Alps guesthouses. And it could not be otherwise; Chestnut dessert! Unbelievable?
Then go and try it yourself!
Not more than a kilometer away from the village center, the agritourism is reached
through a beautiful road that we enjoyed through the golden autumn colors, which
during the rest of the year is hidden in greenery. And when we wanted to know why the
name “Mill Street”, the owner explained that just 15 minutes away, there are the ruins
of many mills, where once were used by the area of Shkrel to process their grains. Today
they can be just as well turned into tourism attractions and along with the numerous
canyons and caves of the village, they are the best way to make the stay vivid.
More work has to be done to involve more villages get involved in tourism development
which tourists can visit. Rec fortunately, is one of them which has achieved it. Daily
tourism is highly developed, two to three restaurants in the center of the village work at
full capacity every weekend. We already hope that not only the restaurants but also the
trails of the area will be filled with tourists and it will happen because a group of people
are doing everything to make things work.
And it's not just Reci.
Take a look at the current activity of Agro Tourism Albania to find out where else you can
go and enjoy a trip like the one we enjoyed in Reç. Be sure that each of these models has
its own specialty. And do you know why? Because the main purpose of the project was
to build sustainable tourism through the authenticity of different areas of Albania. If you
go there, you always will experience a different experience.
Read about it in the next issue. We have just started a long and beautiful journey.
About the Agro Tourism Albania project
The "Agro Tourism Albania" project is an initiative supported by USAID and SIDA and
implemented by CEED Albania.
The objective of the project is to improve the living conditions of the inhabitants in the
rural areas of Shkodra, Malësia e Madhe and Puka through employment in the agrotourism
sector.
The project will support the establishment of replicable agro-tourism models, providing
financial support and technical assistance to some of the existing farms in the three
municipalities.
Six destinations
Agritourism "Devin", village Qerret, Puka
We left Lezha and drove to Puka where, in the village of Qerret, we find Agroturism
"Devin", a typical family business turned into Agritourism which regularly welcomes
tourists. Activities here include everything from farm tours to fruit and vegetable
picking. The most important thing here is that you have the opportunity to become a
part of the family activities.
Agritourism "Little Hazelnut"
It is located in the neighborhoods of Puka town, having the perfect location for exploring
both the city and the village. During a walk in the city you can visit its park with a
pleasant lake and a bicycle runway, the Puka Ethnographic Museum, the Migjeni statue
and the Puka brewery where you can try its unique taste
Agritourism "Mill Trail", Reç, Malësia e Madhe
You can feel the warm welcome while walking into "Mulliri Trail", located next to the
"Chestnut Forest" in Reç, Malësi e Madhe. The landlord helps us collect chestnuts, as
they are currently in season, while his wife starts baking breadcrumbs, made with fresh
corn. Here, as in all other farms, almost everything is produced in the farm.
Agrotourism "Koplik Canteen" in Koplik, Malësia e Madhe
"Koplik Canteen" in Koplik, is the next stop of this tour, which is only 15 minutes drive
from Reç village. The smiling couple, warmly welcome us. Shortly before sunset, they
take us to the second floor of the building where we enjoy a glass of wine of Kallmet
(a favorite national variety) looking over the beautiful grape vineyards and the Lake of
Shkodra.
Agritourism "Marku"
Another stop of our tour was Agritourism "Marku", in Ganjollë, village of Guri i Zi in
Shkodra. Living in Italy for a long time, the owners had the opportunity to know the
successful agritourism enterprises there. Then the family relocated to Albania where
with the help of the Agro-Tourism Albania project they had the opportunity to turn their
experience into a business that really turns hospitality into an art form.
Agritourism "Shega", Muriqan, Shkodër
The last stop is in Agritourism "Shega" in Muriqan. The farm echoes in a kind of Garden of
Eden, an idyllic place where you can just sit there and enjoy the surroundings. The family
treats us with fresh pomegranate juice, the main attraction of the farm, which name has
derived from. We do not need to spend time searching for best pomegranates on the
farm, we just collect them together with other fruits and vegetables.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

11280

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.