Isopolifonia Labe - pjesë e kulturës botërore

Isopolifonia Labe - pjesë e kulturës botërore

on Sunday, 11 March 2012. Posted in Tradita

Isopolifonia Labe - pjesë e kulturës botërore

Një nga vlerat më të larta e më të vyera të traditës dhe kulturës popullore shqiptare me të cilat mund të krenohemi, është padyshim Isopolifonia. Muzika karakteristike popullore e zonave të Labërisë, për vlerat dhe autenticitetin e saj, prej vitit 2005, bën pjesë edhe në trashëgiminë kulturore të UNESCO-s, si një ndër 50 atraksionet më të tërheqëse jomateriale, në trashëgiminë shpirtërore të popujve të botës. Melodiciteti i jashtëzakonshëm, gjuha e thjeshtë por njëkohësisht e ndërlikuar dhe figurat e shumta letrare, e pasurojnë isopolifoninë në një masë të atillë, sa e kthejnë atë në një vlerë të pakrahasueshme për të gjithë kuturën dhe trashëgiminë e vendit tonë.

Këngët polifonike  janë këngë popullore të lashta, të pashkruara, por të trasheguara e të përcjella nga brezi ne brez. Këto jane krijime të frymëzuara, ndoshta, nga natyra e bukur dhe e egër e zonave të jugut,  nga mërmërima e pyjeve dhe burimeve të ujit te kristaltë, që zbresin duke gurgulluar nga majat e maleve të mbuluara me dëbore, duke u prezier me jehonen e këmborëve të bagëtive. Kjo lloj kënge këndohet nga një solist dhe një grup i përbërë nga 4-6 vetë që i mbajnë ison. Përgjithësisht këto këngë nuk shoqërohen nga instrumenta muzikorë. Këngët polifonike të Labërisë  kanë shprehur gjithmone anën më të thellë shpirtërore të banorëve të kësaj treve, të kënduara në momentet më të bukura të jetës së tyre, por edhe në ato më të vështirat. Tekstet e këtyre këngëve janë pothuajse të papërkthyeshme, por me një poeticitet të paarritshëm.

Për isopolifoninë tashmë organizohen edhe festivale, kryesisht në Vlorë dhe Gjirokastër por ajo është edhe një lloj muzike që ka fituar çmime të panumërta ne festivale të shumta të këngës popullore, sidomos në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, në Aulona Folk Festival, etj.

3.4/5 rating (5 votes)

Hits

21626

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.