Shqipëria, e katërta ndër 52 vendet e propozuara të vitit 2014
Prestigjozja New York Times shpall listën e saj të këtij viti

Në foton e bërë në afërsi të Porto Palermos, ku shihet nje person që shetit bregdetin me kajakun e tij, Tim Neville, një gazetar i pavarur shkruan se pikërisht ketu gjen me të mirën e Europës.
"Zhvillimet e shfrenuara- shpjegon Tim Neville- kercenuan shnderrimin e gjithe kesaj ne beton gjate viteve te komunizimit, por Qeveria e re qe mori detyren ne shtator premtoi per ruajtjen autentike te bregdetit. Shkoni në fshatet si Qeparo, brenda fushepamjes nga Korfuzi, ku mund te beni kajak ne tunelet e nendetseve te Luftes se Ftohte, te notoni prane kalave te braktisura dhe te vezhgoni dallgen tek ngrihet gjate nje dreke me peshk te fresket ne nje hotel qe quhet 'Riviera'. Kjo eshte Europa, kur eshte e fresket dhe e lire".
Lista e destinacioneve per vitin 2014 nis me Cape Town te Afrikes Se Jugut, ne vendin e dyte renditet Krajstcerc ne Zelanden e Re dhe ne te tretin Bregdeti Verior i Kalifornise. Shqiperia le pas vende ne Europe; si Gjermania, Zvicra, Austria, Holanda, Suedia apo fqinjet si Greqia, Kroacia dhe Serbia.