Articles in Category: Forum

Qindra udhërrëfyes të çertifikuar por guidat e huaja vazhdojnë të patrazuar të punojnë nëpër sitet turistike shqiptare

on Monday, 22 January 2018. Posted in Forum

10 guida u përgjigjen 10 pyetje për rubrikën"Forum" në Travel Magazine

Qindra udhërrëfyes të çertifikuar por guidat e huaja vazhdojnë të patrazuar të punojnë nëpër sitet turistike shqiptare
Udhërrëfyesit (guidat) turistikë në Shqipëri janë një profesion relativisht i ri, sikurse edhe sektori i turizmit. Megjithatë, vitet e fundit nuk kanë munguar përpjekjet për rritjen profesionale, sasiore por edhe për institucionalizimin e këtij profesioni, qoftë nga autoritetet shtetërore, po ashtu edhe nga organizatat e shoqërisë civile, të impenjuara drejtpërdrejt me turizmin. Megjithatë, pavarësisht diplomave ndërkombëtare të pak individëve, vetë Ministria e Turizmit çertifikimet e guidave të para kombëtare turistike i kreu përpara nisjes së sezonit turistik 2017. Kështu, në Shkurt u çertifikuan 159 guida kombëtare, ndërsa disa muaj më vonë edhe 52 guida të tjera kombëtare. Zyrtarisht, ministrja e atëhershme e Turizmit, znj.  Milva Ekonomi, se janë çertifikuar 199 udhërrëfyes kombëtar, 12 prej të cilëve zotërojnë edhe çertifikatën e specialitetit të veçantë. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e NATGA-s deklarojnë 252 guida kombëtare të çertifikuara. Megjithatë, lista zyrtare e publikuar në faqen e Ministrisë së Turizmit, përmban vetëm emrat e 115 udhërrëfyesve kombëtare, në mesin e të cilëve janë edhe 7 guida të huaja, çertifikata e të cilëve si udhërrëfyes kombëtar në Shqipëri - si e të gjithë të tjerëve - skadon më 30 Shtator 2018. 

Forum: Muzetë duhet të dalin nga muzetë

Written by Irhan Jubica on Friday, 01 February 2013. Posted in Forum

Drejtuesit e muzeve kryesore kombëtare, të Shqipërisë, flasin për revistën Travel, duke detajuar gjendjen aktuale të muzeve, sa funksionojnë ato, çfarë problemesh kanë dhe sa ndikojnë në prurjen e përgjithshme të të ardhurave turistike të vendit

Forum: Muzetë duhet  të dalin nga muzetë

 Pyetjet e Forumit:

1. Kur ka hyrë eksponati i fundit në muzeun tuaj? Çfarë ishte?
2. A keni mundur të identifikoni nëpër koleksione private apo muze të tjera, objekte që do t’i përkisnin natyrës së muzeut tuaj? A keni bërë përpjekje për t’i marrë ato në muzeun tuaj?
3. Në raport me numrin e turistëve të huaj që hyjnë në Shqipëri, sa prej tyre vizitojnë muzeun që ju drejtoni?
4. Si mund të bjerë në kontakt me muzeun tuaj një turist i huaj? A ka muzeu një adresë në internet? Në rrjetet sociale?
5. A keni bashkëpunim me operatorët e ndryshëm turistikë brenda e jashtë vendit, dhe sa prej tyre e kanë përfshirë muzeun tuaj në guidat turistike që ata botojnë/organizojnë?
6. Cili ësht projekti konkret në të cilin muzeu juaj është integruar në kalendarin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarsisë?
7. Përse duhet që një turist ta vizitojë muzeun tuaj?

 

Turizmi shqiptar, hallet e një stine vere

on Tuesday, 17 July 2012. Posted in Forum

Debat per sezonin turistik

Pjesmarrës në forum:
Zak Topuzi; Drejtues i Sektorit Hotelier; Shoqata Shqiptare e Turizmit ATA
Prof. Gëzim My. Uruçi; President i Qendrës Nacionale të Speleo-Alpinëve të Shqipërisë
Luan Dervishej; Senioi Expert
Ndoc Mulaj; Drejtues i Qendra Alpe
Sadik Malaj;Unioni i Operatorëve Turistikë Shqiptarë
Petrit Gjecaj; drejtues Thethi Guide
 Vasil Bedini; Kryetar, Shoqata e Hoteterive të Jugut
Pyetjet e Forumit:
Si ka nisur ky sezon turistik, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar?
Cila është pritshmëria juaj si përfaqësues i Thethi Guide për këtë sezon?
Në fund të vitit të shkuar Shqipëria u rekomandua si një ndër destinacionet kryesore për 2011 nga mediat dhe ekspertët ndërkombëtarë. Duke marrë në konsideratë fillimin e këtij sezoni turistik, a mendoni se rekomandimet e mësipërme do të japin rezultate konkrete?
  A është e përgatitur Shqipëria për të pritur aq turistë sa pretendon dhe a është gati t’i presë si duhet ata?
A janë të mjaftueshme dhe në kohën e duhur masat që janë marrë kohët e fundit nga autoritetet, për të ndikuar pozitivisht në mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik?