Krijohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit - Gjermeni: krijon kushte për zhvillimin e turizmit

Krijohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit - Gjermeni: krijon kushte për zhvillimin e turizmit

on Thursday, 23 January 2014. Posted in Lajme

Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë brezin bregdetar të Republikës së Shqipërisë, brez i shpallur nga Këshilli Kombëtar i Territorit si zonë me rëndësi kombëtare.

Krijohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit - Gjermeni: krijon kushte për zhvillimin e turizmit

 

Këshilli i Ministrave miratoi krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që ishte edhe një nga premtimet e bërë gjatë fushatës elektorale. 

“Kam kënaqësinë t’ju komunikoj sot një tjetër premtim të mbajtur, një ndër objektivat e përcaktuara gjatë fushatës elektorale; krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Vendimi i sotëm i jep një tjetër hov nismave të ndërmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që synojnë mbrojtjen e pasurive natyrore të zonës bregdetare dhe promovimin e vendit si destinacion turistik”, u shpreh ministrja Gjermeni. 

Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë brezin bregdetar të Republikës së Shqipërisë, brez i shpallur nga Këshilli Kombëtar i Territorit si zonë me rëndësi kombëtare. 

Agjencia do të organizohet në Drejtori të Përgjithshme, në nivel qendror dhe në katër degë rajonale. Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të ketë 30 punonjës dhe shpenzimet do të mbulohen nga buxheti i ministrisë. 

Objektivat e veprimtarisë së kësaj Agjencie janë: Mbrojtja dhe zhvillimi i qëndrueshëm i zonës bregdetare; zbatimi i politikave dhe strategjive, për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare; bashkërendimi i programeve të lidhura në këtë zonë dhe nxitja e investimeve në zonën bregdetare. 

Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të garantojë zbatimin e politikave dhe strategjive kombëtare në këtë zonë, të hartuara për një menaxhimin të integruar të bregdetit, si dhe do të bashkëkoordinojë zbatimin e tyre. 

Kjo Agjenci ndjek dhe respekton rregullat mbi përdorimin e pasurisë së patjetërsueshme publike në zonën bregdetare; 

Një nga detyrat kryesore të kësaj agjencie është krijimi i një sistemi rregullash dhe strandardesh për administrimin e hapësirave publike të vijës bregdetare. Kjo me qëllimin për të mirëpërdorur subjektet publike apo private në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. 

Agjencia është institucion përgjegjës që monitoron zbatimin e instrumenteve të planifikimit të territorit dhe operon në nivel qendror dhe degë rajonale në zonën bregdetare. 

Me krijimin e kësaj Agjencie do të krijohen kushtet e nevojshme për të bashkëpunuar me organizma, investitorë vendas dhe të huaj, si dhe duke i përfshirë ata në projekte konkrete për zhvillimin e bregdetit dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. 

Dua të theksoj faktin se ky institucion do të punojë ngushtësisht me njësitë e qeverisjes vendore, të cilat kanë përgjegjësinë e tyre për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë si për zhvillimin e territorit, ashtu dhe për zhvillimin e turizmit. 

Jam besimplotë se kjo Agjenci e porsakrijuar do të jetë një institucion, i cili do të ofrojë garanci të shtuara për zbatimin e projekteve të qëndrueshme, mbrojtjen e brezit bregdetar si dhe peisazhin natyror që përfaqëson, për të kthyer në shërbim të turistëve, edhe vetë të qytetarëve shqiptarë. 
“Një nga vendimet që u mor gjithashtu, ishte ai për shfuqizimin e projektit koncesionar i parashikuar të zbatohej në zonat bregdetare plazh Dhërmi dhe plazh Perivol. Konsiderohet në fakt si një hap i rëndësishëm i iniciativës qeveritare e cila do të thellohet dhe do të vazhdojë më tej me marrjen e masave te mëtejshme të karakterit legjislativ, duke synuar kthimin e plazhit dhe të brezit bregdetar për përdorim në interes të publikut”, u shpreh Gjermeni menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.  

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

14941

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.