Shpallen çmimet “Risi Turistike” për produktin turistik 2015 Berat dhe Shkodër

Shpallen çmimet “Risi Turistike” për produktin turistik 2015 Berat dhe Shkodër

on Saturday, 30 May 2015. Posted in Lajme

Konkursi i projekteve për zhvillimin e turizmit, synon të kthehet në event të përvitshëm

Shpallen çmimet “Risi Turistike” për produktin turistik 2015 Berat dhe Shkodër
TIRANË, 29 Maj 2015
Programi i Ambasadës Zvicerane, RISIAlbania, Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe Industria Shqiptare Turizmiti, organizuan ceremoninë e cmimeve “Risi Turistike” për produktin turistik 2015 në zonën e Beratit dhe Shkodrës (26 & 28 Maj 2015), në mbështetje të zhvillimit të sektorit të turizmit, si një nga prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe krjimit të vendeve të reja të punës.

Zv. Ministrja e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Brunilda Paskali e pranishme në ceremoninë e zhvilluar në Berat vlerësoi idetë e paraqitura në këtë konkurs, duke siguruar se do të punojë së bashku me partnerët vendorë dhe ata ndërkombëtarë për realizimin e këtyre projekteve, që do të nxisin zhvillimin ekonomik të zonës.

Nga Shkodra Zv.Ministrja e Mirqënies Sociale dhe Rinisë Znj. Gentiana Sula deklaroi se “Turizmi është një nga shtyllat kryesore që gjeneron punësim dhe zhvillim. Rritja e aftësive në këtë sektor nëpërmjet kualifikimit profesional, do të ndihmojë në një punësim gjithëvjetor.

Juria e konkursit e përbërë nga personalitete dhe ekspertë në fushën e turizmit, botës akademike dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe donatorët përzgjodhën për fazën finale të konkursit 6 projekte në Berat dhe 8 në Shkodër të cilat plotësonin kriteret e shpallura paraprakisht. Pas prezantimit live të projekt-propozimeve në pedonalen e qytetit të Beratit dhe atë të Shkodrës, Juria vlerësoi me 2  cmime “Risi Turistike” :

Çmimet për Produktin Turistik të zonës së Beratit 2015

Cmimi i Parë:   Krijimi i zyrës së Interpretimit Turistik
Aplikuesit: BID Berat, Bashkia Berat, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Berati Tours
Cmimi i Dytë:    Berat Branding and Souvenirs
Aplikuesit:    Albania Rafting Group, BID Berat, Hotel White City, Bashkia Berat

 

Çmimet për Produktin Turistik të zonës së Shkodrës 2015

Cmimi i Parë: Zhvillimi i Turizmit të Natyrës (Birdwatching, kundrim lulesh dhe fluturash)
Aplikuesit:  Albanian Ornithological Society(AOS) dhe partnerët (Association for the Protection of Aquatic Wildlife in Albania dhe Past & Present Journeys)
Cmimi i Dytë:  Ringjallja e Sardës
Aplikuesit:  Sarda Group dhe partnerët ( Shoqata Sarda, Shoqata Resurset Natyrore në Zhvillim)

Konkursi “Risi Turistike” është i pari i këtij lloji që synon diversifikimin e produktit turistik, si dhe përmirësimin e cilësisë së tij. Produktet e reja inovative të turizmit do të ndihmojnë për të krijuar itinerare të reja dhe për t’u shtuar vlerë atyre ekzistuese, duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike për turistët në Rajonin e Beratit dhe Shkodrës.

Korkursi kombëtar “Risi Turistike” do të shndërohet në një aktivitet të përvitshëm dhe nën menaxhimin e strukturave ekzistuese të turizmit, ai do të mbështetet nga aktorë të ndryshëm si biznesi, pushteti lokal dhe qëndror, donatorët të cilët janë gjithmonë në kërkim të ideve novatore në sektorin e turizmit. Risi Turistike shërben si një instrument për të zhvilluar më tej sektorin e turizmit dhe nxitur punësimin në vend, me fokus të rinjtë dhe të rejat. travel

5.0/5 rating (1 votes)

Hits

14823

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.