Në treg numri i ri i Travel Magazine - Enjoy the Colours of Albania

Në treg numri i ri i Travel Magazine - Enjoy the Colours of Albania

on Tuesday, 23 August 2016. Posted in Lajme

Ky numër i ri, jo vetëm turizmi i detit por e gjithë Shqipëria turistike në 100 faqe të parezistueshme.

Në treg numri i ri i Travel Magazine - Enjoy the Colours of Albania
Vera është padyshim stina më e bukur dhe më e zhurmshme, për një vend mesdhetar si Shqipëria, ku në rreth 300 ditë me diell, më të ngjeshurat me fluksin turistik janë ato mes qershorit dhe gushtit. Por shenjat pozitive dhe shpresëdhënse për një shtyrje të këtij sezoni, e madje edhe për një përshpejtim të tij përpara qershorit, vijnë që përtej kufijve të Shqipërisë, prej nga ku operatorët shqiptarë dhe madje edhe operatorët e huaj po ndërtojnë paketat e qëndrueshme turistike që shtrihen nga maji e deri në tetor. Çka është e bukur tashmë verës, është edhe fakti që tashmë jo të gjithë vrapojnë drejt detit. Shqipëria, me Alpet e mahnitshme, me liqenet e thellë e të shumtë malorë e fushorë, me lumenjtë që ia hijeshojnë shtatin si fjongo të kaltra e të smeraldta, me shtigjet e pafundme, me shpellat misterioze, me ushqimin e shijshëm të fermave agroturistike e me një sërë turesh të aventurës, është kthyer tashmë në një destinacion gjithëpërfshirës që nuk të lejon të kalosh pushime të mërzitshme e monotone. Përjetoni pra, edhe në këtë numër të revistës Travel, larminë e pashoqe të argëtimit në këtë stinë e cila duket se nuk do të mbarojë aq shpejt!
Kështu, në këtë numër do të lexoni:
 
Editorial
Pa dashje, shqiptarët po mbajnë peng cilësinë e shërbimit turistik
nga  Irhan Jubica
 
Fokus
1. Turizmi shqiptar - a duhet të shpresojmë ende?
(për ta pasur degë kryesore të ekonomisë)
2. Vjosa, i fundit lumë i egër i Europës po copëtohet nga digat
3. Duhet mbështetje për turizmin speleologjik
 
Gjurmë
Saranda, qyteti i shumë emërtimeve
nga Ilirjan Gjika
 
Intervista
Tatyana Bajraktari: Cilësinë e turizmit në Shqipëri do ta rrisin të huajt
nga irhan Jubica
 
POST - TERRA MADRE BALKANS 2016:
Zëri i fermerëve në Tiranë. Çfarë ndodhi në eventin më të madh gastronomik.
Logu i Bjeshkëve, festa më e bukur e Kelmendit
 
Itinerar
Në thellësi të maleve - nga Radomira në Gramë
nga Ismail Beka
 
Tradita
Dasma Mirditore, tradita që do të sjellë turistët në bjeshkë
nga Gjergj Marku
 
Destinacione
Berati - 300 ditë me diell në vit,  për të vizituar “Qytetin e Bardhë”
Përmeti në verë, pa det por me plazhe plot
Hydrospeed Albania Vjosë dhe Osum - Provoni emocione ndryshe!!!
Bunk`Arti, magneti që tërheq turistët në Tiranë
 
Echo
“Adventure Next - Balkans” -Blerina Ago prezanton Ballkanin turistik
 
Natyrë
Liqenet e Belshit - 86 diamantet plot ngjyra të gjerdanit të Dumresë
nga Artur Guni
 
Travel Trends
Riviera Grand Tour - Itinerari më i bukur shqiptar edhe për vitin 2016
shpallur nga Travel Magazine
 
Personazh
Irda Kureta, guximtarja që ju udhëheq nëpër shtigjet e Shqipërisë
 
Reportazh
Koman- Fierzë - dikur linjë transporti, sot itinerari tuirstik më i bukur në Europë
nga Flora Xhemani Baba
 
Traveller
Ballkani ta ndal frymën - 3 mënyra për të eksploruar Kosovën
Nga Sarah Bennet
 
Made in Albania
Parku Rajonal i Shkrelit, destinacion në rritje për turizmin e natyrës dhe atë rural
nga projekti CABRA
Fereniki Lavdaniti - gjirokastritja me duart e arta, që stolis turistët me bizhu origjinale
nga Magdalena Margariti
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

14282

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.