Bjeshkët e Rugovës - mirëse vini në mbretërinë e Natyrës

Bjeshkët e Rugovës - mirëse vini në mbretërinë e Natyrës

on Wednesday, 07 March 2012. Posted in Destinacione

Destinacion i mrekullueshëm në çdo stinë

Bjeshkët e Rugovës - mirëse vini në mbretërinë e Natyrës

Ndër destinacionet më të reja turistike të cila mund të hyjnë në listën e top destinacioneve kosovare, nuk mund të mos ju njohim me Bjeshkët e Rugovës, si një nga vendet më të bukura në Kosovë, ku mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër e natyrës që është treguar vërtet bujare me këtë vend. Ju mund ta vizitoni në çdo stinë këtë krahinë të mrekullueshme, duke qenë të sigurt për argëtimin tuaj, i cili fillon me shëtitjet në natyrë, me gjelbërimin marramendës, me ekspedita të gjata zbuluese të vendeve më të bukura, me shijimin e ushqimeve natyrale dhe mikpritjes së pashoqe, e përfundon me sportin e skive, që ju presin në zemër të dimrit, të rrëshqisni mbi shpatet e butë e të ashpër njëkohësisht.

Rugova është një lokalitet më vete që përbëhet prej 13 fshatrave, të cilat shtrihen në perëndim të qytetit të Pejës, nga të dy anët e këtij qyteti. Rugova fillon aty ku Bistrica e Pejës del nga Gryka e Rugovës dhe vazhdon gjatë këtij lumi deri te burimet e tij në Qafë të Qakorrit në perëndim.

Territori i Rugovës në kohën e sundimit osman ka qenë edhe më i gjerë. Kështu në perëndim përfshinte malet e Smajlovicës, Gllogjinë dhe Rekat e Shekullarit, dhe vazhdonte deri në afërsi të Tregovishtes (Rozhajës), ku përfshinte disa katunde. Pastaj vazhdon bjeshkëve dhe kufizohet me Bjeshkët e Rusolisë duke përfshire Lipën dhe përpjeket përsëri në Pejë. Në kohën e perandorisë osmane por edhe më vonë, Rugova përfshinte në gjirin e vet disa katunde e vende përreth si: Buxhovin, Husajt, Dacajt, Katundin Peshkaj, Plluncaj e deri ne Ballotiq. Shumica e këtyre banorëve janë Lajç e Nikç. Rugova tani në gjirin e saj përfshin këto katunde: Shtupeqin e vogël, Shtupeqin e Madh, Rekën e Allagës, Malajt, Drelajt Kuqishtën, Haxhajt, Stankajt, Bogët, Shkrelin, Dugajevën Koshutanin, dhe Pepajt. Pjesën dërrmuese të popullatës e përbëjnë Kelmendasit, por ka edhe pjestarë të fiseve Shalë Shkrel dhe Kastrat.

Kjo zonë e Kosovës, është kthyer sot në qëllimin turisik jo vetëm të shqiptarëve të Shqipërisë, por të shumë turistëve në kërkim të natyrës e aventurës, të cilët pranverës e verës, ekxplorojnë pa fund nëpër magjitë e Bjeshkëve të Rugovës, e dimrit shëtisin me “Mace dëbore”, ose bëjnë ski. Nuk është kurrë vonë për të zbuluar të bukurën, e sidomos, kur ajo është fare pranë!

4.6/5 rating (13 votes)

Hits

71100

Comments (3)

  • RevistaTravel

    RevistaTravel

    07 March 2012 at 19:11 |
    Publikuar ne numrin e pare te revistes Travel

    reply

  • Driton Hysenaj

    Driton Hysenaj

    19 March 2012 at 22:27 |
    Me shume rreth bukurive te Bjeshkeve te Rugoves mund te shihni foto tjera perpos ketyre dyjave qe i ka publikua kjo reviste...

    https://www.facebook.com/RugovaMountains2

    Me respekt per te gjithe adhuruesit e natyres
    Driton Hysenaj

    reply

  • RevistaTravel

    RevistaTravel

    20 March 2012 at 13:23 |
    Ju falenderojme per kontributin jo vetem per kete shkrim por per gjithcka qe lidhet me turizmin...

    reply

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.