Liqenet e Kasharit, periferia ideale për piknikë në natyrë
Tirana që nuk njohim e nuk shfrytëzojmë
Ndoshta do ta kishim shtyrë për në numrat e ardhshëm, sikur të mos kishim takuar Bashkimin, mikun e madh të turistëve të huaj, që nëpërmjet tij kanë shtatë vjet që njohin Shqipërinë turistike, përmes fjalës dhe veprës së bukur. Duke patur një përvojë shumëvjeçare në Itali në fushën e turizmit e duke menduar pse jo, edhe në Shqipëri mund të bëhej kjo, ai u kthye në vendlindje shtatë vjet të shkuar dhe filloi të priste grupet e para.
Bashkimi është djalë i zonës dhe kur flet për Bashkimin, është e pamundur të mos flasësh për Kasharin dhe anasjelltas. Aq shumë ka invesuar në vendin e tij të lindjes me punë të vogla e të mëdha saqë banorët e të gjitha fshatrave përreth, e kanë të vështirë të mos flasin për të, sa herë që kalojnë në rrugët-shtigje që janë hapur prej tij, në pusin e madh të përbashkët që i jep ujë gjithë zonës e që ishte nismë e tij, apo së fundi në nxjerrjen e asaj pjese të bukur të Tiranës nga anonimati, tani së fundi që ka vendosur të ngrejë një strukturë kampingu për të pritur të huajt e shumtë që prej vitesh tashmë i kërkojnë një hotel të mirë në Tiranë, ndërkohëë që do të zhvillojnë turet e tyre nëpër Shqipëri, të shoqëruar prej tij.
Teksa na tregon hapësirën ku në verë rrinë kamperat ose rulotat e të huajve, që si për herë të parë ishin befasisht shumë, ai na qeras me rakinë e re direkt nga balli kazanit, që i ati po zien ato ditë. Pastaj na tregon biçikletat që i përdor për turet e gjata nëpër Shqipëri. Në muret e magazinës dhe jashtë saj janë varur të thahen gjethet e duhanit. Miqëtë huaj mrekullohen kur shohin gjethet, duan t`i presin vetë me nge e hollë-hollë, pastaj ta dredhin nga një cigare të trashë që u shijon më shumë se çdo puro në botë. Jeta këtu është kaq e thjeshtë dhe e bukur, si në gjenezë, thonë ata, të etur tashmë për këtë lloj përvoje e të “dënuar” në njëfarë mënyre prej globalizmit të pamëshirshëm që po gllabëron gjithçka. Ruajini këto gjëra, mos u industrializoni. Kanë shumë vlerë.
Vreshtat në kodrën e shkallëzuar ngjiten deri lart, ku ai ka ndërtuar një verandë të thjeshtë prej druri. Prej aty pamja e liqenit është mahnitëse, ngjan me një liqen të vogël alpin, prej rreshtit të selvive që nga larg duken si bredha. Fushat me misër në breg dhe shkurret mesdhetare
ai shumë i bukur, vend i mirë për piknik. Bile, më lart, në Gjokaj është liqeni tjetër, që ndoshta s`e di njeri përveç banorëve të zonës. Në fundjavë çdo njeri mund të vijë, me familjen për piknik, t`i ikë së paku për një ditë kaosit të Tiranës. Kushton kaq pak… dhe të jep kaq
shumë. Vetëm se, frikë është prej popullimit të mundshëm të fundjavave, sepse ende s`jemi mësuar ta respektojmë natyrën siç duhet. Megjithatë, ne do të ishim të lumtur sikur të na vinin mysafirë bregut të liqenit, çdo fundjavë. Kemi vendosur edhe një tabelë me këshilla
aty poshtë që shpresojmë t`i respektojnë, për të mirën e tyre dhe për të mirën e mjedisit. Kështu do t`ia rrisim më shumë vlerat dhe do të marrim më shumë prej tij.