Numri i ri i revistës Travel është plot me Vjeshtë dhe thesare....

Numri i ri i revistës Travel është plot me Vjeshtë dhe thesare....

on Sunday, 05 November 2017. Posted in Lajme

Shijoni përmes titujve një përmbajtje të pasur në plot 112 faqe!

Numri i ri i revistës Travel është plot me Vjeshtë dhe thesare....
Të dashur lexues!
E keni vënë re që sa herë vjen vjeshta, shtohet dëshira për udhëtime në natyrë? Si të thuash, duke qenë se përgjithësisht e mbyllim historinë me detin, mendja të shkon tek lojrat e mrekullueshme që vjeshta bën me natyrën dhe tek bukuritë e pafundme që kemi nëpër të gjithë Shqipërinë. Dhe në fakt në këtë periudhë kemi udhëtuar vërtet shumë, për t`ju sjellë më të mirën e vjeshtës që ofron Shqipëria, kemi qenë nëpër bujtinat zemërbardha të Veriut, ku mikpritja të përlot, kemi shijuar zahiretë dhe atmosferën magjike të Juglindjes, kemi shijuar Vlorën ndryshe, ju kemi ofruar një Sarandë vjeshtore, një Berat 2400 karatësh, kemi sjellë përvojat e jashtëzakonshme të bashkëpunëtorëve tanë që si asnjëherë tjetër, kanë qenë pjesë aktivitetesh kombëtare e ndërkombëtare vërtet të rralla. E siç mund të kuptohet, duke qenë se vjeshta është edhe stina e begatë e ushqimit të mirë, ju kemi ofruar si rrallëherë një buqetë përvojash gastronomike të parezistueshme. Nuk e teprojmë po të themi se ky numër i Travel Magazine është vërtet i begatë, mos ngurroni t`ia shijoni frytet!
Editorial              | Come to my home | Irhan Jubica
Forum                  | Qindra udhërrëfyes të çertifikuar, por guidat e huaja vijojnë punën në sitet turistike shqiptare           |  Arben Kola, Florika Rodakaj, Piro Katundi, Ardiola Alikaj, Lazjon Pjetri, Eltjana Shkreli,  Adrian Mitrovasili, Matilda Guci, Aigin Teqja, Aleksandër Filipllari
Intervista            | Milva Ekonomi: Prioritetet e turizmit shqiptar nuk duhet të ndryshojnë | Irhan Jubica
Destinacione    | Berati, 2400 karat ofertë turistike | Travel
| Saranda në vjeshtë? Po, madje edhe në dimër | Soraldo Nebo
| Mikpritje pukjane me ngjyra vjeshte | Travel
Gjurmë                | Kavaja, qyteti mesjetar me rrënjët antike | Zyhdi Shehi
Gallery                                | Skulptori Arben Bajo, ekspozitë personale në galerinë FAB | Ermir Xh. Hoxha
Gastronomi       | E gjithë bota në Hotel Adriatik | Flora Xhemani Baba
| Aler Restorant: Çfarë planesh keni këtë fundjavë? | Travel
Reportazh          | Di një vend në Shqipërinë e bukur – ai është Kepi i Rodonit | Flora Xhemani Baba
Around                                | Kampionati i Peshkimit Sportiv, fat apo zotësi: Peshkatarët zgjedhin miqësinë në Rrjoll të Velipojës | Travel
Trend                   | Njihuni me 2 fituesit e Konkursit të Ideve të Konferencës 2 Turizmi në Qarkun Shkodër:
  1. Stanet, ky produkt i ri turistik pret mes malesh fshehur
  2. Zemra e Malësisë në Shllak
Tradita                 | Bukë, kripë e zemë – mikpritja e trashëguar ndër breza | Travel
| Aromë Kolonje | Anila Çuçllari
Outdoor              | GlobalLimits Albania The Hidden Treasure: Nga Berati në Butrint, mes thesareve të fshehura të Shqipërisë | Travel
| 10 lundrimet e mia me kanoe rreth e rrotull Shkodrës | Kastriot Faci
Itinerar                                | Me qerre dhe kuaj si romakët, nëpër gjurmët e rrugës Egnatia | Artur Guni
Natyra                  | Kelmendi, natyra e rrallë në gji të Alpeve | Rozafa Topalli
Pics-trip               | Udhëtim përmes fotografisë së të talentuarës Ina Toska | Travel
Traveller              | Udhëzues mbijetese për ngarjen e makinës nëpër Shqipëri | Anne Slater-Brooks
| Unique traits of Albania | Jona Kuka
Made in Albania | E begata Shqipëri e Mesme dhe kantina Kokomani| Rezarta Delisula
| Rezidenca Jazoj në Radhimë, Vlora që nuk njihni
| Engoba, tradita mijëvjeçare ballkanase e gdhendjes së qeramikës, në Vlorë, në atelienë e artistit Zeqir Alizoti
| Kantina Herta, nga vreshti në gotë
| Ferma Amalthia, bio-organikja në tryezën tuaj
| Birra Puka
Kronikë                | Ekspozita “Arkitektura tradicionale – Kullat” prezanton në Tiranë draft-Kodin e Dizajnit të Thethit
| “Mozaik Kruje” në Pazarin e Ri të Tiranës
| Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore reagon për ndërtimin në Butrint
| Ministri Klosi zgjedh Krujën në Ditën Botërore të Turizmit
Si dhe rubrikat e përhershme: Events | Shifra |Travel Portal etj
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

14119

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.